Alarm në Evropë pas dyfishimit të rasteve me koronavirus për 10 ditë

0
175

Evropa është vënë në alarm pasi që numri i rasteve të infektimit me koronavirus është dyfishuar gjatë vetëm dhjetë ditëve të fundit, teksa disa shtete të pjesës jugore të kontinentit kanë raportuar shifrat më të larta ditore të rasteve gjatë kësaj jave.

Në gjithë kontinentin janë raportuar më shumë se 200.000 raste ditore të infeksionit për të parën herë që nga shpërthimi i pandemisë, në shifrën që ka tejkaluar bilancin njëzetekatërorësh nëpër Indi, Brazil dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shkalla e rritjes është shpjeguar me kryerjen e më shumë testimeve ditore sesa gjatë valës së parë të pandemisë. Ndërsa, deri më tani, Evropa ka evidentuar më shumë se 7.8 milionë të infektuar dhe rreth 247.000 të vdekur.

Spanja gjatë kësaj jave është bërë vendi i parë i Evropës Perëndimore që ka tejkaluar shifrën prej 1 milion rasteve me COVID-19, por të premten, kryeministri Pedro Sanchez ka bërë të ditur se numri i vërtetë mund mbase të jetë më i lartë se tre milionë.