Policia austriake kërkon informacione shtesë nga Maqedonia e Veriut për sulmuesin e vrarë

0
198

Ministria e Punëve të Brendshme ne MV ka marrë kërkesë nga policia austriake për rastin e sulmuesit të vrarë në sulmin e mbrëmshëm terrorist në Vjenë, për të cilin mediat publikuan se është shqiptar nga Maqedonia e Veriut.

“Policia austriake përmes ‘Europol’ dorëzoi kërkesë për bashkëpunim dhe informacione rreth këtij rasti dhe nga Sektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor menjëherë u ndërmorën aktivitete”, thuhet në njoftimin e MPB-së së Maqedonisë.

Pas publikimeve të mediave austriake edhe ministri i MPB-së së Austrisë, Karl Nehammer vërtetoi se sulmuesi i vrarë në Vjenë ka prejardhje nga Maqedonia dhe ka dosje kriminale.

Ndryshe, në sulmin terrorist që ndodhi mbrëmë në Vjenë humbën jetën katër civilë dhe 17 të tjerë janë të lënduar.