Atdheu i shpirtit është aty ku ke lindur!

0
187

Edhe morti i ligë u hidhrue….

Me një buzëqeshje të stamposur në fotografi dhe me një amanet të fundit lënë mikut tij të ngushtë gazetarit Dashnim Hebibit, fatklqësisht largohet nga kjo jetë padrejtsie i ndjeri Dr.sc.Llukman Halili, duke na lënë lamtumirën e fundit,nëpërmjet fjalëve të fundit :-„Atdheu i shpirtit është aty ku ke lindur“!
Edhe pse mërgimtarët një nga një po i han dheu i huaj,përsëri pjesa tjetër e mbijetuar për ekzistencë… ashtu si çdo herë,ku shqiptarët e kanë traditë të mblidhen të bashkuar nëpër gëzime edhe nëpër hidhërime,jo vetëm në Atdhe por edhe në mërgim, gjithmonë mërgimtarët i gjen të bashkuar,si për gëzim ashtu edhe për hidhërim.


I tillë është edhe rasti në hidhërim varrimi, ku kufoma e Llukmanit i mbajtur në supet e vëllezërve bashkatdhetarë shqiptarë,me përgjegjësinë më të madhe u vendos për të pushuar një herë e përgjithmonë, pranë pemës së heshtjes e cila do t’i bëjë hije në ditë me vapë të madhe dhe do t’i shndërrohet në ombrellë në kohë të vrejtur,mjegull e me shi…. pikërisht në tokën ku Llukmani e paska dashur aq shumë,shtetin Zviceran.
Lamtumirë i pa harruar Llukman Halili!


Të qoftë i lehtë dheu i shtetit mërgimtarë!
Me keqardhje më të madhe për ikjen e parakohshme të të ndjerit Llukman Halilit, ju përcjell gushllimet e mia të sinqerta kundrejt familjarëve,miqëve e të gjithë dashamirsve të Llukmanit!
Me shumë respekt nga Donika Cela!