Besim Zylfia: Muzikën e kam në shpirt të trashëguar qysh i vogël

0
530

Babai i Besimit Teki Zylfia  nga fshati Reçan i Maqedonisë së Veriut në vitet 90 – ta  me grupin nga shoqëria kulturore zhvillonin aktivitete të ndryshme muzikore.

Pasi që Tekiu migroi në Itali u nda nga muzika që aq shumë e kishte për qejfi  dhe vendosi sipas vendit dhe rrethit u përqendrua në familjen e tije të ngushtë.

Si do që ishte, ai gjeti dashurinë në familje dhe filloi të çmallej me fëmijët dhe ti dhuronte dashuri dhe kohën e çmuar atyre.

Si prind i talentuar, sheh interesimin te të gjithë fëmijët dhe tek Besimi vërejti se ka gjallëri dhe ishte i bindur se do te behet një talent i rrallë në fushën e artit muzikor.

Ishin kohëra të vështira për një prind të punojë tër ditën dhe në mbrëmje ti kushtohej fëmijëve por një prind të mirë pasioni dhe vizioni natën e bëjnë ditë.

Kështu filloi që përkrah fëmijëve tjerë të i plotësohen kushtet e mundura njashtu edhe për Besimi.

Tek Besimi e kishte mundësinë ti ofroj më shumë sepse pasionin në muzikë që vet kishte ju hap një dritare e nostalgjisë që jepte shpresë edhe për të ardhmen.

Ditët kalonin dhe fëmijët rriteshin dhe planet e jetës ndryshuan dhe Tekiu. Vendosi bashkë me fëmijët te shpërngulet nga Italia drejtë Zvicrës në kryeqytetin Helvetik në Bernë.

Pasi vërejtën se në Zvicër është më ndryshe gjallëria tek shqiptarët me aktivitete të ndryshme kulturore mirë të organizuara. tek Besimi filloi jetë e re duke filluar të jetë pjesë e stafit të Televizionit të vetëm që transmeton emisione kulturore shqip. Vërehej që në fillim se ishte shumë i zellshëm dhe i lumtur për mundësinë dhe besimin e fituar, dëshmoi me përpikëri, i saktë në kohën dhe parapërgatitjet.

Ai çdo ditë zbulonte talentin e tijë në shoqëri te këngëtarëve të estradës shqiptare me të cilët  si  zakonisht me pak fjalë por i lumtur e i buzëqeshur përgjigjej shkurt.

Shumë i sinqertë dhe i prerë, filloi të marrë përgjegjësitë të shoqërojë në ahengje këngëtarët e estradës shqiptare me të cilët ndahej shumë i kënaqur.

Kohëve të fundit është shumë i kërkuar edhe nga diskotekat shqiptare në Zvicër për të shoqëruar këngëtare të zhanreve të ndryshme shqiptare.

Tani disa vite me radhë Besimi është pavarësuar dhe si i tillë jeton në shoqëri të gjerë i hapur me të gjithë dhe mbresëlënës tek adhuruesit e artit  gjithandej. 

Tani edhe në kohën e pandemisë ka punuar pa ndërprerë dhe, në Bern ka hapur edhe studion e xhirimit për këngëtare të muzikës popullore shqiptare.

Aktiviteti i tijë është i përditshëm në shoqëri të Babait i cili e shoqëron dhe ka fjalë shumë miradije të cilin e falënderon nga zemra për angazhimin, kontributin dhe mbështetjen e tij dhe të familjes.

Ai falënderon Zotin që i është mundësuar të jetë ky Besim që sot është plot harmoni, me familjen i lumtur, miqësinë e gjerë dhe një shoqëri të shëndoshë.

Si duket ai ka gjetur folenë e tije në studio Besi dhe çdo fundjave fton këngëtarë dhe instrumentiste të tjerë që të zhvillohen në fushën e artit të muzikës për ditët e mira dhe me shpresë pas pandemisë.

Ai pretendon që në të ardhmen të bashkëpunojë me të gjithë nga estrada dhe të tjerë qofte për në ahengje apo xhirime të kompozuara për vokalin.

Në studion e bukur dhe të kompletuar BESI në Bernë Besimi për herë të parë në bashkëpunim me prodhues audio vizual ka promovuar edhe video xhirimin e pare me instrumental.

Poshtë gjeni edhe video linkun

IwAR0WP0WPeLiRNVH_YgeVNwVGC2o3fvDUjfn7eCbBR34aaRzlzlX_fHkYn_c