Gazetari Arben Mehmeti sjell emisioni më të ri „BARDH E ZI“ në SYRI TV

0
270

Gazetari dhe moderatori i mirënjohur i disa emisioneve të mëhershme ne TV Syri Arben Mehmeti i cili jeton dhe vepron në Zvicër, pritet që këto ditë të sjell emisioni më të ri „BARDH E ZI “ në ekranet e Syri TV.

„BARDH E ZI “ është emision javor me përmbajtje argëtues në të cilin do të jen personalitete të ndryshme nga fushat e ndryshme: si nga politika, arsimi, kultura, biznesi, sporti, show bizz, etj.

Po ashtu shikuesit kanë mundësinë të ndjekin intervista me figura te profesioneve të ndryshme nga i gjithë globi dhe do të argëtohen me muzikë, kuis , e shumë surpriza me emocione.

Mehmeti theksoi se pas një pauze ndihem i lumtur dhe shumë mirënjohës ndaj stafit të mrekullueshëm të televizionit SYRI TV në Zvicër e në veçanti ndaj Drejtorit Musli Sahti që çdo herë i jep përkrahje njerëzve të cilët janë të lidhur me mediat.

Emisioni „BARDH E ZI “ është në udhëheqje të gazetarit Arben Mehmeti çdo të Hanë nga ora 21:00 vetëm në SYRI TV.

Në këtë emision flitet vetëm „BARDH E ZI“ shkurt dhe qartë që do të thotë çdo gjë është reale por freskët për teleshikuesit.

Ftojmë mërgimtarët të mos e humbin rastin të bëhen pjesë e këtij emisionit që sjellë vetëm televizioni SYRI TV, televizion i licencuar në Zvicër dhe me plotë besueshmëri dhe sinqeritet për të gjitha grup moshat.

Më poshtë mundeni të shikoni video pasqyrimin e Emisionit „BARDH E ZI „

SYRI TV

Emisioni BARDH E ZI

Gepostet von SYRI TV am Donnerstag, 14. Mai 2020