ASHPËRSOHEN MASAT ANTICOVID. LISTA ME SHTETE TË REJA PËR KARANTENË.

0
273

21.Mars .2021

Marsi ishte data ku Zvicra do ti lironte masat ashtu siq kishte parashikuar më herët por një gjë e tillë nuk kishte ndodhur e kjo për shkak rritjes së numrit të të infektuarëve me covid 19. Madje, Zvicra ka shtrënguar masat për disa vende.

Që nga nesër (22 Mars) qytetarët që vijnë nga këto vende, do të duhen ti nështrohen karantinës. Sipas informacioneve të cilët i ka mësuar portali Syri.tv sipas BAG-it (Ministrisë së Shëndetësisë), kjo është lista e re e këtyre shteteve, pra për ata banorët të cilët hyjnë në Zvicër nga 22 marsi duhet të futen në karantinë:

Polonia ,Rumania, Belgjika,Qipro,Hungaria, Bullgaria dhe Kosova.

Po ashtu vendet fqinje të Zvicrës të cilët janë prekur si p.sh në Gjermani, rajoni i Thuringen në Francë, rajoni i Korsikës në Itali, rajonet: Bazilika, Lazio dhe Veneto në Austri rajonet: Burgenland, Austria e Epërme dhe Vjena.

Prandaj shtetet evropiane që vazhdojnë të mbesin akoma në listë janë: Britania e Madhe, Suedia, Lituania, Letonia, Luksemburgu, Holanda, Sllovenia, Republika Çeke, Kroacia, Serbia, Sllovenia, Sllovakia, Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi, San Marino, Monako, Shqipëria dhe Andorra.

BAG po ashtu bën të ditur se çdo banor që hyn në Zvicër ( 22 Mars) nga vendet e vendosura në listë, duhet të ketë një test negativ PCR që nuk është më i vjetër se tre ditë dhe më pas t’i nënshtrohet në karantinë për dhjetë ditë.

Karantina mund të përfundojë nga dita e shtatë, nëse rezultati i testit të shpejtë antigen ose testi PCR është negativ.

Gazetar Arben Mehmeti