ZVICRA I FRIKËSOHET VALËS SE DYTË TË INFEKTIMEVE, KURSE KOSOVA JO!

0
141

Sipas një studjimi të Universitetit të njohur të Zvicrës – ETH Zürich, vala e dytë e cila do të paraqitet pas heqjes se masave të ndryshme që ishin në fuqi, mund të ndikoj në rritjen e infektimeve dhe numri i vdekjeve nga COVID 19 mund të shkoj deri në 5000 veta!

Kërkuesit shkencor të ETH Zürich, janë të mendimit se duke pas parasyshë faktin që Zvicra ka një sistem të mirë shendetsor dhe faktin që shoqëria në Zvicër ka kaluar një proces të mësimit dhe vetëdijësimit, lakorja e infektimeve do të jetê më e butë, që i bie se numri i të infektusrëve do rritet më ngadalë se sa në valën e parë pas paraqitjes së virusit dhe pendemisë!

Duke i patur parasyshë keto fakte te daluna nga ky institut i larte i dijes e i shkencës, shtrohet pyetja si eshte e mundur që Qeveria e Kosoves dhe prijesit fetar të shikojnê vetem interesat e tyre e jo të popullit të Kosovës! A di kush se çka mund të ndodh në valen e dytë në Kosovë e cila mund te dal nga xhamitë, kishat dhe protestat e mundshme!

Edhe zogjt e malit e kanë kuptuar se kjo heqje e masave nga gjithë këta që po thirren në emër të popullit, një ditë para vendimit të Gjykatës Kushtetues, nuk është për t’mirën e popullit! Zot Ruaje Kosovën nga ata që mendojnê se populli është pronë e tyre!

Ahmet Asani