VENDIMI I GJYKATËS KUSHTETUESE EVOLUIM DREJTË DEMOKRACISË PARLAMENTARE!

0
223

VENDIMI I GJYKATËS KUSHTETUESE EVOLUIM DREJTË DEMOKRACISË PARLAMENTARE!
Për mendimin tim, vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës i datës 28.05.2020 de jure dhe de fakto e bënë sistemin qeverises më demokratik, duke ia këthy popullit fuqinë vendimmarrëse, fuqi kjo e cila përfaqësohet nga shumica e Deputeteve në Kuvend, perfaqësues këta të vetëm të popullit!

Tani e tutje, partitë dhe koalicionet që dalin të parat, do të jenê me tê kujdesshme ndaj partnerëve qeverisës jo vetem gjatê lidhjes së koalicioneve, por edhe gjatë qeverisjes!

Sa i perket idesë per marrje të pushtetit me 51% te votave nga një subjekt politik, mendoj se në Kosovë për shumë arsye kjo eshte e pamundur, aq me teper jo nga nje subjekt politik i cili brenda vetes ende ruan frymën monisto-staliniste dhe bartësit e sajë misionarë!

Ata që bëjnë krahasime mes Kosovës e Shqiperisê, duke marr shembull fitoren prej 51% te Partisë Socialiste të Shqipërisê bëjnë gabim! Kush ka pakë njohuri nga historia dhe politika, e ka të kjartë pse në Shqipëri mund të fitoj një Parti Socialiste, e NË KOSOVË JO!

Ahmet Asani