Më shumë se bukur e kalova në TV Syri në Zvicër

0
384

MË SHUMË SE BUKUR. – Më shumë se bukur e kalova në TV Syri ….kështu mu përgjigj i nderuari artist Bekim Ibrahimi, pasi unë e pyeta: – Bekim si e kalove mbrëmë në TV Syri?  Mu përgjigj në qetësi me shume ndjenja te thella me plotë emocione dhe vullnet për tu takuar përsëri.

Për bese jam i mahnitur dhe do të kem mall me ja dëgjuar zërin një burri shqiptar ashtu siç ishte z.Musli Saiti ….shtoi në vijim artist Bekimi. Sinqerisht edhe për mua si një artdashëse, suksesi juaj mbrëmë ka qenë më shumë se një dhuratë shumë e bukur.

Çdo gjë ishte perfekt. Duke filluar nga muzika e parapërgatitjes së skenës, që vërtet më pëlqeu shumë. Sa bukur o Zot ishte imazhi i violonçelit, nëpërmjet të cilës u bë hapja e skenës së TV Syri! Gjallëri e hare mori studio TV, kur ju dy personazhet ( ti Bekim dhe drejtori i TV Syri z.Musli Saiti) nëpërmjet një përshëndetje mes buzëqeshje të ngrohta e të sinqerta, mblodhët rreth vetes me mijëra teleshikues artdashës anë e mbanë Botës.

Kurrë më parë nuk kam shikuar një program argëtues kulturorë kaq të bukur. Pikërisht, ne kohën e duhur pas një izolimi për shkak të pandemisë COVID 19,argëtimi përmes bisedës mes artist Bekimit dhe moderatorit z.Musli, përmes tingujve muzikorë të lozur nga artist Bekimi nëpërmjet veglave të tija muzikore, përmes shakave e barsoletave rreth ngjarjeve të vërteta dhe mbyllja e emisionit argëtues kulturorë nëpërmjet tingujve të këngës, vërtetë u bë një punë më shumë se e bukur, sepse u thye frika e stresit shkaktuar për gjatë disa muaj dyluftimit me armikun e padukshëm, Koron virusit.

Ne si publik artdashës, që me kënaqësi ju kemi ndjekur mbrëmjen e kaluar nëpërmjet TV Syri, s’na mbetet gjë tjetër përveçse, t’iu falënderojmë e t’iu përgëzojmë përzemërsisht, për këtë dhuratë më shumë se të bukur, që na dhuruat nëpërmjet një argëtimi kulturorë tepër të këndshëm. Urime e suksese të mëtejshme drejt sukseseve të pa fund, në rrugëtimin e përbashkët të bashkëpunimit në interes të përbashkët, vëllazëror!

Me shumë se shumë respekt, nga Donika Cela