Mjeku shqiptar nga Presheva Enis Hyseni mjek në Turqi, fletë për sukseset e tij në rubrikën „Bardhë e Zi“ të portalit syri.tv

0
671

Syri.tv: Përshëndetje Enis mirë se erdhe në rubrikën „Bardhë e Zi“ të portalit syri.tv?

Enis Hyseni: Mirë se ju gjeta faleminderit juve për ftesën.

Syri.tv: Kush është mjeku Enis Hyseni ?

Enis Hyseni: Unë jam një  mjek nga Presheva që punoj në një qendër të mjekësisë familjare në Stamboll dhe njëkohësisht studioj për doktoraturë në degën e shëndetësisë publike në Institutin e shkencave shëndetësore në Stamboll.

Syri.tv: Si filloj rrugëtimi i juaj̈ si mjekë familjarë, cilat ishin ato hapat e para në këtë̈ drejtim?

Enis Hyseni: Menjëherë pas mbarimit te fakultetit të Mjekësisë së përgjithshme pranë Universitetit te Stambollit mu dha mundësia të punoj si mjek familjarë në një nga qendrat e mjekësisë familjare në periferi të Stambollit.

Syri.tv: Ku punon mjeku familjar shqiptare Enis Hyseni ?

Enis Hyseni : Për momentin unë punoj në një qendër të mjekësisë familjare në lagjen Yskydar (Üsküdar) që gjendet në pjesën aziatike të Stambollit. Për momentin jam edhe mjeku përgjegjës i kësaj qendre.

Syri.tv: z. Enis çfarë̈ tregon përvoja juaj e studimeve në fushën e mjekimit familjar?

Enis Hyseni: Mendoj se është një përvojë e veçantë të punosh në një nga metropolet botërore si Stambolli.

Syri.tv: Enis sa vite punoni si mjek familjar në Turqi ?

Enis Hyseni: Po bëhen gati katër vite.

Syri.tv: Pse e zgjodhët mjekësinë e përgjithshme ?

Enis Hyseni: Mendoj që është një profesion fisnik krahas kësaj edhe human mendoj se këto janë dy arsyet kryesore që më kanë bërë të zgjedhë këtë profesion.

Syri.tv: Cila është̈ pjesa më e bukur e profesionit dhe cila më e vështira sipas jush?

Enis Hyseni: Mendoj se lumturia më e madhe gjatë ushtrimit të këtij profesioni është momenti kur sheh përmirësimin e gjendjes së pacientit dhe kur e sheh pacientin e lumtur nga terapia që i jepet. Ndërsa momenti më i vështirë është kumtimi i lajmeve të hidhura si diagnozave me kancer apo lajmeve për vdekjen e të afërmve.

Syri.tv: Cilat janë̈ sukseset tuaja gjatë karrierës tënde si mjekë ?

Enis Hyseni: Në provimin pranues shtetërore  të Turqisë në vit konkurrojnë mbi dy milion kandidatë.

Rang lista e pikëve për mjekësi në Universitetin e Stambollit dega e mjekësisë është në top 3shin e Turqisë. Kam pasur fatin të bëhem pjesë e këtij universiteti i cili është ndër më të famshmit në Turqi për mjekësi. Kam pasur fatin qe stazhin ta mbajë pranë profesorëve me renome botërore që diktojnë guidelinet mjekësore globale në fushat mjekësisë.

Syri.tv: Cili është̈ motivi juaj̈ si mjek?

Enis Hyseni: Motivi kryesorë të qen mjekë është lumturia në sytë e pacientit. Mendoj se mjekësia është një profesion fisnik dhe human. Krahas kësaj mjekësia është logjikë matematikë dhe art. Art i komunikimit. Ajo që e bënë një mjekë të përkryer është prezenca e aftësisë së empatisë.

Syri.tv: Si ndihesh kur punon në një̈ vend të huajë si mjekë familjarë larg vendlindjes tendë ?

Enis Hyseni: Nuk ndihem aspak i huaj. Duke e ditur se themeluesi i Universitetit ku kam studiuar dhe ku ende vazhdoj të studioj ka qenë shqiptarë ndihem edhe më krenarë.

Syri.tv: Sikur të mos ishte Enis Hyseni mjekë, si do ta takonim ne sot ?

Enis Hyseni: Mjekësia për mua është më tepër se profesion është një mënyrë e jetesës. E bëj me shumë dashuri çdo detyrë që duhet ta kryej.

Qoftë si nxënës qoftë edhe gjatë studimeve jam munduar të jem aktiv në jetën civile për organizimin e studentëve shqiptarë dhe zgjidhjen e problemeve të tyre. Të jesh mjek nuk do të thotë që nuk mund te merresh me punë të tjera. Nuk mund ta paramendoj veten në ndonjë profesion tjetër.

Syri.tv: Çfarë ju dallon juve nga mjekët përkatësisht klinikat tjera në Turqi ?

Enis Hyseni: Qendra ku unë punoj gjendet në një nder lagjet më të populluara të Stambollit kështu që gravitimi i pacientëve është më i madh.

Syri.tv: Jeni bezdisur ndonjëherë nga ky profesion ?

Enis Hyseni: Ka qenë zgjedhja ime e parë dhe e vetme si profesion. Kuptohet që ndonjëherë mund të ketë pas vështirësi po bezdi asnjëherë.

Syri.tv: Si është jeta e një mjekut shqiptare në Turqi ?

Enis Hyseni: Mendoj se jeta bëhet aty ku njeriu ndihet i lumtur. Mjekësia për mua është formë e jetesës.

Syri.tv: Me çka je duke u përballur kohën e fundit si mjekë ?

Enis Hyseni: Si te gjithë globi jemi duke u përballur me pandeminë e korona virusit.

Syri.tv: Enis sa është nr i pacientëve shqiptarë që vizitojnë ordinancën tuaj në ditë ?

Enis Hyseni: Numri i pacientëve në ditë mesatarisht vetëm në poliklinikën time sillet rreth 70 pacientë në ditë. Kryesisht merremi me përcjelljen e gjendjes së të porsalindurve, programin e vaksinimit të tyre dhe të gjithë fëmijëve, përcjelljen e shtatzënave dhe lehonave si dhe personave me sëmundje kronike etj.

Syri.tv: Si paraqitet situata në Turqi me virusin Covid 19? A ka shtim a rënies të rasteve?

Enis Hyseni: Që nga fillimi nga paraqitja e rastit të parë me Covid-19 Turqia ka arritur me sukses të menaxhoj situatën dhe të ndërmarrë masat e duhura preventive. Rastet janë në rënie dhe Turqia është e parapërgatitur mirë për çdo skenar. Ka arritur të fus ne prodhim Serik respiratorët vendorë dhe ka ndërtuar spitale me kapacitet të lartë.

Syri.tv: Sa të sigurt ndiheni ju si punonjës të sektorit të shëndetit në punën e përditshme?

Enis Hyseni: Ministria e Shëndetësisë turke ka arritur të ndërmerr masat e duhura duke i shndërruar punëtoritë e tjera në punëtori për prodhimin maskave kirurgjike maskave të fytyrës dhe veshjeve mbrojtëse. Ka arritur që të ndihmojë edhe vendet e tjera të botës ti ndihmoj me pajisje mbrojtëse. Jemi ndier shumë të sigurt.

Syri.tv: A keni pas frik nga COVID- 19 ju si mjekë?

Enis Hyseni: Mendoj se është një situatë qe nuk ka vend për panik por një kujdes të shtuar.

Syri.tv: Cila grup moshë është̈ prekur më shumë nga Corona Virus ?

Enis Hyseni: Mendoj se virusi nuk njeh moshë. Manifestimi i sëmundjes me korona virus ndryshon nga personi dhe organizmi i njeriut. Moshat e shtyra dhe personat me sëmundje shoqëruese si hipertensioni sëmundja e diabetit dhe sëmundje imunitare dmth ata që kanë imunitet të dobët, personat me kancer e përjetojnë më rëndë bile në raste të caktuara mund ta pësojnë me fatalitet. Ko nuk do të thotë që virusi nuk prekë dhe moshat e reja ka edhe paciente të rinj të shtrirë në spital. Prandaj duhet të kemi një kujdes të shtuar dhe secili duhet të sillemi sikurse jemi te infektuar me virus sepse siç e dini në shumicën e rasteve rezulton që pacientët ta jenë bartës të virusit dhe të mos kenë asnjë simptomë. Kështu secili nga ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm.

Syri.tv: Si mjekë familjar, keni hasur në vështirësi me profesionin tuaj gjatë kohë së pandemisë̈ COVID- 19 ?

Enis Hyseni: Që nga një fillimi i pandemisë Ministria e Shëndetësisë ka arritur te përpiloj algoritmat dhe urdhëruesit përkatës për secilën situatë që mund të përballemi. Kështu që e kemi pasur shumë të lehtë te menaxhojmë situatat falë punës së ministrit të shëndetësisë turke.

Syri.tv: Sa është̈ numri i shqiptarëve që jetojnë̈ në Turqi a mund të na tregoni , si mjek keni informacione ndoshta?

Enis Hyseni: Nuk dihet numri i saktë por flitet të jenë diku mbi 5 milion shqiptarë.

Syri.tv: Cili është̈ mesazhi juaj̈ për adhuruesit e rubrikës“ Bardhë e Zi“ si dhe për lexuesit e portalit Syri.tv?

Enis Hyseni: Pasi që jemi në kohë pandemie atëherë porosia ime do të ishte kjo që te jemi më të kujdesshëm në përdorimin e maskës, ti kushtojmë rëndësi higjienës personale sidomos larjes së shpeshtë duarve si dhe të ruajmë distancën fizike mbi 1.5 metër. Ti shmangen vendeve ku ka shumë njerëz dhe ambienteve të mbyllura dhe nëse janë te detyruar të qëndrojnë aty të vendosin maskën përderisa qëndrojnë aty. Kuptohet duhet që ti respektojmë rregullat e organeve përkatëse në secilin shtet ku gjinden. Nuk ka nevojë për penikë por një kujdes të shtuar.

Syri.tv: Enis të falënderoj që gjete kohë të jeni pjesë e rubrikës Bardhë e Zi , ishte kënaqësi e imja qe ndava një̈ intervistë me ju si mjeke për portalin Syri.tv Ju faleminderit shumë?

Enis Hyseni: Kënaqësia ishte e imja, ju uroj suksese edhe juve.

Intervistoi

Arbën Mehmeti