Shqiptaro-zvicerania Ylfete Fanaj zgjidhet Kryetare e Këshillit Kantonal në Lucern të Zvicrës

0
407

Sot është një ditë e shenuar historike nga Lucerni, sepse kemi një lajm të gëzuar për të gjithë komunitetin shqiptarë që jetojnë në Zvicër. Është rasti i parë, jo vetëm në këtë kanton, që të zgjidhet një grua me prejardhje të huaj në këtë nivel kaq të lartë.
Tani më është dëshmuar se, shqiptarët në Zvicër përveç se me sport, futboll apo boks tash së fundi po dëshmohen edhe me inkuadrimin e suksesshëm të tyre në skenën politike zvicerane.
Nga sot, Z. Ylfete Fanaj, është gruaja me pozitën më të lartë politike në Kantonin e Lucernit për vitin 2020/21. Ajo, do të kryesojë Këshillin Kantonal të Luzernit për një vit, nga 1 korriku, duke e bërë atë gruan me përgjegjësi më të lartë politike. Politikanja Fanaj (PS ), u zgjodh me një shumicë absolute prej 59 votash nga 91.
Shqiptaro-Zvicerania z.Ylfete Fanaj, e lindur në Kosovë (Prizren) e cila prej kohësh merr pjesë në aktivitetet politike të Zvicrës dhe si kurorëzim i angazhimit të saj del se ajo nga sot ka pozitën më të lartë politike në Kantonin e Lucernit të Zvicrës. Z.Ylfete (38 vjeçe) e cila ka emigruar nga Kosova në Zvicër para 30 viteve, bëhet shqiptarja e parë e zgjedhur me shumicë apsolute të votave si Kryetare e Këshillit Kantonal në Lucern.
Politikania me rrënjë kosovare, e cila përfaqëson Partinë Social Demokrate zvicerane (SP), që nga viti 2011 përfaqëson qytetin e Lucernit në Parlamentin e Kantonit të Lucernit. Në zgjedhjet kantonale të këtij viti (2019) ajo është rizgjedhur me rezultatin më të mirë nga të gjitha partitë sa i takon qytetit të Lucernit.


Para zgjedhjes në nivel kantoni, z.Fanaj ka qenë nga viti 2007 deri në vitin 2011 anëtare e Asamblesë së qytetit të Lucernit dhe kështu ajo tashmë ka prapa vetes një përvojë të mirë dhe të suksesshme parlamentare. Njëherit, Ajo ishte e nominuar për deputete në Parlamentin Federal të Zvicrës, në zgjedhjet që u mbajtën më 20 tetor 2019.
Zonja Ylfete Fanaj është politikania e parë me rrënjë shqiptare që deri tash ka arritur më së larti në politikën zvicerane.
Zonjës Fanaj i urojmë punë të mbarë dhe suksese të mëtejme!

23 qershor 2020
Haki Latifi