NË PRESHEVË PËRUROHET LIBRI ME POEZI I POETES VALBONA HASANI

0
132

Në objektin e Universitetit Internacional të Novi Pazarit në Preshevë, u përurua libri me poezi i autores Valbona Hasani, i titulluar “Monolog i dhembjes”.

Për vlerën e poezive të librit foli redaktori Bilall Maliqi, i cili ndër të tjera theksoi: “Në poezitë e tilla, të cilat janë në brendi të librit poetja na del me një vrull të efektshëm shpirtëror, të cilin e ka derdhur gjithandej këtij libri me poezi interesante, të mbështjellura me art dhe me mesazhe shumë të qarta për lexuesit.

Për më tepër poetja duhet doemos të gjurmojë edhe më tutje motive, të lirohet nga koncepti i dhembjes, ta forcojë vargun, të krijojë një hapësirë për poezi të cilat lexuesve u ofrojnë optimizëm për një jetë më të mirë, pa i anashkaluar edhe ato poezi të cilat japin mesazh për ndërgjegjësim, qoftë individual apo kolektiv.

Poezitë e librit pajisen diku-diku edhe me figura stilstike, si: krahasimi, vargje të thyera, epiteti, invercioni, personifikimi.

Poezitë janë të drejtpërdrejta, pa ndonjë hermetizëm qoftë edhe të lehtë, janë shumë të kuptueshme për secilën shtresë të lexuesve dhe si të tilla e kanë vlerën e begatshme artistike.

Pati lexime të poezive nga libri i autores.Në fund autorja e librit, poetja Valbona Hasani, i falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje në përurimin e librit të saj të parë.

Më pas u mbajt një orë letrare ku para të pranishmëve lexuan poetë nga Shoqata e Shkrimtarëve “Feniks”.Vlen të theksohet se për shkak të masave nga qeveria, të ftuar ishin vetëm 30 persona…

Bilall Maliqi, kryetar