Çmimin; Dyshja më e mirë e rapsodëve e fiton: Isuf Rashiti & Mehmet Petrovci në festivalin virtual kombëtar „Anadrini Folk 2020“

0
148

Çmim i merituar 👏👏👏🙏

S’kishte si të ndodhte ndryshe, përderisa (dueti) rapsodët të folklorit,dy bilbilat e mërgatës Isuf Rashiti dhe Mehmet Petrovci,tërë talentin e tyrë e kanë të shkrirë ndër vite,nëpërmjet qindra e mijëra këngë shqiptare.
Sinqerisht i gëzohem pa dorashka këtij suksesi,për arsye se, sapo i shikova në konkurim,vetes i përshpërita me gëzimin e bindjes së plotë; se këto dy bilbila fitoren e kanë të siguruar ende pa konkuruar,sepse, talentin e tyre tashmë e ka vlerësuar vetë publiku artdashës,gjë që këtë duet i mirëpresim me padurim e në duartrokitje,nëpër çdo këngë të radhës.


Urime dhe suksese të përzemërta kundrejt një suksesi të merituar,me kontributin e talentit të tyre prej artistësh të kompletuar!
Bilbilave Isuf Rashitit dhe Mehmet Petrovcit i uroj përzemërsisht;
E gzofshi çmimin e ju paçim sa malet!
Komplimente të sinqerta edhe ndaj jurisë e cila me punën e tyre korrekte e dinjitoze, ja rritën vlerat vetes si juri serioze e festivalit folklorik Anadrini!
Bravo ju qoftë!
Respekt!

Donika Cela