NGUSHËLLIME FAMILJES SË NDERUAR SHEHDADI NË GJAKOVË

0
203

Me rastin që KASTRIOTI  u nda nga jeta, më i dashuri për Ju në veçanti, për farefis, miqsi, bashkëpunëtorë dhe bashkëveprimtarë për çështjen kombëtare në përgjithësi, kudo që gjinden në Kosovë dhe në kurbet, ku dhimja dhe pikëllimi janë të pranishme dhe të arsyeshme, të gjithë paqi qëndresën si ndihmesë, për të përballuar këto qaste të vështira përmes kujtimeve dhe nderimeve më të mira për KASTRIOTIN e nderuar e që mund të bëhen në këto rrethana..!

            Bashkimi i Intelektualëve Shqiptarë në Zvicër, ndanë dhimbjen bashkë me Ju e nderuara familje SHEHDADI, me shpresë, se, për aq sa është e mundur në këto rrethana, ku pikëllimi e dhimbja e arsyeshme janë të pranishme në mesin tuaj dhe tonë, për KASTRIOTIN, familjarin tuaj më të dashur, gazetarin dhe publicistin e mirënjohur, veprimtarin e çështjes kombëtare për liri e pavarësi të Kosovës.

          Me Ju përherë qëndroft pranë qëndresa e arsyeshme, paqi nderimet dhe kujtimet më të mira për KASTRIOTIN e nderuar, që me vepra që bëri e la pas vete, do të kujtohet e nderohet brez pas brezi,  tash më le të pushon i qetë në amshim, se me punë e vepëra ka fitua përjetësinë.

        Dheu i atdheut i qoft i lehtë e i shërbeft si mbuloj e roje e përhershme… për të cilin gjatë tërë jetës me kujdes e përkushtim veproi në të gjitha drejtimet që të jetë i lirë i pavarur me mirëqenie dhe zhvillim ekonomik  arsimor e kulturor ashtu siç e deshi dhe dëshiroi  gjatë tërë jetës në vazhdimsi.

Për: BISHZ