Beteja e Loxhës është një krenari, e cila do të hyjë në histori me gjithë madhështinë e saj

0
366

Në kujtim të 22 vjetorit të betejës së Loxhës

Beteja e Logjës, ishte njëra prej veprimeve luftarake më profesionale dhe më me shumë bujë në të gjitha përpjekjet e luftëtarëve të lirisë në Kosovë, e cila shquhet për bashkëpunim ushtarak dhe kjo betejë sot është një synim për fitore me ushtarët e tyre që njihnin dhe respektonin institucionet legjitime të Kosovës.
Aty serbët morën për herë të parë një leksion të fortë se si mbrohet vendi nga agresori nga rezistenca e Brigadës 134 e udhëhequr nga komandant Tahir Zemaj dhe bashkëluftetarët e tij, si një ndër betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Prandaj me plotë të drejtë themi se, kjo betejë është një krenari, është një ngjarje e lavdishme e cila do të hyjë në histori me gjithë madhështinë e saj. Ata që dhanë jetën në këtë betejë, kanë hyrë në altarin e kombit për të mos vdekur kurrë. UÇK-ja është nderi i kombit shqiptarë ndërsa brigada 134, 133 dhe 131 do të mbeten krenaria e përhershme e UÇK-së. Këto Brigada të formuara me urdhër të Ministrit të Mbrojtjës së Republikës së Kosovës kol. Ahmet Krasniqi, ndërsa kol. Tahir Zemaj ishte oficer i parë i njësive operative të FARK-ut i emëruar nga Ministri kol. Ahmet Krasniqi që njihnin dhe respektonin institucionet legjitime të Kosovës dhe Presidentin e Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, tregon më së miri për përpjekjet serioze të luftës çlirimtare dhe përpjekjet që janë bërë për Liri, pavarësi dhe demokraci. Kësaj fitore brilante të betejës së Logjës kurorëzohet dhe bëhet edhe më e rëndësishme me thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, e cila është bërë në vazhdimësi që nga shtatori i v.1998 nga përpiluesi i planeve dhe strategu komandanti Agim Ramadani, Sali Çekaj e të tjerë, të cilët me një angazhim të veçantë ishin dhe do të mbeten figura emblematike të luftës çlirimtare.
Beteja e Logjës, më 06 korrik 1998, ishte e para përballje masive mes forcave ushtarake në fushëbetejë, në të cilën nga njesitë çlirimtare i mposhtën forcat agresore ushtarake dhe policore serbe në Kosovë dhe njekohësisht u thye miti se ushtria dhe policia serbe është e pamposhtur.
Loxha ka hyrë në historinë tonë më të re si betejë e fituar nga trimëria, mençuria, profesionalizmi dhe përkushtimi i luftëtarëve trima të UÇK-së, pjestarë të brigadave institucionale e profesioniste. Ajo u dha shkieve shijen e hidhur të humbjes, ajo u tregoi atyre se shqiptarët kishin vendosur të luftonin e të vdisnin seriozisht për lirinë e Kosovës.
Përkujtojmë me nderimin më të madh rënjën heroike të tre luftëtarëve të atdheut Rrustem Bruçi, Enver Alaj dhe Lumni Surdulli.
Duke përkujtuar këta tre heronj, ne përkujtojmë njëherësh edhe mundin, sakrificat dhe gjakun e derdhur për liri të qindra djemve e vajzave të Kosovës, luftëtarë të UÇK-së dhe viktima të terrorit serbosllav.
Ata për ideal kishin lirinë, pavarësinë dhe demokracinë dhe mu për këtë ideal ata ranë në altarin e lirisë dhe u bën të pavdekshëm, ndërsa vepra e tyre do të çmohet dhe do të ngrihet lart në piedestal, sepse gjaku i tyre mbolli farën e lirisë, fituan betejën dhe thyem mitin e Serbisë. Ata u bën bashkudhëtar të Adem Jasharit, Zahir Pajazitit, dëgjimtar të fjalëve duke i shndërruar në vepër dhe përkrahës të flakët të Sali Çekajt dhe të Agim Ramadanit.
Liria, të cilën e gëzon sot Kosova i ka themelet në gjakun e derdhur brez pas brezi të shqiptarëve te Kosovës, përgjatë një shekulli. Kësaj sakrifice sublime ne duhet t’i perkulemi me pietet, martirëve, heronjëve e dëshmorëve qe ranë për lirinë e Kosovës.
Lavdi dëshmorëve të rënë në këtë betejë të lavdishme; Rrustem Bruqi, Lumni Surdulli dhe Enver Alaj.
Ata ranë për të mos vdekur kurrë!
Lavdi komandantit dhe Heroit të Kosovës Kolonel Tahir Zemaj!
Lavdi e nder u qoftë për jetë dëshmorëve dhe luftëtarëve të Lirisë!
Zoti e bekoftë kombin Shqiptar!

Haki Latifi
Derendingen, 6 korrik 2020