Mësuesi shqiptar Emanuel Rakipllari nga Koreja e Jugut fletë për herë të parë për sukseset dhe jetën e tij në „Bardhë e Zi“ të portalit Syri.tv

0
294

Syri.tv: Përshëndetje i nderuar z.Emanuel Rakipllari, faleminderit që pranuat ftesën që të jeni pjesë e rubeikës Bardhë e Zi të portalit Syri?

Emanuel Rakipllari: Përshëndetje dhe faleminderit juve për ftesën.

Syri.tv: z.Emanuel më flitni pak kush është Emanuel Rakipllari?

Emanuel Rakipllari: Unë kam lindur në rrethin e Korçës në fshatin Sovjan.

Në vitin e fundit të gjimnazit u bëra pjesë e një lëvizje studentore, e cila fillesat e saj i kishte në Kore te Jugut.

Aty u njohëm me të rinj nga shumë vende të botës edhe me Koreanë nga ku me lindi dëshira të di më tepër për Korenë. Pas vizitës së parë që pata në 2005, vendosa të kryej shkollimin e lartë në Kore.

Syri.tv: Një rrugëtim i juaji si filloj si Mësues ?

Emanuel Rakipllari: E gjithë historia filloi gjatë kohës që unë isha student. Kam studiuar 100% me të ardhurat e mia për arsyeje që Shqipëria nuk kishte marrëdhënie të mirëfillta diplomatike dhe Shqiptarët nuk përfshiheshin në bursat që financoheshin nga shteti Korean. Gjatë asaj kohe Koreja kishte një kërkesë te madhe për mësues anglishteje dhe aty unë fillova fillimisht me kohë të pjesshme si mësues kopshti, pastaj në akademi dhe më vonë në shkollë shtetërore.

Syri.tv: Pse e zgjodhët Koren e Jugut të punoni si Mësues e jo në vendlindje ?

Emanuel Rakipllari: Të them të drejtën nuk e zgjodha unë Korenë por ajo mua, duke më ofruar mundësi punësimi dhe paga shumë më të mira se sa Shqipëria. Por, as një herë qëllimi im nuk ishte të qëndroja në Kore. E gjithë ideja e ardhjes time në Kore ishte që pas studimeve dhe njohjes së gjuhës dhe kulturës Koreane unë të shërbeja si një katalizator në marrëdhëniet Kore Shqipëri. Por edhe pas 15 vitesh, Shteti Shqiptar nuk ka marrëdhënieve diplomatike me Korenë. Është për të ardhur keq sepse vetëm nga turisim me Korenë, Shqipëria do të kishte të ardhura të jashtë zakonshme!

Syri.tv: Ku punon tani saktë Emanuel Rakipllari?

Emanuel Rakipllari: Tani punoj si mësues i pavarur për arsyeje që jam i lire të punoj në disa punë njëkohësisht edhe të ardhurat janë më të kënaqshme. Tani punoj në një gjimnaz privat, në akademi edhe disa klasa private.

Syri.tv: Çfarë ndenje është të jeni Mësues në Korenë e Jugut?

Emanuel Rakipllari: Mësuesi në Kore është profesion i respektuar dhe është kënaqësi kur shikon se sa shume studiojnë studentet Koreanë. Por kam edhe një ndjenjë keqardhjeje për moshat e vogla sepse e gjithë fëmijëria ju shkon mbi libra.

Syri.tv: Cilët janë sukseset gjatë karrierës tënde si Mësues?

Emanuel Rakipllari: Unë e fillova mësuesinë për arsyeje sepse jam më i lire sesa puna në kompani të ndryshme. Nuk e kisha menduar se do të punoja ( 13 vite) si mësues, por duke punuar filloi të më pëlqejë. Fillova me kohë të pjesshme nga kopshti dhe tani në gjimnaz. Dhe mbasi të përfundoj masterin shpresoj që një ditë te punoj edhe në universitet.

Syri.tv: A ka shkolla shqipe apo drejtime në gjuhën shqipe në Kore të Jugut ?

Emanuel Rakipllari: Koreanet e njohin shumë pak ose aspak Shqipërinë. Nuk ekziston as edhe një gjë që ka lidhje ose flet për Shqipërinë. Vendet Afrikane si Gana apo Angola nuk lënë aktivitet ekonomik e kulturor pa marrë pjese, duke u munduar të tërheqin sa më shume investime Koreane në vendet e tyre, kurse qeveritë tona nuk e kanë mare as mundin më të vogël. Është për të ardhur keq sepse nga një marrëdhënie mirë me Korenë e Jugut vetëm të mira ka.

Syri.tv: Sa është numri i shqiptarëve që jetojnë në Kore të Jugut ?

Emanuel Rakipllari: Nuk e di numrin e sakte, por nuk janë shumë.

Syri.tv: Si takohen shqiptarët apo keni shoqata apo klube të Shqiptarëve ?

Emanuel Rakipllari: Jemi munduar të mbajmë kontakte nëpërmjet Facebookut por me disa prej tyre takohemi rregullisht sepse njihemi prej kohesh.

Syri.tv: Sa i ruajnë tradita shqiptarët në Kore të Jugut ?

Emanuel Rakipllari: Për arsyeje që kemi një kohë të gjatë që jetojmë aty edhe duke pasur marrëdhënie miqësore me miq nga shume vende, shumë i kemi përzier traditat e zakonet tona.

Bota po ndryshon shumë shpejt.

Por mundohemi që traditën familjare ta kemi të fortë.

Syri.tv: z. Emanuel tani jemi në kohën e fundit të COVID-19, a mundeni të na tregoni si është gjendja aktuale në Kore të Jugut ?

Emanuel Rakipllari: Koreja edhe pse është një nga vendet model për mënyrën se si e menaxhoi pandeminë që në zanafille, vazhdon të jetë në gjendje të jashtë zakonshme. Vazhdon monitorimi shume stërkit për të dyshuarit. Ndërsa pjesa tjetër bën jetë normale.

Syri.tv: Si Mësues që jeni ju, a mundeni të më tregoni sa ka qenë numri i i të infektuarave nga Corona virus apo COVID 19 ?

Emanuel Rakipllari: Sot që po shkruaj numri i të infektuarve që në fillim është 11mije e 719 persona, i atyre të shëruar 10 mije e 531, i atyre që janë testuar sot 27 mijë e 954 persona dhe i atyre që kanë humbur jetën 273 persona.

Syri.tv: Ka pas shqiptarë të infektuar COVID- 19 ?

Manuel Rakipllari: Ne dijeninë time as një Shqiptar nuk është i infektuar në Korenë e Jugut.

Syri.tv: A keni pas frik nga COVID- 19 ju si Mësues?

Emanuel Rakipllari: Në fillim nuk kam pasur frike sepse kemi kaluar edhe Mers edhe Sars dhe menduam që do të ishte e njëjta gjë. Por kur qeveria vendosi mos hapjen e shkollave për herë të pare në historinë e Koresë, të them të drejtën na hyri frika. Ndërsa tani po mundohemi të mësohemi me stilin e ri të jetesës duke ruajtur distancat sociale, por në një kryeqytet si Seuli ku është përqendruar gjysma e popullsisë së Koresë nuk është aq e thjeshte të ruash distancën. Por mbi 95 përlind e qytetareve përdorin maska gjate gjithë kohës në publik, ndihmon shumë në mos përhapjen e virusit. Dhe ketë pranverë për arsyeje të përdorimit në maskave edhe gripi sezonal nuk është dukur gjëkundi.

Syri.tv:Cilët jan pasojat e Karantinës tek fëmijët dhe të rriturit ?

Emanuel Rakipllari: Në ndryshim nga shumë vende të tjera, në Kore nuk kemi qenë as një ditë në karantinë. Por thjesht duke e ditur që virusi është midis nesh, është një lodhje psikologjike jo e vogël. Për arsyeje që shkollat nuk u hapën për një kohë shumë të gjatë, fëmijët por edhe prindërit e kanë përjetuar jo fort mirë megjithëse siç e përmenda më sipër, tani të gjithë po mundohemi të mësohemi si të bashkëjetojmë me virusin.

Syri.tv: Shpresoj të keni kaluar mirë këtë periudhë të Pandemisë të Covid 19?

Emanuel Rakipllari: Mundohemi të jemi sa më të qetë dhe koshient për situatën.

Syri.tv: Meqë jemi ende në gjendjen e vështirë të Pandemisë së Corona virusit apo covid 19, a mund të na tregoni çfarë është covid 19, nga doli, si përhapet, si të mbrohemi?

Emanuel Rakipllari: Nuk e di të them se nga e ka prejardhjen ky virus por di të them se Covid 19 është një virus i cili bën pjesë në familjen e viruseve korona dhe është jashtë zakonisht ngjitës. Ky virus është shumë herë më i thjeshtë të parandalohet se sa te luftohet. Bazuar në eksperiencën tonë në Kore, mënyrat më të mira të parandalimit janë larja e duarve me sapun dhe përdorimi i maskave gjate gjithë kohës në publik.

Syri.tv: A do të kthehet sërish Corona Virusi apo COVID-19, se disa spekulime po dëgjohet kohën e fundit se nga muaji Shtatorë pritët të vjen një valë e re e COVID-19?

Emanuel Rakipllari: I lutem edhe Zotit por edhe virusit që të mos na vizitoje më se nuk i kemi as nervat e as fuqi të mëremi me një boom të dytë, jemi boll të lodhur. Shumë spekulime ka dhe uroj që asnjëra të mos rezultojë e vërtet.

Syri.tv: Si Mësues çfarë raporte keni me mësuesit e tjerë ?

Emanuel Rakipllari: Kemi marrëdhënie shumë të mira. Para Covid 19, shpesh dilnim si grup për kafe apo darka. Në Kore është traditë që të paktën njëherë në muaj duhet të dalim bashkë si staf i shkolles.

Syri.tv: Më kë jeton Emanuel Rakipllari?

Emanuel Rakipllari: Une jetoj me bashkëshorten dhe vajzën tonë e cila pas 3 muajsh mbush 2 vjeç.

Syri.tv: Dhe krejt në fund, një porosi gjithë shikuesve të TV Syri në Zvicër dhe lexueseve dhe dashamirëve të portalit me të njëjtin emër, pra Syri TV?

Emanuel Rakipllari: Ka shumë konspiracion për sa i përket Covid 19, sipas Koresë virusi është i vërtet dhe nuk duhet neglizhuar me pretendimin se jam i ri dhe jam i shëndetshëm, rreth nesh kemi të moshuar dhe njerëz me imunitet të dobët. Duke ju uruar shëndet të plote dhe plot gëzime le të mendojmë edhe për shëndetin e atyre që na rrethojnë.

Syri.tv: Ju falënderojmë përzemërsisht ishit pjesë e rubrikës Bardhë e Zi dhe ju dëshirojmë suksese në punën tuaj profesionale dhe gëzime e lumturi në familje. Na bëni të ndihemi mirë si shqiptarë?

Emanuel Rakipllari: Faleminderit edhe juve. Dhe mendoj që ka akoma shpresë se Shqipëria jonë e vogël dhe e vuajtur do të lulëzojë një ditë.

Intervistoi Arben Mehmeti