Shkrimtarja shqiptare nga Zvicra Fatime Kalimashi pjesë e rubrikës „Bardhë e Zi “ në portalin syri.tv e cila fletë për sukseset e saja.

0
514

Syri.tv: Përshëndetje zonja Fatime mirë se vini në rubrikën Bardh e zi të portalit syri.tv , dhe  që tani jeni pjesë e televizionit TV SYRI nga Mërgata?

Fatime Kalimashi: Përshëndetje juve i nderuar Arben, Syri TV dhe gjithë̈ stafit tuaj të mrekulluar. Faleminderit për ftesën!

Syri.tv: A mundeni të na tregoni kush është shkrimtarja shqiptare Fatime Kalimashi?

Fatime Kalimashi: Jam nga Kosova gjegjësisht nga komuna Prizrenit. Që nga viti 1995 jetoj dhe veproj në Zvicër në kantonin Vaud ( VD).Jam e martuar dhe kam tre fëmijë̈!

Syri.tv: Si filloj rrugëtimi juaj si shkrimtare?

Fatime Kalimashi: Me shkrime jam marr qysh në moshë të re.

Ishte dëshira dhe pasioni të ndjek rrugën e artit dhe të shkruaj për jetën në përgjithësi!

Poezia ishte mundësia për të depërtuar në zemrën e lexueseve, pra duke u marr me shkrime fitova vetëbesim të plotë në botën e artit!

Syri.tv:  Ju jeni  një shkrimtare,  poete, artiste. Si e ndjeni veten para artdashësve tuaj ?

Fatime Kalimashi: Është̈ kënaqësi kur merr komplimente dhe ndan të mirën e artit me miq. Komentet dhe përkrahja e miqësisë gjatë gjithë kohës më kanë bërë të ndihem shumë mirë. Shfrytëzoj rastin t’i falënderoj shumë nga zemra të gjithë̈ ata të cilët kanë përcjellë veprimtarinë time duke lexuar poezitë e mia e po ashtu duke më dhënë̈ vullnet për të vazhduar dhe të shkruar më tutje!

Syri.tv: Cili është pasioni juaj për poezinë?

Fatime Kalimashi: Pasioni im për poezinë është̈ vet bota artit! Është̈ krijimtaria ajo që na bën ta duam poezinë̈, të komunikojmë̈ me vargjet dhe me botën e ndjenjave poetike. Përmes poezisë̈ ne shprehim atë̈ që e ndjejmë̈ në zemër dhe shpirt, mbase poetet kane botën e tyrë të artit që buron si ujë kristali i një̈ burimi të pa shterrur.

Syri.tv: Cili është kontakti i parë me letërsinë, me atë që do të bëhej pjesë e jetës suaj?

Fatime Kalimashi: Për mua shkronjat e gjuhës shqipe janë̈ të arta dhe poezia ka qenë çelës i suksesit në botën e artit poetik!

Syri.tv: Si  shkrimtare, si e shihni letërsinë e sotme ?

Fatime Kalimashi: Në ditën e sotme letërsinë e shoh si një̈ pasqyrë që dizajnin e asaj pasqyre çdo kush bën për qefin e vet…

Syri.tv: A keni kritikuar ndonjë krijues dhe përse?

Fatime Kalimashi: Po, kam kritikuar sepse ka që shkruajnë̈ duke kopjuar vargje të huaja dhe mundohen të bëjnë̈ emër duke shfrytëzuar rastin nga të tjerët pa bërë̈ asnjë̈ pikë mundi apo pa dhënë̈ kontribut pozitiv!

Syri.tv: A ju kanë kritikuar dhe përse ?

Fatime Kalimashi: Po, më kanë kritikuar edhe nga ana pozitive por edhe nga ajo negative!

Nga ana pozitive kanë qenë arsyet që të më shtynë̈ përpara që të jap më të mirën e mundur sepse e dinin mirë që mund të shkruaj edhe më bukur edhe më fuqishëm.

Sa i përket anës negative ishte kritika, nuk duhet të shkruash për jetën tendë dhe për të tjerët sepse ajo ishte një̈ e kaluar?!

Por mendoj se duke mësuar nga ajo e kaluara ime dhe e të tjerëve sot jam e lumtur në arritjet e mia të suksesshme!

Syri.tv: Ku është prirja juaj si lexues dhe jo si krijuese ?

Fatimr Kalimashi: Për ketë̈ e kam më të vështirë̈ t’ju përgjohem ngase të flas për veten time e kam shumë dobësi, por mendoj dhe besoj shumë se prirja ime është̈ që më shumë i lexoj njerëzit në sy se sa në shkrime!

Syri.tv: Na tregoni cila ka qenë poezia e parë nga ju?

Fatime Kalimashi: Poezia e pare ka qenë kur isha nxënëse në shkollën fillore ndërsa librin e parë kam botuar në vitin 2008.

Syri.tv: Sa poezi apo shkrime i keni të botuar deri më tani?

Fatimr Kalimashi: Kam të botuara katër vëllime me poezi dhe së shpejti do i botoj edhe 3- vëllime të tjera.

Kam planifikuar që librat t’i botoja në muajin Maj, por pasi që Covid-19 bllokoj çdo gjë̈ e kam lenë̈ që promovimi tyre të bëhet në vjeshtë!

Syri.tv: Ju keni shpirtin e artistes, shkrimtare, poete, këngëtare dhe aktiviste! cila nga këto të fle më në shpirt ?

Fatime Kalimashi: Për mua secila ka rëndësinë̈ dhe veçantinë̈ e vet, por ajo që më së shumti më flenë në shpirt është̈ humanizmi!

Poezia dhe kënga është̈ frymëzimi im që më jep jetë dhe kënaqësi, ndërsa ajo që bej për njerëzit, për vendlindjen dhe për Atdheun e ndjej obligim moral dhe njerëzor por gjithsesi më bën të lumtur sa herë që kontribuoj!

Mendoj se e kemi borxh të jemi në shërbim të Atdheut tonë të dashur dhe të shumë vuajtur!

Syri.tv: Pse e zgjodhe muzikën ?

Fatime Kalimashi : Ne si familje e kemi të trashëguar muzikën dhe në pamundësi që ta zhvillojmë̈ më herët muzika mbeti pasion dhe ëndërr e kamotshme si në këndim ashtu edhe në vallëzim, besa edhe në ekzekutimin e daulles, pasi që edhe babi e vëllezërit ekzekutojnë̈ veglat frymorë siç̧ janë̈ kavalli dhe fyelli por nena, motrat dhe unë̈ daullen e kishim instrument që e adhuronim shumë!

Pasi që jam edhe anëtare e SHKA *ILIRËT* në Llozanë të Zvicrës dhe si shoqatë ishim të ftuar në festivalin ANADRINIA JEHON ku aty u zgjodha SOLISTJA më e dalluar e vitit 2019 gjë që nuk e prisja.  Juria profesionale që nga ajo ditë kur më dha çmimin e parë aty me dha edhe një vetëbesim për të vazhduar me këngën!

Syri.tv: Po me aktivitet, çfarë të lidhë ?

Fatime Kalimashi: Me aktivitete më lidh arti dhe kultura e pastër shqiptare!

Përmes aktiviteteve ne zhvillojmë̈ kulturë, ruajmë dhe kultivojmë̈ kulturën dhe traditën tonë shqiptare, duke filluar nga gjuha e të parëve tanë̈, pra gjuha shqipe!

Po ku ka gjuhë më të bukur dhe më të pastër se gjuha e nenës, gjuha shqipe?

Pastaj është kënga dhe vallja shqipe, muzika e pastër shqiptare, ruajta e traditës dhe e folklorit shqiptar e shumë të tjera…

Syri.tv: Si shkrimtare keni pasur frik nga Convid-19 ?

Fatime Kalimashi: Jo nuk kam pasur frikë aspak nga izolimi pasi që jam besimtare e denjë, mendoj  ajo që është̈ e shkruar nga Zoti nuk mund ta ndalë askush tjetër përveç̧ atij t’i qofshim falë!

Mund të jem shqetësuar për të tjerët si për shembull familjarët dhe miqtë e afërt duke menduar se ndahen nga jeta dhe s’mundem te ju jap përshëndetjen e fundit por falë  Zotit kemi kaluar pa shqetësime.

Syri.tv: Gjatë kohës që keni qëndruar e izoluar në Karantinë, keni bërë ndonjë poezi apo ndonjë shkrim?

Fatime Kalimashi: -Po, kam shkruar shumë dhe kjo më ka ndihmuar edhe mua edhe lexuesit e mi pasi edhe ata ishin te izoluar, por kënaqësia e  ndërsjellë̈!

Shfrytëzoj rastin t’i falënderoj të gjithë̈ miqtë̈ e mi që kanë qenë pjesë e krijimtarisë̈ dhe inspirimin tim dhe gjetur kohë për t’i lexuar poezitë̈ e mia në çdo kohë!

Syri.tv: Si është jeta e një shkrimtare në Zvicër ?

Fatime Kalimashi: Pasi jetojmë̈ me një̈ vend të huaj jeta e një̈ shkrimtare është̈ luftë për të shkruar dhe kultivuar sa më shumë dashuri dhe paqe për të tjerët dhe mesazhi ime është̈ i qartë përmes vargjeve te mia, poezia është ajo e cila më lidh komunikimin me njerëzit dhe lexuesit e mi.

Komunikimi është̈ aftësi dhe kulturë e një̈ gjuhe të përbashkët dhe mirëkuptimi mes krijuesit dhe lexuesit!

Malli dhe dashuria për familjen efshtë̈ etje e pashuar, prandaj si poete përmes vargjeve të mia shprehi ndjenjat më të sinqerta të dashurisë̈ për familjen dhe vendlindjen tonë të larë me gjak!

Syri.tv: Cilat janë sfidat që përballoheni kohën e fundit ?

Fatime Kalimashi: Mendoj se jeta është̈ si dallgët e detit dhe duhet të përballemi në çdo kohë për t’i sfiduar ato dallge, çfarëdo dhe kudo na përplasin ato…

Syri.tv: Ju jetoni në Mërgatë , keni shkruar ndonjë poezi për vendlindjen tuaj ?

Fatime Kalimashi: Vendlindjes time i kam shkruar poezi, tekste të këngëve por edhe i kam kënduar!

Syri.tv: Keni qar ndonjëherë si shkrimtare gjatë shkruarës së ndonjë poezie apo ndonjë shkrimit ?

Fatime Kalimashi: Po, kam  qarë shumë herë por ndërkohë̈ edhe kam qeshur…

Syri.tv: Më kë jeton Fatime Kalimashi apo shkrimtarja jonë ?

Fatime Kalimashi: Jetoj me familjen time të shtrenjtë dhe të shenjtë!

Pasuria më e çmuar që kam është̈ bashkëshorti dhe fëmijët!

Syri.tv: Cili është mesazhi juaj si shkrimtare për lexuesit e portalit www.Syri.tv?

Fatime Kalimashi: -Mesazhi im për lexuesit e portalit Syri TV është̈: të keni sa më shumë dashuri dhe mirësi në familje dhe për njëri – tjetrin!

Druani dhe ndihmoni ata që kanë nevojë sepse herët apo vonë do të shpërbleheni momentin që ju nuk e prisni!

Mos harroni se atë̈ çfarë̈ mbjellësh do korrësh!

Syri.tv : Ju falënderojmë Zonja Fatime që gjete kohë të jeni pjesë e rubrikës Bardh e Zi në portalin Syri.tv. Ishte kënaqësi për intervistën dhe kohën që ndamë kohën së bashku. Suksese dhe më tutje!

Fatime Kalimashi: Respekt dhe gjitha të mirat për ju dhe Syri TV! Suksese!

Intervistoi: Arben Mehmeti