Vëllai i Jusuf Gërvallës: Krye ball-zhigosurit dhe shërbëtorëve të tij

0
500

NGA: AVDYL GËRVALLA /Gjenevë, më 25 dhjetor 2020

Më pak se 40 ditë më kanë mbetur për të dëshmuar ty dhe të gjithë ball-zhigosurve tuaj se LDK-ja ka ndërruar banesë, se është e gjallë dhe se s’do të bashkëfrymojë me ball-zhigosurit tuaj.

Do të shkruaj edhe një herë pas zgjedhjeve, ty përvetësuesit – hajnit të fitoreve të huaja.

Establishmenti i yt, kryeshef i LDK-së, i regjur dhe i helmuar me propagandën tënde të sofistikuar të bratstvo-jedinstvos komuniste; të anti-rugovizmit tënd të ushqyer nga kaca e 3% me Bujar Bukoshin; të shmangur nga të gjitha radhët atdhedashëse, prej vitit 1989 gjatë Luftës Çlirimtare të shqiptarëve të prirë nga Dr. Ibrahim Rugova; të besëprerjeve tuaja, si ajo e rrëzimit të Fatmir Sejdiut, me ndihmën e bandave kriminele të shik-ut; korre suksese dhe u ngjite lartë, lartë…

U ngjite aq lartë nga ku guxon çdo ditë të nxjerrësh nga goja jote helmin e nëperkes, në emrin tënd dhe qatipëve tuaj të LDK-së ndaj të nderuarës Zonjë Vjosa Osmani, dhe madje partisë së VV-së… ti je i ndihmuar, jo gratis, por me fonde marramendëse nga bandat kriminale dy shtetërore, të lehaqenve dhe miratuesve të ndarjes së territoreve shqiptare, atyre që Kosovën e konsiderojnë plaçkë… si ti dhe ball-zhigosurit tuaj.

Sot të tmerroi valëvitja e Flamurit Dardan i ngritur nga duar të Luftëtarë së Nderuar Vjosa Osmani në ambientet e Presidencës.

Ti bëhesh se e do dhe ke respekt për këtë flamur Dardan… por ti dhe ball-zhigosurit tuaj veproni për t’ua mbushur mendjen simpatizantëve tuaj se është ashtu… pa na dëshmo se kur guxove ta shpalosësh apo të flasësh për Flamurin Dardan gjatë mbretërisë së Thaçit tënd? Shqiptarët e dinë se e vërteta është krejt ndryshe, e dinë se ti këtë flamur e përdor si mjet të pasurimit tënd dhe përfitimit të partisë së cilës i prinë që nga fillimi tradhtisht… … e kaluara e jote dëshmon se ti ke vjedhë nën shumë flamuj të cilëve iu ke përkulë pa reshtur… ti një ditë do të biesh… e në atë rënie tënde do të dalin në shesh duqat e mbushur me para… a ke pyetur veten se si do të të mbajnë mend ty shqiptaret?

Ja po të tregoj unë:

– si hajn i fondit të 3%

– por edhe si përvetësues – hajn i Fitoreve të huaja…

ti mund t’i kesh vjedhur së paku nja 320 thasë Euro dhe ende mendon se do të bësh prapti… por harron se kanë kaluar kohët e dhelprës e cila shkretoi Kosovën për 21 vjet.

Tregoji elektoratit tënd se po vjen Biden i cili do t’i konsideron NYL (nyl = zero) marrëveshjet me qeveri jolegjitime – alkimisë tënde gënjeshtare…

Rreje elektoratin edhe kësaj radhe… duke i shtrënguar fort rreth vete të gjithë ball-zhigosurit.

Do të shkruaj edhe një herë pas zgjedhjeve, ty përvetësuesit -hajnit të fitoreve të huaja.