E konfirmon Hoti: Kemi lejuar mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë

0
115

Autoritetet kosovare kanë lejuar që brenda territorit të Kosovës të lejohet procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare të Serbisë.

Sipas kësaj marrëveshje, palët janë dakorduar që të ndiqen praktikat e krijuara më parë dhe modalitetet e zbatuara në vitin 2017.

Këtë gjatë ditës së sotme e ka konfirmuar edhe kryeministri, Avdullah Hoti.

Hoti ka thënë se Qeveria e tij ka lejuar mbajtjen e zgjedhjeve me të njëjtat aranzhime që kanë ekzistuar më parë, shkruan Reporteri.

“Ka një aranzhim në mes të institucioneve të Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë për organizimin dhe menaxhimin e mbledhjes së votave në Kosovë.Unë kam leju mbajtjen me të njëjtat aranzhime që kanë ekzistuar më herët edhe tash”, u shpreh Hoti.