Arbnore Hasani, kandidate për Deputete nga radhët e AAK nga Diaspora

0
651

Intensifikimi i kryetarit të AAK z. Ramush Haradinaj ishte ide e mëhershme në të mirën e vendit që diaspora duhet të jetë pjesë urë lidhëse dhe të sjellë një kulturë re perëndimore në vendimmarrjen e shtet ndërtimin e vendit.

Tani kur vendi gjendet në prag të zgjedhjeve të reja, AAK me degën në Zvicër kanë përzgjedhur z.Arbnore Hasani më qëndrim të përhershëm në Zvicër e cila jeton dhe vepron në Gjenevë me eksperiencë profesionale e cila ushtron detyra shumë të rëndësishme vendimmarrëse në shtetin Helvetik.

Z. Arbnore Hasani që nga mosha e re kishte në vete qëllimet e caktuar dhe ëndërr që do të vijë dita e sajë ta ndihmojë vendlindjen dhe vendin që aq shumë e donë.  

Tani është koha që bashkë me deputetet e ardhshëm në parlamentit e Kosovës e të jep nga vetja eksperiencën e sajë profesionale dhe të ngritë zërin e mërgimtarëve në Zvicër dhe më gjerë.

Deputetja e mundshme nga radhët e AAK nga Diaspora, thotë se do të përfaqësojë të gjithë mërgimtarët dhe do të jem sa më afër tyre pavarësisht bindjeve të tyre politike apo fetare përmes së cilës të shtrojnë edhe projektet e tyre në e ndërtimit të vendit.

Z. Arbnore Hasani me eksperiencën e sajë profesionale është e bindur se mundë të kontribuojë shumë vendin nëse merr votat e mjaftueshme për deputete nga diaspora gjë që edhe i fton mërgimtarët të e votojnë.

Për z.Arbnore Hasani flasin edhe vetë mërgimtarët të cilët thonë se është e duhura jonë duke u bazuar në profesionalizmin e cila me përgjegjësi dhe përkushtim i ushtron ne Gjeneve dhe shumë kantone të tjera në Zvicër.

Ajo pasi përfundoi gjimnazin në kolegjin e de l`Ade St-Maurice (Valis), vazhdoi në shkencat juridike në Universitetin e Gjenevës e cila përfundoi me sukses në vitin 2008. Pasioni i sajë drejt dygjuhësisë në të drejtën civile penale vazhdoi në Universitetin e Gjenevës dhe të Basel-it në vitin 2009 e cila përfundon me sukses, në vitin 2010 përfundon edhe shkollimin gjuhësor në qendrën gjuhësore Education First ne Londër dhe më pas në vitin 2011 kthehet e specializuar në Universitetit e Gjenevës.  

Nga viti 2011 ajo punoi si proces verbaliste dhe praktikante, këshilltare juridike në vende kyçenë Zvicër e cila me angazhimin dhe pjekurinë e sajë nga viti 2020 është udhëheqëse dhe këshilltarë juridike  ne zyrën Les 3S Fiduciaire SA në Gjenevë.