Armenia e revoltuar me Izraelin: I ka shitur armë Azerbajxhanit në mes të konfliktit

0
206

Armenia tha se gjatë të enjtes kishte biseduar me ambasadorin e saj në Izrael, për t’u konsultuar në lidhje me shitjen e armëve izraelite te Azerbajxhani, transmeton Gazeta Metro.


Azerbajxhani ka pranuar përdorimin e armëve të prodhuara nga Izraeli në luftimet e tij me forcat etnike armene rreth Nago-Karabakut, ku përplasjet e rënda këtë javë kanë tërhequr thirrje ndërkombëtare për një armëpushim të menjëhershëm.

Duke protestuar kundër eksporteve të armëve izraelite, zëdhënësja e ministrisë së jashtme armene Anna Naghdalyan tha se “stili i punës i Izraelit është i papranueshëm. Ministria duhet të thërrasë ambasadorin e saj në Izrael.

Ministria e jashtme e Izraelit nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment.

I pyetur për detaje mbi shitjet e armëve në Azerbajxhan, një zëdhënëse e ministrisë së mbrojtjes izraelite nuk pranoi të komentojë.

Sipas Institutit Ndërkombëtar të Studimeve të Paqes në Stokholm (SIPRI), një institucion kryesor i konfliktit dhe armatimeve, Izraeli i dha Azerbajxhanit rreth 825 milion dollarë armë midis 2006 dhe 2019.

GMNET