Mërgata është zemra e Kosovës dhe gjeneratori i zhvillimit ekonomik të atdheut tonë

0
194
Shukri Ymeri

Lobi Euro Atlantik Shqiptar, me gëzim ka pranuar lajmet nga Banka Qendrore e Kosovës, që konfirmojnë zyrtarisht se mërgata ka thyer rekord për paratë e dërguara në Kosovë në maj të këtij viti, krahasuar me periudhat e njëjta të viteve të kaluara. Me këtë rast është dëshmuar një ndjenjë e lartë e atdhedashurisë në këtë periudhë të vështirë për vendin.

Sipas statistikave të Bankës Qendrore të Kosovës, në maj të 2020, mërgata e Kosovës ka dërguar në atdhe mbi 100 milionë euro para të gatshme, përkundër faktin se sikur Kosova, edhe shtet ku jetojmë ne, janë dëmtuar financiarisht nga pandemia e virusit me COVID-19.

Kjo është pothuajse dy herë më shumë se në vitin 2016 ku në maj të atij viti kishin hyrë 57.3 milionë euro. 

Mërgata është zemra e Kosovës dhe gjeneratori i zhvillimit ekonomik të atdheut tonë, andaj e përsërisim thirrjen nga thellësia e zemrës që të vazhdoni me këtë përgjigje masive në përkrahje financiare për familjet dhe shtetin tonë.

Shpresojmë që edhe politikanët në Kosovë, ta duan dhe ta ndihmojnë vendin, siç e do Mërgata Shqiptare!