Reagim i Lobit Euroatlantik Shqiptar për Reciprocitetin

0
633

Lobi Euroatlantik Shqiptar, reagon me indinjatë ndaj vendimit të sotëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për të hequr reciprocitetin ndaj Serbisë. Ky veprim është absurd dhe e shkelë Kushtetutën e Kosovës poashtu e cenon sovranitetin tonë.Ky vendim është kthim mbrapa dhe dorëzim ndaj qëndrimit kundërshtues të Serbisë ndaj Pavarësisë së Kosovës.
Ftojmë Qeverinë e Kosovës që ta rishqyrtoj këtë vendim dhe ta kthej reciprocitetin me Serbinë. Reciprociteti është barazi, dinjitet dhe realitet që Serbia dhe gjithë kundërshtarët e Republikës së Kosovës, duhet ta pranojnë.
Nënshtrimi i Kosovës ndaj Serbisë duhet të ndalet menjëherë, sepse kjo do të ndikojë edhe nën nënshtrimin në dialogun që po pritet të rifillojë. Kosova nuk ka nevojë të jetë inferiore ndaj Serbisë. Është Serbia ajo që duhet të jetë e turpëruar për krimet e bëra, për gjenocidin, për vrasjet e fëmijëve, grave, pleqve dhe për shkatërrimin e Kosovës.
Me respekt,Shukri YmeriKryetar i Lobit Euro-Atlantik Shqiptar