Kik-bokseri Emurllah Junuzi flet për sukseset e tij në rubrikën „Bardhe e Zi“ në portalin Syri.tv

0
415

Syri.tv: Përshëndetje Emurllah mirë se erdhe në rubrikën Bardh e Zi dhe faleminderit që pranuat ftesën të jeni pjesë e portalit Syri.tv?

Emurllah Junuzi: Përshëndetje Beni, është një kënaqësi e madhe  për mua, faleminderit dhe nga ana juaj për mundësinë që edhe unë të jem pjese e portalit Syri.tv. .

Syri.tv: Kush është Kik-bokseri Emurllah Junuzi ?

Emurllah Junuzi:  Unë jam Emurllah Junuzi, jam 18  vjeçar,  prejardhje ime është nga Rahovica komuna e Preshevës por kam lindur dhe jam rritur në Zvicër.

Syri.tv:  Emurllah a mundeni të na tregoni pak si filloj rrugëtimi juaj  në Kik Boks ?

Emurllah Junuzi:  Po gjithçka filloi me një video që pashë nga Mike Tyson, kur isha 8 vjeç dhe isha frymëzuar nga ky sport, pasi që atëherë doja të bëja vetëm arte marciale, kështu që vendosa ta bëj këtë sport për jetën.

Syri.tv: Sa ndeshje i keni zhvilluar në Boksin amator dhe çfarë rezultatesh keni arritur?

Emurllah Junuzi: Deri më tani kam pasur 7 luftime amatore dhe kam fituar me sukses, por gjithashtu kam pasur edhe disa të tjera në Puerto Plata (Republika Domenikane) në mënyrë që të fitoj përvojë dhe të futem në ligën profesionale.

Syri.tv: Kur dole për herë të par në Ring ?

Emurllah Junuzi: Për herë të parë në Ring kam dal nē vitin 2017 ku dhe  fitova vendin e parë .

Syri.tv: Nga kush i ke mësuar stërvitjet e para, kush ishte trajneri juaj ?

Emurllah Junuzi:  Trajneri im i parë ishte Babai im, ai më trajnoi që kur isha i vogël dhe ndau përvojat e tij me mua, por trajneri im profesional ishte Kemal Hanlee, ai është trajneri im i parë që më mësoi këtë art marcial MMA (Artet e Përziera Martiale).

Syri.tv: Në cilin kategori bëni pjesë?

Emurllah Junuzi: Unë luftoj në klasën e peshave të mesme, por kam në plan të futem në divizionin e peshave të rënda dhe të luftoj atje.

Syri.tv: Si ka lindur dashuria për boksin nga sa orë ushtroni ?

Emurllah Junuzi: Unë si Emurllah kam pasur një dashuri për artet marciale që kur isha i  vogël sepse jam i magjepsur nga ky art luftimi, po  ushtrojë  7 ditë në javë, nga 2 deri në 3 orë.

Syri.tv: Çfarë je duke bërë kohën e fundit, a pritet ndonjë duel së shpejti nga ju ?

Emurllah Junuzi:Për momentin jam akoma në fazën përgatitore, por jam gjithmonë i gatshëm të luftoj, pa marrë parasysh se në cilin vend.

Syri.tv:  Në cilin vit fitove për herë të parë dhe cilat ishin emocionet e para ?

Emurllah Junuzi: 2017-ta  ishte lufta ime e parë amatore dhe fitova  me sukses, kjo ndjenjë ishte tepër e bukur për mua , për të cilën e kam lutur Zotin që ta sillja këtë fitore në shtëpi dhe ta ndaja me familjen time. Pas fitores, falënderoja  sërish zotin  dhe familjen time për përkrahjen, por emocionet e mia ishin të pabesueshme, unë isha shumë i lumtur dhe u ndjeva si një kampion që nga fitorja ime e parë.

Syri.tv: Emurllah ju pak ditë mē parë keni nënshkruar një marrëveshje me një nga klubet e Kik-Boksit më të njohur në Zvicër.  A mundeni të na tregoni pak më tepër rreth kësaj marrëveshje ?

Emurllah Junuzi:  Është e vërtetë se pak ditë më parë kam arritur një marrëveshje me një nder klubet e njohura në Zvicër „Berserker GYM“ ku dhe  u pranova në këtë klub të ri për të luftuar profesionalisht, kjo do të thotë të kesh luftime profesionale dhe që në të gjithë botën (ndërkombëtare). Një falënderim shkon dhe për trajnerin e ri Mike Kieber.  

Syri.tv: Me qenë se vini ju nga Presheva, keni menduar ndonjë duel ta bëni edhe në vendlindjen tuaj ?

Emurllah Junuzi: Sidoqoftë, ju premtoj se do të bëj një luftë në vendlindjen time, sepse gjithmonë do ta mbështes atdheun tim dhe dua të bëj krenar njerëzit e mi në Rahovicë të Kosovës Lindore që atje të kuptojnë se mërgimtarët e duan vendlindjen .

Syri.tv: Si po të trajton jeta si Kik Bokser në Zvicër ?

Emurllah Junuzi:  Nuk është diçka e veçantë të jesh një artist marcial në Zvicër, sepse nuk mbështetesh në këtë mënyrë këtu, kurse në vendet e tjera mbështetet dhe është gjithashtu popullor, por është mirë që kam gjithçka dhe zgjedh këtu për tu stërvitur në mënyrë që unë të  jem i përgatitur për të gjitha luftimet në të ardhmen time, gjithashtu jashtë vendit.

Syri.tv: Cili është boksieri juaj i preferuar?

Emurllah Junuzi: Boksieri im i preferuar ka qenë Mike Tyson që kur isha 5 vjeç dhe në MMA është Jon Jones.

Syri.tv: Cila është ëndrra juaj e pa realizuar ?

Emurllah Junuzi:  Ëndrra ime, është qëllimi im për të cilin do të shpenzoj çdo pikë djerse për ta bërë atë në UFC.

Syri.tv: Si është jeta e një boksierit në Zvicër ?

Emurllah Junuzi:  Jeta e një boksieri është një jetë normale si gjithë të tjerët që jetojnë këtu në Zvicër, por është mirë të jesh i përgatitur fizikisht dhe mendërisht për gjithçka që mund të ndikojë në rrugë.

Syri.tv: Sa humbje i keni pasur ?

Emurllah Junuzi: Deri më tani nuk kam asnjë humbje.

Syri.tv: Si kik bokser keni pasur pengesa nga Convid-19?

Emurllah Junuzi: Jo nuk kam pasur ndonjë lidhje me covid-19 deri më sot, falënderoj Zotin për këtë, por për shkak të covid-19 disa luftime nuk i kam  zhvilluar.

Syri.tv: Cilët janë ushqimet e preferuar ?

Emurllah Junuzi: Ushqimi im i preferuar është taco (meksikan)

Syri.tv: Më kë jeton Kiki Bokseri Emurllah Junuzi?

Emurllah Junuzi: Kik Bokseri Preshevar Emurllah Junuzi  jeton  me prindërit dhe dy motrat e mia të cilët i dua shumë .

Syri.tv: Për pos Boksit keni ndonjë pasion tjetër ?

Emurllah Junuzi: Po për pos boksit , unë  punoj si mekanik makinash në Zvicër.

Syri.tv: Çfarë veture vozit Kik Bokseri Emurllah Junuzi?

Emurllah Junuzi: Une drejtoj një ML 63 AMG dhe një golf 3 vr6.

Syri.tv:  Cili është mesazhi yt për lexuesit e portalit Syri.tv?

Emurllah Junuzi: Mesazhi im kishte me qenë që mos ëndërroni ëndrrën tuaj, por bëjeni veten të fuqishëm dhe jetoni ëndrrën tuaj dhe sa më shumë të lexoni sepse jeta nuk është e lehtë pa dije .

Syri.tv: Emurllah dhe njëherë të falënderoj që gjete kohë të jesh pjese e rubrikës Bardh e Zi dhe ishte kënaqësi e imja që ti ishe mysafir në portalin Syri.tv? SUKSESE dhe më tutje .

Emurllah Junuzi:  Faliminderit edhe nga unë Beni, më të vërtet ka qenë një kënaqësi e imja qe t ‘jem pjese e rubrikës Bardh e Zi dhe  pjesë  e portalit Syri.tv .

Një falënderim i veçantë shkon për familjen time si dhe për stafin e Syri.tv.  

Ju falënderim nga zemra për mundësinë që më dhatë të i shprehi sukseset e mia dhe emocionet e mia bashkë me ju . Me respekt Emurllah Junuzi.  

Intervistoi Arben Mehmeti