Mentor Mushkolaj luftëtari i lirisë dhe ish kryetari i degës AAK në Zvicër propozohet për deputet nga radhët e AAK NË Kosovë.

0
915

Mentor Mushkolajn në Zvicër njihet si aktivist i çështjes kombëtare dhe artist i muzikës së mirëfilltë shqiptare i cili gëzon një respekt të veçantë tek mërgimtaret me angazhimet e tij si pjesëmarrës i shumë koncerteve të ndryshme humanitare në vendlindje, Zvicër dhe Evropë.

Mentor Mushkolaj qysh në moshën e re kishte idealin për çlirimin e vendit, i frymëzuar dhe edukuar nga të parët, i vetëdijesuar se atdheu është i shtrenjtë dhe nuk duhet kursyer jetën e as gjakun deri ne çlirimin e vendit të tij.

Në moshën rinore para lufte ishte i vendosur në synimet dhe angazhimet përkrah aktivitetit artistik që zhvillonte në Zvicër dhe vendlindje, ai çdo here shfrytëzonte rastet në tubime të ndryshme artistike dhe shoqërore, me bindje apelonte dhe kërkonte nga bashkatdhetarët bashkim në fuqizimin e vlerave kombëtarë për çlirimit e vendit.  

Mentor Mushkolaj nga Zvicra shkoi në momentet më të duhura në ndihmë për atdheun dhe me dëshirë shumë të madhe ishte rreshtuar përkrah luftëtarëve të lirisë në kampet e UÇK në Shqipëri që më pas hyn në luftë për çlirimin e vendit.

Mentori kontribuoi me vendosmëri dhe nuk e mbrapsën as plumbat e pushtuesve, tregoi trimërinë dhe dëshirën e flaktë me zemër e fisnikëri, guximtar e një vigani i pa mposhtur për të mbrojtur pragun dhe të derdh edhe gjakun  për lirinë e atdheut.

Mentori tani jeton dhe vepron në Zvicër i bashkuar me gjithë mërgimtarët por me zemër pran më të dashurve në vendlindje me popullin e Kosovës.

Mentori është propozuar nga qendra e AAK  deputet nga diaspora i cili edhe personalisht shpreh gatishmërinë si veprimtar i vlerave në mërgim dhe kërkon mbështetjen e të gjithë mërgimtarëve që përmes AAK ai do ishte zëri i tyre i denjë në mërgim.

Ajo që duhet theksuar se Mentori është luftëtar, artist, atdhedashës, humanist, shok e mik i vërtetë dhe figurë shumë frytdhënëse për ndërtimin e urë lidhjes së fuqishme mes mërgimtarëve dhe shtetit amë Kosovës.