Rrahje në Shkabaj, dy të lënduar

0
176

Pesë persona janë përfshirë në një rrahje në Shkabaj të Prishtinës pas një mosmarrëveshje, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Gjatë këtij incidenti që ka ndodhur dje, dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt, thuhet në raportin e sotëm të Policisë së Kosovës./kp/