Boksieri shqiptar Burima Aliu nga Zvicra pjesë e rubrikës Bardhë e Zi i cili fletë për herë të parë në portalin Syri.tv

0
574

Syri.tv : Përshëndetje të përzemërta Burim Aliu nga stafi ynë i „SYRI TV “ dhe faleminderit që gjetet disa minuta për ne ?

Burim Aliu: Përshëndetje dhe juve Beni, ndihem i nderuar dhe mirënjohës ndaj jush dhe stafit SYRI TV , është kënaqësi që jam pjesë e portalit Syri.tv dhe rubrikës Bardhë e Zi.

Syri.tv : Kur dole për herë të parë në Ring ?

Burim Aliu: Për herë të parë në Ring kam dalë

2004 ndeshjen e parë si amator dhe fillestar.

Syri.tv : Sa ndeshje dhe sa fitore i ke pasur deri më tani ? Po humbje ?

BurimAliu: I kam 45 ndeshje gjithqysh, 38 fitore (fitore me ko 24) dhe 7 humbje.

Syri.tv : Kush ka qen trajneri i parë që të ka motivuar?

Burim Aliu: Trajneri parë që më ka motivua dhe për ndeshje ishte Tanomsak nga Tailanda në palestër në Basel të Zvicrës .

Syri.tv : Në cilin vit fitove për herë të par, çfarë ishin emocionet?

Burim Aliu: Prej ndeshjes parë deri ndeshjen e 12 kam pas fitore nga 2004-2007

Emocionet ishin për fitore dhe ndeshjen e parë më vitin 2004 dhe u vërtetua se e kam në gjak sportin luftarak.

Syri.tv: Në cilën kategori garoni?

Burim Aliu: Ndeshjen amatore i kam bo 71-75kg(8), Ndeshjet profesional -72.5kg (32)

5 ndeshje te fundit -80 kg.

Syri.tv: Cili është boksieri yt i preferuar?

Burim Aliu: Kickboxer (Giorgio Petrosyan)

Boksier ( Gennadiy Golovkin GGG), Mma ufc ( Ilir Latifi ). Këta i preferoj .

Syri.tv: Si kanë qenë stërvitjet e para nga kush i ke marr ?

Burim Aliu: Stërvitjet e para i kam zhvilluar në Basel thai & kickbox ,Trajneri Tanomsak nga Tailanda. Pas 6 muajsh zhvillova ndeshen e parë në thaibox kickbox.

Syri.tv: Cilat janë synimet e Burim Aliu në vijim, ndonjë ndeshje tjetër?

Burim Aliu: Ndeshjen e fundit e kam përfundua 27 korrik 2019. Tash jam trajner dhe promotor për të ardhmen dhe besa shumë i vendosur. Ndoshta dhe një ndeshe e zhvilloj por s’është akoma në plan.

Syri.tv: Ke menduar një ndeshje të tillë ta bësh në Maqedoni?

Burim Aliu: Po ëndrrat mu kanë barë realitet, do të thotë në 2018 korrik 2019 korrik jam ndesh në vendlindje në Kërcove.

Ishim me vëllezërit Mustafa Aliu dhe Bekim Aliu Organizatorët e Eventit në Kërçove.

Falënderoj gjithë Sponsoret edhe një herë që na mundësuan për të arritë ketë Event profesional

Po ashtu falënderoj Kryetarin e Komunës Fatmir Deharin të Kërcoves, që ka pas nga Nasuf Ipcja shumë përkrahje për Eventin në Kërçovë.

Syri.tv: Si po të trajton jeta në Zvicër si Kikbokser?

Burim Aliu: Si Kickboxer me ndeshje o kon jeta me pak kohë për gjithçka

Ky sport ka lyp shumë përgatitje për ndeshje: kondicion, dietë, teknik, psikikë, disiplinë.

Tash kohën e fundit gati 1 vit jam ma i qetë si Trajner i angazhuar në një Palestër në Basel Riverside Boxing

Kam 3 sportistë garues profesional nën kontratë si menaxher dhe plani është që Eventin e parë me organizua në Zvicër me 2020.

Syri.tv: Ke shënuar 38 fitore, 45 ndeshje dhe 7 humbje në boksin profesionist. A ke ndonjë strategji tjetër për vazhdimin e karrierës tënde?

Burim Aliu: Për Karrierën time skam as plan as strategji, do me thënë e kam përfunduar karrierën

Jam i koncentrua shumë në të ardhmen si trajner menaxher dhe promotor me arritën suksese.

Syri.tv: Si të presin në Kërçovë?

Burim Aliu: Kërcova është e vogël dhe më së shumti me njohin mu si kickboxer profesionist, me respektojnë shumë dhe jam shumë krenar me Kërçovën dhe Kërcovarët

Syri.tv: Cilat janë ëndrrat e tua apo planet në të ardhmen?

Burim Aliu: Ëndrrat janë me arrit si trajner dhe me hapur Palestrën  time.

Syri.tv: Keni pasur frikë nga Corona virus?

Burim Aliu: Frik nga corona unë për vete nuk kam pas.

Me shumë kujdes i kam respektua rregullat dhe kam mëndu për njerëzit që kam në familje të moshar për ti mbrojtur.

Syri.tv: Si kik boksier në Zvicër a mundeni të na tregoni, cilët janë pasojat e Corona Virusit në trupin e njeriut?

Burim Aliu: Mendimi im është për gjitha grip i zakonshëm.

Sporti dhe ushqimi e forcon imunitetin e njeriut por, kujdesi dhe respekti i rregullave që na caktohen është mirë ti zbatojmë.

Syri.tv: Cili është numri i të infektuarave nga COVID-19 në Bazel të Zvicrës?

Burim Aliu: Numri i infektuarave është 1000 e më shumë në Basel të Zvicrës.

Po tash për momentin janë gjithë të shëruar ndoshta është numri shumë i pakët 1-5 vetë.

Syri.tv: Më kë jeton Burim Aliu ?

Burim Aliu: Unë jetoj me Familjen në Basel që nga viti 1989 jetoj në Zvicër .

Syri.tv: Cili është mesazhi juaj për lexuesit e portalit Syri.tv ?

Burim Aliu: Mesazhi im është të duam njërin tjetrin, të lexojmë sa më shumë dhe të merren me Sport sepse sporti është fuqia e trupit tuaj që të jetë ne formë për një shëndet të mirë. Kjo është Medicinë për jetën tuaj.

Syri.tv: Të falënderuat shumë Burim që gjete kohë të jesh pjesë e rubrikës „Bardhë e Zi “ në portalit Syri.tv nga Zvicra ? Ishte kënaqësi që të takova?

Burim Aliu: Ju faleminderit juve stafit tuaj që më ofruat hapësirën në ketë rubrikë që unë të shprehi sukseset e mia. Ju uroj gjithë të mirat dhe suksese Syri.tv dhe ty Beni .

Me respekt Kikbokseri Burim Aliu .

Intervistoi Arben Mehmeti