Nga mërgata “Trima e trimëresha” vijnë për ta “çliruar” Kosovën nga ÇLIRIMTARËT!

0
141
Dan Kosumi

Sikur sot më kujtohen këso zërash të çirrur që vijnë nga larg !…Ndryshon vetëm periudha kohore 1998-2021! Në vitin 1998-1999 trima tjerë, sot HERONJË TË KOSOVËS SË LIRË, niseshin drejt Kosovës me autobosë, me këngën e UÇK-së, për lirinë e Kosovës!

Vinin atje për të vdekur për liri! Ndërsa sot, në shkurt të 2021-tës, me autobusë vijnë edhe të gjithë ata që kur i thërriste gjaku i UÇK-së, ishin kundër! Mirëpo tani ata vijnë në Kosovën e çliruar!

Tani nuk duhet të derdhet gjak. Nuk duhet të vdiset për Kosovë! Tani këta “trima e trimëresha” vijnë për ta “çliruar” Kosovën nga ÇLIRIMTARËT!Kur ne që ishim vënë në shërbim të luftës, kërkonim nga bashkatëdhetarët tanë, që të mbështetet lufta, financat për Ushtrinë Çlirimtare, këso fundrrina, sikur këto sot që po e shqyejnë gurmazin (gabzherrin) tuj bërtitë, na bojkotonin neve dhe luftën, në forma të ndryshme.

Edhe atëhere këta po të njëjtit, thërrisnin: “po keqpërdoren, po vidhen” – “s’ka uçk, janë shqipfolësa”, vetëm sa për ti ikur përgjegjësisë …! Atëhere ishin me t’ligun, me pacifizmin !…. E sot!?…E për kësi soji “atdhetarësh e patriotash”, akoma serbin e serbinë e kishim këmbëkryq me polici e ushtri, me topa e tanke n’Kosovë!