Fitore e shqiptarëve për ndaljen e spastrimit etnik në Luginë

0
92

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar, i përgëzon popullin e Luginës së Preshevës që treguan unitetin e tyre dhe garuan me një̈ listë të përbashkët në zgjedhje duke e rritur kështu përfaqësimin në katër deputetë.Urojmë që ky sukses të përkthehet në angazhim serioz në përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve të Luginës dhe avancimit të interesave kombëtare.Përmes këtij uniteti të treguar, dhe koordinimit të Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës, i dërgojmë mesazh të qartë regjimit në Serbi, së nuk mund të vazhdojë me nëpërkëmbjen e të drejtave të shqiptarëve në Serbi.Kërkojmë urgjentisht, që përfaqësuesit e zgjedhur ta ngrisin çështjen e anulimit të adresave të mërgimtarëve të kësaj ane, sepse Serbia me qëllim të ndryshimit të karakterit demografik dhe uljes së numrit të shqiptareve është duke ushtruar presion dhe zbatuar plane shoviniste ndaj shqiptarëve të Luginës.Kërkojmë që të kthehen investimet e munguara prej kohës, punësimi i të rinjve dhe pranimi i diplomave universitare. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet ti bëjnë trysni Serbisë që ta ndalë diskriminimin dhe spastrimin etnik që po ia bënë Luginës së Preshevës në shekullin 21.
Me respekt,Shukri YmeriKryetar i Lobit Euro-Atlantik Shqiptar