Poetia 12- vjeçare Lediona A Syla nën hapat e artistes së madhe të kombit, Margarita Xhepa.

0
829

Eh sa shumë e shumë vite karrierë bërë në art, nga artistja e pa arritshme e kombit, Margarita Xhepa!
Ikona e artit Margarita Xhepa, jo vetëm që nuk u ndal kurrë duke dhënë në të mirë të artit, por as që nuk u ankua kurrë, dukë thënë se u lodha.
Kënaqësi më e madhe kush e shikon sot në këtë moshë, ne dhënie të kontributit në art dhe në përkrahje të brezit të ardhshëm në përparim gjer në shkëlqim.
Vlerësimi i bërë nga juria e festivalit të poezisë për vitin 2020-të të mbajtur në Tiranë, radhit në vendin e parë poeten 12-vjeçare Lediona A Syla (përkrah artistes së nderit Margarita Xhepa) me vargjet të titulluara :“ Ç’ke Atdheu im?… të cilët u vlerësuan si vargjet më të bukura ti vitit 20-të.
Bukur!
„Fëmijët janë e ardhmja e kombit“!
Emocionet tona për suksesin e çmimit të artistes së talentuar janë të pa përshkruar dot me fjalë, ndërsa, për sa i përket emocioneve të poetes Lediona A Syla, vetë poetja fituese me çmimin e parë shprehet:  Jam më shumë e emocionuar dhe tepër e gëzuar që mu dha rasti të marr pjesë në festival.


E bukur kjo përgjigje, pasi jo të gjithë mundet ta kenë mundësinë e pjesëmarrjes në një festival madhështorë, nga ku të jepet e drejta e besimit për të konkurruar mes një numri të madh konkurrues poetesh, nga të gjithë viset shqiptare.
Krahas Ledionës, që e meriton të përkrahet dhe të duartrokitet, merita në radhë të parë i takon babait të Ledionës,( Afrimit)i cili si çdo herë është krahu i djathtë për ndihmën e obliguar që jep ai ndaj vajzës së tij, për t’ia plotësuar kushtet me të gjitha mundësitë që ka.
Falënderime të ngrohta kundrejt zonjës poete e presidente e Shoqatës Kulturore Artistike „Jehona Shqiptare”, zonjës Zamira Mira Konçe, e cila e shikoi të arsyeshme t’ia besonte ftesën poetes së vogël Ledionës, për të marrë pjesë si konkurruese në festivalin e poezisë, si dhe falënderime të përzemërta jurisë për vlerësimin me vendin e parë të krijimtarisë së poete Lediona A Sylaj, nga Mitrovica e Kosovës.
Urime e suksese jo vetëm poete Ledionës, por, urime e sukses edhe mbarë artit shqiptar, që pikërisht sot në kohë më të domosdoshme, një talente gonxhe e sapo formuar, po hedh rrënjë të fuqishme në artin letrar shqiptarë!
Kurrë mos tu ndaleshin sukseset, poetja jonë e talentuar Lediona A Syla ashtu siç nuk ju ndanë sukseset ndër vite karriere suksesesh, të madhes artistet Margarita Xhepa, si ikona e artit shqiptar!
Ju paçim me shëndet e jetë të gjatë!

Donika Cela