Të dashurit tonë Arif, Nifë, Enver, familje Arifaj, me shpirtë jemi në dhimbjen tuaj!

0
553

(Dy engjëjve tonë, Hasan dhe Blerian A. Arifaj, postmortem)

Ev po fort është mbytun n´lot Mërgata jème,e ka gozhdua dhimbja në palc shpirti,e rândë i erdh barra … tepër e rândë kësaj hereNatyra e ngjyrave të arta tetoriane, nxi është,katran n´pamje, thëngjill n´përbamje, e pa g´jamjesall ngrica shpirtnore na fali, breAh … ah …, po pse o Zot na sprovove kaq tmerrshëm,nuk jemi bre më ata t´fortët … ata t´hershmitna u ka ligë shpirti, nuk po mund e mbanë vetene rândë … e rândë … më e rândë se vdekjaSot paska rënkua sërish Etnikumi jèm,Ai rënkimin e bën sall kur i ikin bijtë, kur kjanë pjellen e vetdënesjen e paska vënë këndim kujePo cili nuk ia dëgjon rënkimet Tokës së Shqiponjës,nuk deshti t´i pret kështu të shtrimë,i deshti si rrezet e Diellit … ata ia ngrohin Emnin, Pragun …- Mos vno shirit të zi!, i tha Nân´s Dardani … moskujtimin për ta të gjall e duandryshe nuk ma përballon palca e shpirtitNuk jam unë ajo që i muerr, nuk jam ajo unë, jo jo, tha mordjaata shkuan Rrugës drejt Zotitsall Toka Dardane ua din adresen e mbërrimjesstacione e ndalesa tjera nuk ka,sall ajo mundohet t´i ngushëllon zemratMos m´iua vnoni drynin ândrrave rinore, janë të çiltërale t´i bartë era drejt Vèndit tèm,ata e deshtën shumë Djepin e bab´s Arif,e nderuen shumë plangun e gjyshit Hasan,kunora dëshirash i thurnin Ditarit me nota të nânëmësueses Nifë,sall atje e gjenin veten dhe i gjente vetjaAh … të mirët e mi, po çfar poeti jam unë që nuk mund thëm fjalen më ndryshe …ta bëj Kullë për jetëe nuk më bën ngëk as mëk fyti në nxjerrje,hë e fundit kjoftë kjo ofshamë dhimbjeje,varg i fundit kjoftë ky varg rënkues … ata të gjallë dua t´i kemi … rimave, fjalëve, kujtimeveNjë ngrykmarrje për të mirët tonëatë bëjau të lutem Nâna Tokë Dardane, ti bija e Ilirikut…Mentor Thaqi13 Tetor 2020(drejtpërdrejtë, i përlotur, i dërmuar në dhimbje …)*****************************************************Të dashurit tonë Arif, Nifë, Enver, familje Arifaj, me shpirtë jemi në dhimbjen tuaj!Unë, imeshoqe Lumturi, djemtë: Butrinti dhe Kurbini, familja jonë, me lot në sy, lutemi te Zoti ta përballoni dhimbjen e madhe!