RRJETI SOCIAL DHE RREZIKU NGA PËRHAPJA E ENERGJISË NEGATIVE!

0
116
Ahmet Asani

Kohët e fundit në rrjetin social facebook vërehet një angazhim i disa kategorive të njerëzve të cilët me shkrimet dhe komentet e tyre po kontribuojne në krijimim e nje fryme tepër negative në shoqërinê gjithëshqiptare !

Fjala është per kategori te ndryshme dhe angazhim te ndryshem, duke filluar nga disa qe per çdo 15 minuta bëjnë nga nje koment politiko partiak, e deri te disa qe prej se Zuckerbergu e ka hap facebookun nuk kanë hyre te pershendesin apo qe ta bejne nje like, por qe kohet e fundit janê zgjuar sikur hije , qe edhe keta te japin kontributin e tyre ne perhapjen e energjise dhe frymes se tyre teper negative e antinjerezore! Padyshim se e perbashketa e gjithe ketyre qe po perhapin kete energji negative e militante ne facebook eshte rezultat i boshlleqeve ne personalitetin e tyre!

Eshte e habitshme sepse kur flet me ta, kur i takon dhe ju flet ne sy, apo degjohesh ne telefon, arrin ti bindesh se ajo çfar po bejne ne rrjetin social me militantizmin e tyre duke mbeshtet te keqen e madhe eshte i pavend dhe i demshem. Kur ju shpjegon se nuk eshte ne rregull te mbeshteten ideologji e fryma retrogarde, fryma ekstremiste perjashtuese, fryma moniste, antipluraliste e jodemokratike, se nga misionarë e fryma te tilla, nuk mund te pritet as barazi as drejtesi, kur ua shpjegon edhe detajet dhe rastet e intrigave qe flasin per marrezite e bertesve te ketyre frymave dhe rrezikun qe shoqeria barte nese ec pas tyre, ata ose heshtin ose fillojne te perserisin refrenin “ jooo beee, se pasna ditë….“!

Dhe sa krijon njeriu bindjen dhe mendon qe ka ndikuar qe s’paku mos te vjellin me t’paverteta dhe te fillojne te merren me punet e veta, nuk kalon as java dhe te njejtit i sheh prap me statuset e tyre ne facebook, duke ndertuar kulla me genjeshtra me t’pa verteta, me fjalë e fjali qe ne vete bartin energji nga me negativet e nga me jonjerezoret!

Kuptohet se te vjen keq, se te dhimbset koha e vetja per kohen dhe energjine duke u munduar ti bindesh, qe per ti binduar ua ke hapur edhe zemrem, por qe te gjitha ato nuk kane ndikuar dhe ata prap vazhdojnë ta mbrojne te keqen! E si mos te vie keq kur sheh energjine negative te disave qe kur ka qene koha te veprojne nuk kanë vepruar, kur sheh ata per te cilet ke krijuar bindjen se e kane kuptuar mashtrimin e mesimeve ekstremiste moniste e perjashtuese, dhe te njejtit i sheh te hyjne ne rrjetin social qe me fjalet e shkrimet e tyre te ndikojne, qe rinia te vazhdoje te perkrah mu ato fryma moniste perjashtuese dhe misionaret e tyre te papermiresueshem!

Kategoria edhe me e çuditshme dhe me e neveritshme qe m’ka rastis te perballem sivjet ne facebook, janë disa, njerez qe i njoh e më njohin, por qe per 20 apo 30 vite nuk kam pas rast t’i shoh e as takoj, as ne kohen kur bota ishte pa facebook, e as prej se ekziston facebooku! Pra fjala eshte per nje kategori te cilëve per gjitha vitet e jetes se tyre, kurrë nuk u ka shkuar mendja te më kontaktojne ose shkruajnë as per ngushellime e as per urime, per disa që prej se eshte hapur facebooku para 16 vitesh e deri sot nuk ka ndodh ta kenê bere nje like apo t’kenë uruar per noj rast urimi apo gëzimi, por që sivjet edhe ky lloj ‚mahlukati‘ ka ndodh te hyje ne profilin tim me komente trishtuese te cilat te jo vetem që të lëne pa koment por eshte rrezik qe të lëne edhe pa frymë!

Mjerisht nga dijetaret, krijuesit e prijesit tane fetar e shpirtror, jemi mesuar te degjojme mesime te gabuara per shpirtin! Nder ne shqiptaret thuhet se filani eshte njeri i keq sepse eshte shpirtkeq, e ne fakt nuk eshte aspak ashtu sepse Krijuesi nuk fal shpirtera te keqi, por vetem shpirtra te mirë! Pra, shkencerisht është vertetzar se nuk ka shpirtëra të këqi, por ka vetëm shpirtra të mirë!

Pra kemi te bejme me njerez qe ne fakt gjate jetes se tyre nuk kane arritur qe te krijojne personalitetin e tyre, frymen e tyre njerzore pa boshlleqe , por kane lene hapsire qe me ta te manipulohet deri ne ate mase sa qe te bardhen ta shohin te zeze dhe te zezen te bardhë!
Shpirti është në shërbim të jetës sikur për botën njerëzore ashtu edhe për botën shtazore! Shpirti ka vetëm dy detyra, e para ta vej në lëvizje materjen, pra ta bëjë ate të gjallë, dhe e dyta të regjistroj çdo gjë nga lindja e deri në vdekje!
Ajo qe njeriun e bene te mire ose te keq nuk eshte shpirti qe na e ka dhene Krijuesi, ajo që nuk vdes e vazhdon të jetoj për jetê, ështê Fryma Njerëzore e secilit pre neve !