Unioni i Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër (UKSHFZ) përgëzon Agim Ademin për vendimin e ri të Gjykatës supreme të Kosovës

0
267

Lajmi për rikthimin e gjykimit nga fillimi ndaj presidentit të FFK-së është lajm i mirë jo vetëm për Agim Ademin por për familjen, FFK-në dhe futbollin e Kosovës shprehet Feti Demolli kryetar i UKSHFZ.
Ky lajm i mirë vjen pas lajmit të para pak ditësh kur edhe prokuroria Zvicerane hodhi poshtë aktakuzën ndaj presidentit të FIFA-s, z. Gianni Infantino.
Ky vendim është ai që gjithmonë e kemi dashur dhe e kemi besuar e që më në fund po del në dritë.
Tash dëshirojmë që vendimi i ardhshëm i gjykatës të jetë në favorin e A.A, dhe të futbollit të Kosovës, që ta udhëheqësh atë me suksese edhe më të mëdha në të ardhmen.
Ky lajm do të duhet të jetë i mirëseardhur për çdokënd që ia do të mirën futbollit të Kosovës.
Prandaj urojmë që vendimi i Supremes në procesin e përsëritur të mbyllet në dobi tuajën.
Urime Z. Agim Ademi dhe ju dëshirojmë suksese edhe më të mëdha për ju, për FFK-në dhe për futbollin e sportin e Kosovës dhe më gjërë.
Kryesia e (UKSHFZ)
Feti Demolli, kryetar