Arrestimi i inspektorit komunal Gafurr Rexha në Prishtinë zbulon rrënjët e lidhjes së Shpend Ahmetit me krimin e organizuar dhe mafien e ndërtimit

0
299

Shkruan: Gani Qarri

Kjo është dëshmia më e mirë se si i gjithë ky degradim banditesk që i është shkaktuar qytetit të Prishtinës me rrethinë, është bërë dhe vazhdon të bëhet duke shitur leje ndërtimore,favorizuar kompanitë që kooketojnë në vijimësi me krimin e organizuar dhe lidhur e gjithë administrata komunale e drejtuar nga kryetari klubit kriminal të Dardan Sejdiut dhe shefit të tij Shpend Ahmetit me krimin e organizuar. Kështu që vet praktika e hidhur po vërteton se dora e zgjatur e këtij krimi, janë inspektorët e Shpend Ahmetit të cilët nuk mundë të veprojnë nëse nuk e ndajnë sipas marrëveshjes gjahun me kryetarin, para të cilit japin llogari dhe i përgjigjen për mbarëvajtjen dhe çuarjen përpara të krimit të organizuar në terren.

-Nën udhëheqjet e dështuara në krye me politikan të inkriminuar deri në fyt, të cilët tash e 13 vite me radhë,sundojnë të lirë, ku në vend se të kundërshtohen me forcë veprat e tyre banditeske, me to mishërohet një popull i tërë, po dëshmon para gjithë botës, se ky shtet, jo vetëm që është pajtuar me mos luftimin e dukurive të këqija, por Kosova nuk e don as drejtësinë, është kthyer në një vend ku nuk ekziston ligji dhe nuk gjykohet korrupsioni as krimi i organizuar.

Këtë e dëshmon më së miri rasti më i ri i kapjes në flagrancë të inspektorit të korruptuar të ndërtimit të Komunës së Prishtinës Gafurr Rexha, i cili u prangos sapo kishte futur 12 mijë euro në çantë të sjella me detyrim nga Naim Berisha pronar i kompanisë „Berisha Group“, si ryshfet, për vazhdimin e punës, në një objekt ndërtimi për ngritjen e të cilit njëherë ai e kishte marrë lejen, nga organet kompetente komunale për ndërtim.

Madje pronari i firmës ndërtimore, Naim Berisha duke mos gjetur mbrojtje te ligji , ishte detyruar ta kërkonte ndihmën e organeve të rendit, fakt të cilin e ka konfirmuar edhe vet Policia e Kosovës, në një komunikatë për media, e cila pas arrestimit në flagrancë,me urdhër të prokurorit e dërgon autorin edhe në mbajtje për 48 orë, por duke pasur parasysh sistemin e kalbur të drejtësisë i cili u mundëson këtyre njerëzve të kërkojnë ryshfet, inspektori i korruptuar, shpejt mund të korruptojë gjyqtarët dhe të dalë serish në liri, për ti plaçkitur klientët e radhës. Kjo donë të thotë, se puna ka shkuar deri atje, sa ligji të mos funksionojë deri në atë shkallë, sa që të mos parandalohet asnjë funksionar i korruptuar, po nuk u kap me „pelë për dore“ direkt nga policia duke bartur prenë e kundërligjshme të plaçkitur me imponim. Në Kosovë, është bërë e pamundur të zbulohen rrënjët e krimit të organizuar në tjetër mënyrë dhe kapen në flagrancë inspektorët e korruptuar „këmbë e krye“ në komunën e Prishtinës, me tregtinë korruptive që vazhdon të zhvillohet me leje ndërtimore përgjatë gjithë mandatit, të parë dhe të dytë të dallkaukut Shpend Ahmeti.

Qytetarët përveç se kushtëzohen pa të drejtë ligjore me dhënien e lejeve ndërtimore, atyre u kërkohet ryshfet edhe pasi ti marrin lejet me aq vështirësi, nëse duan ti vazhdojnë punimet. Rasti më i freskët është lajmi që sapo dha drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit duke treguar se në Prishtinë ka arrestuar inspektorin e stër korruptuar të ndërtimit të Komunës së Prishtinës Gafurr Rexha që vije nga radhët e partisë së Shpend Ahmetit e Dardan Molliqajt, për kërkim ryshfeti,siç konfirmon edhe Policia e Kosovës.

Paraprakisht “Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Prishtinë (NJRHKEK), më 29.09.2020 ka pranuar palën ankuese i cili ka dëshmuar se është pronar i një firme për ndërtime të larta me punë në një lagje të Prishtinës, por edhe përkundër lejes që posedonte, atij i janë ndaluar punimet nga inspektori korruptuar i Komunës së Prishtinës Gafurr Rexha i cili i kishte kërkuar hiq më pak se 12 mijë euro ryshfet për t’ ia lejuar vazhdimin e punimeve”.

Dhe pas arrestimit të inspektorit në flagrancë atij iu gjetën edhe paratë në çantë, pasi që policia e vënë në dijeni për ngjarjen, kishte ndërmarrë paraprakisht të gjitha masat e nevojshme si sigurimi i shumës së të hollave, fotografimi i parave që do përdoreshin për simulim dhe kapja e autorit në vendngjarje, veprime me të cilat i dyshuari u zu duke i kryer disa vepra penale,si: ’keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ , detyrim dhe ‘marrja e ryshfetit me imponim’.

Ndaj pas arrestimit të inspektorit do duhej prangosur edhe Shpend Ahmeti, i cili jo vetëm që tash e sa vite akuzohet edhe ai vet për bashkëpunim me mafio-oligarkë dhe personat më të inkriminuar jo vetëm në kryeqytet, por mbanë për inspektor ndërtimi në kryeqendrën e shtetit, matrapazët më të korruptuar, siç e dëshmoi edhe rasti i Gafurr Rexhës. Prokurorisë Speciale ky rast i freskët dhe raste tjera të ngjashme duhet ti shërbejnë për motiv shtesë që të iniciohen hetimet në raste të tilla edhe ndaj kryetrarit Ahmeti dhe zinxhirit të vartësve të tij për të quar deri në fund zbardhjen e aferës me tregtinë e lejeve ndërtimore dhe lidhjen e kupolës drejtuese të komunës me mafien e ndërtimeve që kanë krijuar një kaos të pa riparueshëm urbanistik, nga i cili do vuajnë e me dekada të tëra edhe mandatet e reja qeverisëse që do të vijnë në krye të Prishtinës.