Artistja shqiptare nga Franca AidaLlukaj pjesë e rubrikës Bardh e Zi e cila për herë të parë rrëfehen për jetën e sajë në portalin syri.tv

0
550

Syri.tv: Përshëndetje enderuar Aida mirë se na erdhe në rubrikën bardh e Zi të jeni pjese e portalit Syri.tv ?

AidaLlukaj: Përshëndetje dhe faleminderit juve për ftesën.  

Syri.tv: znj . Aida më tregoni pak biografin tuaj, kush është aktorja shqiptare AidaLLukaj?

AidaLlukaj : Unë kam lindur në qytetin e Durrësit dhe në moshën 18 vjeçare jam larguar nga Shqipëria pasi kisha shumë dëshirë të zbuloja kultura të reja, të njoh njerëz të rinj e të zbuloja traditat e tyre. Në gusht të këtij viti u bënë 10 vjet që jam larguar nga Shqipëria.

Syri.tv: Aida cili është rrugëtimi juaj në Aktrim?

AidaLlukaj: Unë merrem me aktrim dhe vallëzim dhe i kam nisur vonë të dyja, si nëvallëzim po ashtu dhe aktrimin. Ndoshta sepse kur ende isha në shkollë në Shqipëri mendoja të bëja studimet e larta për mjekësi ose juridik, e nuk mendoja për një karrierë në fushën e

artit, edhe sepse në familje apo në fis nuk kemi ndonjë person tjetër që merret me art. Megjithatë në dy vitet e fundit të gjimnazit pata fatin të kisha një mësuese letërsie e cila gjithmonë na kërkonte të prezantonim në klasë vepra të njohura të teatrit, sidomos ato të Shakespearit. Aty nisa të isha gjithmonë aktive e të zbuloja dhe unë vetë, që kisha shumë

pasion për aktrimin. Mbas dy viteve, kur duhet të zgjidhja për të vazhduar studimet në Shqipëri për një nga dy degët që përmenda më sipër apo të shkoja në Itali ku jetonin prej disa vitesh motrat e mia, unë vendosa të shkoja në Itali e të studioja art.

Syri: tv: Sa vite jetoni dhe çfarë ndryshimesh keni ndjerë nga jeta prej kur erdhët në Itali?

Aida  Llukaj : U bënë 10 vjet që jam jashtë vendit, 7 vite në Itali ndërsa më pas kam lëvizur nëpër Europë. Kam qenë në Lyon në Francë, pastaj në Shqipëri për disa kohë, pastaj në Paris, më pas disa kohë në Munih, e tani jam vendosur sërish në Paris. Jeta ime ka ndryshuar shumë, patjetër, ne vetë si njerëz ndryshojmë gjithmonë e akoma më shumë kur lëvizim në vende të ndryshme, pasurohemi me kultura e miq të rinj të rinj, gjithmonë.

Syri.tv: Cilat kanë qenë kontaktet e para, të cilët mundësuan aktrimin e karrierës tuaj në Itali ?

AidaLlukaj: Unë kam jetuar në Romë dhe falë universitetit ku studioja, kam pasur fatin të punoja nga afër me regjisorë dhe koreografë italianë e të huaj. Regjisori i parë me të cilin kam punuar ka qenë Guidod’Avino, me një grup të tjerë aktorësh italianë mbas një viti pune me regjisorin, kemi vendosur në skenë një komedi në Teatrin Colosseo, e që ishte për mua një eksperiencë e bukur, edhe sepse isha e vetmja e huaj mes grupit.

Syri.tv: Si ishte për një shqiptare në një shtet të largët si Italia të niste rrugën e artit?

AidaLlukaj : Kur u nisa nga Shqipëria me ëndrrën dhe pasionin tim për tu marrë me art, mendoja që do të kishte qenë shumë e lehtë e që në pak kohë do realizoja një ëndërr të madhe, por jo, nuk ishte ashtu. Ka qenë dhe është një rrugëtim i vështirë. Teksa studioja në Itali, unë kuptova që për mua, nuk ishte vendi ku do mund të zhvilloja një karrierë si aktore, për një arsye apo për një tjetër, mbetesha gjithmonë e huaj, nuk isha italiane dhe unë mendova që kjo do më pengonte për të arritur aty ku unë dëshiroja, ndaj kërkova një shtet ku vlerësohesh mbi të gjitha për artin që bën, ndaj e gjej veten mirë në Francë për sa i përket këtij aspekti.

Syri.tv: Çfarë do të thotë për ju të qenit pjesë e ndonjë ekipi me aktor të mëdhenj ?

AidaLlukaj: Patjetër është kënaqësi dhe diçka që shumë artistë do të donin, për shembull kompania e teatër – dancit Pina Bausch, koreografes që ka krijuar këtë zhanër, është një ekip me aktorë e kërcimtarë të mëdhenj, do të ishte shumë bukur sikur një ditë të isha pjesë e atij ekipi.

Syri.tv: Kur e kuptuat prirjen tuaj për aktrim ?

AidaLlukaj: Në moshën 16 vjeçare kur prezantonim përpara klasës vepra të ndryshme, por duhet të them qënë moshë të vogël recitoja dhe kërceja gjithmonë përpara kamerave ose sëbashku me dy motrat e mia, kur iknin dritat ishte momenti më i bukur për ne, sepse mund të prezantonim spektaklet tona përpara prindërve tanë(qesh).

Syri.tv: A jeni paragjykuar ndonjëherë si aktore ?

AidaLlukaj: Jo, nuk jam ndjerë ndonjëherë e paragjykuar si aktore, si shqiptare po (hehe) por jo si aktore.

Syri.tv: E keni menduar ndonjëherë të lini Francën për suksesin tuaj si aktore në Shqipëri ?

AidaLlukaj: Deri përpara pak kohe po, mendoja gjithmonë për tu kthyer në Shqipëri e për të bërë art atje, e kam provuar, jam kthyer për disa muaj, por jo, fatkeqësisht Shqipëria është ende shumë mbrapa, e mbas 10 viteve jashtë nuk është e lehtë të bësh kthim të përhershëm në Shqipëri. Por dua gjithmonë të punoj me projekte në Shqipëri apo Kosovë, jam shumë e hapur për këtë.

Syri.tv: Aida ju për pos aktrimit , keni punuar si vullnetare në një shoqatë humanitare për fëmijë . Na tregoni për shoqatën dhe pse zgjodhët?

AidaLlukaj: Po, në 2014 mbasi mbarova studimet 3vjecare në Romë, nuk doja të nisja menjëherë Masterin, doja të bëja një eksperiencë në Francë. Arrita nëpërmjet internetit të gjeja shoqatën humanitare „MontiDoamadi“ që ndodhet në një vend shumë të vogël,

i quajtur Septfonds, me 2.000 banorë, rreth një orë larg Toulouse, por pak rëndësi kishte vendi për mua, doja të ndihmoja fëmijët që ndodhen në Republikën e Afrikës Qendrore, nëpërmjet projekteve që shoqata realizonte, dhe kështu bëra.

Syri.tv: Cili ishte çmimi i fundit që e ke marr gjatë karrierës tënde si aktore ?

AidaLlukaj : Mora pjesë në Qershor në Paris Fringe Festival (që u zhvillua Online) e ku performanca ime „Turp“ u përzgjodh nga shikueshmëria e publikut, isha shumë e kënaqur të fitoja çmimin e publikut, nëse arrijmë tek publiku, ajo është fitorja e madhe e ne artistëve.

Syri.tv: Si janë lidhjet tuaja me Shqipërinë, sa herë e vizitoni, çfarë ju pëlqen dhe çfarë nuk ju pëlqen ?

AidaLlukaj: U bë gati një vit që nuk shkoj në Shqipëri, edhe për shkak të rrethanave tani me Covidin. Më mungon çdo ditë Shqipëria. Kam prindërit e njerëz të dashur atje ndaj mundohem gjithmonë të shkoj, një ose dy herë në vit. Më pëlqejnë shumë gjëra të kulturës e traditave shqiptare, e ndjej veten në shtëpi atje, pak rëndësi ka nëse shkoj në Durrës, Shkodër, Vlorë apo Prishtinë. Sikur të kishte më shumë rregulla e njerëzit të ishin me mentalitet më të hapur, do të ishte super.

Syri.tv: Cka të motivon tek vetja ?

AidaLlukaj: Në vitet e fundit me motivon emigrimi. Kur bën art, ka momente shumë të vështira e që do doje vetëm të hiqje dorë nga gjithçka e të merreshe me një tjetër punë, por pastaj e motivoj veten të eci përpara pasi mendoj për veten dhe prindërit e mi dhe sakrificat e bëra nga të dyja palët. Mendoj që prindërit më të sakrifikuar janë ato që kanë fëmijët jashtë vendit e që nuk i shohin dot qoftë në ditët e gëzimit apo në ditët e errëta.

Syri.tv: Sa ka ndryshuar arti në Shqipëri, si është nëse e krahasojmë me artin e Francës ?

AidaLlukaj: Nuk di shumë për artin në Shqipëri, shoh që ka regjisorë, aktorë, e artistë të tjerë që punojnë fort e japin kontributin e tyre për të përmirësuar artin në vendin tonë por patjetër nuk mund ta krahasoj me Parisin, është histori tjetër, Parisi është i mbushur me programe artistike çdo ditë, çdo orë.

Syri.tv: Janë të interesuar kolegët tuaj në Francë për vendin tonë, si iu a prezantoni ju atë?

AidaLlukaj: Po, takoj shumë njerëz francez por jo vetëm, dhe të origjinave të tjera, e janë gjithmonë kuriozë të dinë rreth Shqipërisë. Unë them gjithmonë që Shqipëria është një vend i vogël por me njerëz me zemër të madhe, nuk e di nëse Evropianët më kuptojnë, por shumë prej tyre mbasi e kanë vizituar vetë e kanë kuptuar fjalinë time.

Syri.tv: si është jeta e një aktore në Francë ?

AidaLlukaj: Në Paris jeta e një artisti është shumë aktive, ka gjithmonë projekte të reja, bashkëpunime mes artistësh, vepra artistike që unë gjithmonë shkoj e ndjek me kënaqësi. Ka patjetër dhe vështirësi, ka projekte që nuk realizohen por kryeqyteti vazhdon gjithmonë të jetë në lëvizje, nuk ndalon kurrë, ndaj kështu edhe unë.

Syri.tv: Me qka është duke u ballafaquar Aida kohën e fundit ?

AidaLlukaj: Jam në një pikë ku duhet të punoj fort për të arritur tek realizimi i disa projekteve të rëndësishme për mua në fushën e teatër – dancit.

Syri.tv: Si aktore keni pas frik nga COVID-19 ?

AidaLLukaj: Jo, frika është vetëm në mendjen tonë, tek e fundit, çfarë është për të ndodhur do ndodhë, duhet të kemi besim tek Universi e te gjejmë anën pozitivë edhe aty kur çdogjë duket negative .

Syri.tv: A mundeni të na tregoni si është gjendja aktuale në këto momente në Paris ?

AidaLlukaj: Cdo gjë shkon normalisht, tani maskat janë vendosur me detyrim jo vetëm në metro apo vende të mbyllura por edhe në rrugë e njerëzit i respektojnë rregullat.

Syri.tv: Më kë jeton AidaLlukaj ?

AidaLlukaj: Jetoj vetëm, në një studio të vogël, tipike të Parisit.

Syri.tv: Cili është mesazhi juaj për lexuesit e portalit Syri.tv?

AidaLlukaj: Jetoni jetën tuaj, jo atë të dikujt tjetër, nëse keni dëshirë të bëni diçka, bëjeni, e nëse një zë i vogël brenda jush ju thotë të merreni me art, bëjeni, kënaqësia shpirtërore që ju fal arti nuk krahasohet me asnjë vlerë materiale.

Syri.tv : znj. AIDA ju falënderojmë që gjete kohë të jeni pjesë e rubrikës Bardh e Zi në portalin Syri.tv?

Syri.tv: Faleminderit shumë juve, ishte kënaqësi!

Intervistoi Arben Mehmeti