„Ku paskan gjetur mu në prag të Festave të ndërtojnë rrugët“ me dilema në kohë pandemie

0
297
Hava Kurti Krasniqi

Patëm vendosur me zërin e arsyes që të mos udhëtonim në këtë kohë pandemie.
Por u nisëm, si shumë të tjerë, edhe ne me arsyeje te momentit.
Si duket, malli për atdhe, po e mundë çdo vendim dhe gjykon.
Drejtimin që ne morëm ishte Bari-Durrës, e pastaj në Kosovë.
Gati gjysmën e Milanos me makinë kalojmë rrugicave dhe shesheve me një shpejtësi te këmbësorëve.
Sillemi andej këndej dhe takohemi ne shqiptarët sërish në një pikë dhe për një drejtim të caktuar edhe pse mezi gjendemi në këtë labirint të çoroditur.

„Ku e paskan gjetur mu në prag të Festave të ndërtojnë rrugët“ flet një i moshuar duke e goditur ballin“
Syzet i bien në tokë, mezi i gjeti, i shkreti.

Rruga deri në Bari është e mirë.
Kolonë nuk patëm fare, madje ishte fat të shohësh një makinë në autostradë, por shqiptarët takohen në portin e Barit.
Plot gjëra të bukura kam lexuar për këtë qytet, por sa herë që vijë këtu, mbushem mllef.
Papastërti e pa rregullsi e madhe.
Për portin e Durrësit mundë të mburremi, e ka pastërtinë e aeroportit të Cyrihut.

Një vajzë nga Italia dhe gjyshja e saj 77 vjeçe, shprehen të gëzuara për mundësinë e udhëtimit, gjyshja tregoi se nuk i kujtohej që të kishte mbajtur një ditë dhjetori kaq e ngrohët, si një ditë maji.

Mundohesha të gjej një dallim nga ardhjet e herava të tjera.
Sot po mungonin lypësit e shumtë, si duket ata po respektonin masat mbrojtëse.
Ajo që më shqetësoi kësaj here më tepër ishte mos mbajtja e distancës.
Jo vetëm që nuk mbahej distanca nga Covid  por nuk kishte as distancë normale, të suazave kulturore e morale.

Posa kërkova distancë, dy udhëtarë njëherësh reaguan: akoma besoni se ka pasur pandemi …
Më leni një distancë private, aq sa të shtroj pyetjet e mia në sportel, iu drejtova dy personave përballë.
Veç për çudi asnjë hap tutje nuk e bënë!

Biletat shkonim me çmimet :
nga 175 € deri 220 €, për dy persona me dhomë e makinë.

Për distancën disa mërgimtarë të ri më përkrahën me respekt të madh.
Disa nuk dinë ti mbushin pyetësorët e Covidit, ndoshta nga lodhja, apo mungesa e njohurive gjuhësore.
Janë pyetje të thjeshta, kishte edhe ndihma vullnetare në këtë aspekt, por shumica u merrnin pasagjerëve para për tua mbushur formularët e Covidit 19, epo disave u mungon ndjenja për kurajo civile. Fatkeqësisht!

Është ora 15, anijet nisen në ora 23, të rinjtë e diasporës po luajnë turr a jaz, midis portit, si pëllumbat në tokën e thatë.
Të qeshurat e tyre e veshin me një magji gëzimi këtë udhëtim të largët.

Ndërsa fëmijët kanë zgjedhur të luajnë futboll. Ata kanë krijuar dy ekipe të vogla dhe po bëjnë një lojë interesante.
Udhëtimi me anije ishte i mirë.
Vërehet një numër i madh i turistëve të huaj që kanë zgjedhur ti kalojnë Kërshëndellat në tokat shqiptare.

Shitoret dhe restorantet e anijes ishin të mbyllura, të rrethuara me shiritin e kuq të ndalesës.

Tani jemi në krahët e vendlindjes.
Harrohet edhe lodhja kur përpara të del Atdheu dhe mbishkrimi i tij:
Mirë se vini në Shqipëri !
Tri anije zbarkuan tani .

Urime Festat e fund vitit ,
nga pak distancë fizike dhe shumë dashuri !

Për Syri TV
Hava Kurti Krasniqi