Aktori shqiptar nga Kanda Redi Zyka pjesë e rubrikës Bardhë e Zi i cili fletë për herë të par në portalin Syri.tv.

0
376

Syri.tv: Përshëndetje z. Zyka uroj të jeni mira dhe faleminderit që pranuat të jeni pjesë e rubrikës  Bardhë e Zi në portalin e Syri.tv.  

Redi Zyka:  Faleminderit juve për ftesën

Syri.tv: Cila është biografia juaj, kush është aktori Redi Zyka ?

Redi Zyka: Për sa i përket jetës së përditshme unë kamë studiuar për mekanik ndërsa biografinë time artistike kam filluar në moshën 28 vjeçare të merrem me aktrim. Kam marrë disa klasa aktrimi të cilat dhanë rezultate të kënaqshme me profesor-regjisorë të ndryshëm që më ndihmuan për të realizuar çfarë po realizoj edhe sot.  Ne biografinë time filma si aktore figurantë,  filma si aktor antagonist me dialog, revista dhe reklama.

Syri: tv: Sa vite jetoni dhe çfarë ndryshimesh keni ndjerë nga jeta prej kur erdhët në Kanada?

Redi Zyka : Unë jetoj në Kanada prej gati 20 vitesh. Kam ardhur kur isha 13 vjeç dhe sigurisht për një 13 vjeçar  të ndryshojë ambientin e tij plotësisht nuk është e lehtë. Ne fillim e pata pak të vështirë të ambientohesha por, pasi hyra në shkollë, mësova gjuhën dhe zura shoqëri gjithçka ndryshoi.  Kanadaja ka mundësi më të mira për dike që do të eci përpara dhe të realizoje gjëra më të mira.


Syri.tv: Cilat kanë qenë kontaktet e para, të cilët mundësuan aktrimin e karrierës tuaj në Kanada ?

Redi Zyka: Kontakti im i parë në fushën e aktrimit ka qenë një Agjenci aktrimi. Agjencitë e aktrimit marrin përsipër të përfaqësojnë  kudo në atë fushë. Aty filloi gjithçka.

Syri.tv: Si filloj rrugëtimi juaj në aktrim mundeni të na tregoni?

Redi Zyka: E  kam pasur gjithmonë pasion por  një ditë para 4 vitesh  vendosa ta realizoja dëshirën. Siç e thash edhe më sipër gjithçka filloi me një agjenci e cila nuk funksionoi. U largova nga ajo agjenci dhe u regjistrova si aktor në një tjetër.  Agjencia qe jam edhe sot e kësaj dite si fillim më prezantoi me role figurantë. Pak nga pak, hoqa dore nga rolet figurantë dhe mora role dialog. E vazhdoj ende me role më të mëdha.

Syri.tv: Si ishte për një shqiptar në një shtet të largët si Kanadaja të niste rrugën e artit?

Redi Zyka: Kanadaja  është një vend që u jep mundësi të gjithëve pavarësisht nga vijnë por veshtiresia e vetme që kam ndjerë në fushën e artit ka qenë ajo e theksit. Pavarësisht se kam ardhur shumë i vogël dhe anglishten e di mirë theksi mbetet një problem në ketë fushë nëse janë role amerikane ose kanadeze.

Syri.tv: Çfarë do të thotë për ju të qenit pjesë e ndonjë ekipi me aktor të mëdhenj ?

Redi Zyka: Të qenë pjesë e një e një ekipi me aktorë me famë botërore është bukur përherë dhe, ka pasur raste që kam marrë pjesë në disa role figurantë në filma Amerikan me aktore të mëdhenj të cilët më kanë dhënë një ndjesi të veçantë. Duke menduar që deri dje i ndiqje në TV dhe sot je bashkë me ta është diçka ndryshe dhe një përjetim shumë i veçantë.

Syri.tv: Cili është kujtimi më i bukur nga aktiviteti yt?

Redi Zyka: Edhe pse ka shumë mundim dhe lodhje çdo moment mbetet një kujtim i bukur.

Syri.tv: Bashkëpunimi më i rëndësishëm për ty cili ka qenë?

Redi Zyka: Bashkëpunimi im më i rëndësishëm është një bashkëpunim qe jam duke realizuar tani. 😊

Syri.tv: Sa filma keni të regjistruar deri tani?

Redi Zyka: Janë shumë nuk më kujtohen të gjithë sepse i thonë 4 vjet duke marrë dhe role te vogla dhe role të mëdha. Gjithashtu un merrem dhe me reklama jo vetëm filma.

Syri.tv: A është për ju filmi Kanadez një industri marramendëse?

Redi Zyka: Besoj se është marramendëse, konsiderohet si „hollywood of the north“

Syri.tv: Kur e kuptuat prirjen tuaj për aktrim


Redi Zyka:  Prirjen  e kam ditur gjithmonë që e kam pasur, por para 4 viteve e vura në praktike.

Kanë qenë profesioniste të cilët më kanë thëne ta vazhdoj edhe më tej, mos të dorëzohem.

Syri.tv: A jeni paragjykuar ?

Redi Zyka: Jo në asnjë raste nuk jam ndjerë i paragjykuar.

Syri.tv: Cilat janë ambiciet për të ardhmen?

Redi Zyka: Ambicia për të ardhmen është shumë e madhe, dëshiroj role kryesore në filma me të mëdhenj.


Syri.tv: E keni menduar ndonjëherë të lini Kanadanë për suksesin tuaj si aktor në Shqipëri ?

Redi Zyka: Dëshiroj të bashkëpunoj me Shqipërinë, por edhe në Kanada kam dëshirë të vazhdoj ende.

Syri.tv: Cilët janë sukseset e tuaja si aktor?

Redi Zyka: Mendoj se sukses është çdo gjë që ke vullnet dhe e realizon, nuk ka rendësi nëse bëhet e njohur shumë apo pak, por që plotëson vetveten dhe biografinë tënde.

Syri.tv: Ëndërron Redi Hollivudin ?

Redi Zyka: Po Redi e ëndërron Hollivudin, dhe shpresoj të jetë një e ardhme e afërt.

Syri.tv: Si janë lidhjet tuaja me Shqipërinë, sa herë e vizitoni, çfarë ju pëlqen dhe çfarë nuk ju pëlqen ?

Redi Zyka: Shqipërinë e vizitoj çdo vit dhe mendoj se po ndryshon shumë për të mirë, dhe nuk ka gjë që nuk më pëlqen në Shqipëri.

Syri.tv: Sa ka ndryshuar arti në Shqipëri, si është nëse e krahasojmë me artin Kanadez?

Redi Zyka: Arti në Shqipëri është duke avancuar shume, po shohim çdo ditë projekte të bukura që dalin prej saj, besoj se është në rrugën e duhur për të bërë një krahasim me artin Kanadez.

Syri.tv: Janë të interesuar kolegët tuaj në Kanada për vendin tonë, si iu a prezantoni ju atë?

Redi Zyka: Kolegët të cilët  janë Kanadeze ose që s`kanë dëgjuar kurrë për Shqipërinë ju intereson të dinë, madje sa herë kthehem nga Shqipëria marr dhurata për ta, ndërsa kolege që janë nga Evropa janë më ndryshe.

Syri.tv: Si është jeta e një aktorit në Kanada?

Redi Zyka: Jeta e aktorit ne Kanada është pune dhe vetëm pune 😁.

Syri.tv: Si aktor keni pas frik nga Convid-19?

Redi Zyka: Po , kjo përudha e virusit ka qene pak e frikshme. Xhirimet janë ndaluar gjate këtyre dy muajve dhe sapo i kemi nisur përsëri.

Syri.tv: A mundeni të na tregoni si është gjendja aktuale në këto momente  në Kanada ?

Redi Zyka: Gjendja aktuale besojmë se është duke u përmirësuar edhe pse personalisht mendoj se njerëzit sa vijnë e po lodhen nga kjo gjendje.

Syri.tv: Më kë jeton Redi Zyka aktori shqiptar ne Kanada?

Redi Zyka: Unë në Kanada jetoj me familjen time, me bashkëshorten dhe vajzën. Gjithashtu kam edhe prindërit dhe vëllain të cilët banojnë pranë meje.

Syri.tv: Cili është mesazhi juaj për lexuesit e portalit Syri.tv?

Redi Zyka: Dëshiroja të jepja një mesazh për situatën që jemi. Shpresoj që kjo situatë të kalojë shumë shpejt, edhe pse ka një lodhje dhe mërzitje duke dëgjuar çdo ditë të njëjtën gjë, mundohuni të ruani qetësinë, shëndetin tuaj dhe familjaret tuaj.

Syri.tv: z. ZYKA ju falënderojmë që gjete kohë të jeni pjesë e rubrikës Bardh e Zi në portalin Syri.tv?

Redi Zyka: Faleminderit juve dhe ju uroj me te mirat.

Me respekt aktori Redi Zyka!

Intervistoi: Arben Mehmeti