SHKOLLAT DUHET TË HAPEN, GJENI BUXHETIN PËR DEZINFEKTIMIN E SHKOLLAVE SEPSE E MORËT NË QAF ARSIMIN!

0
217

Shkolla, vendi ku fëmijët kalojnë po aq kohë sa dhe në shtëpitë e tyre. Vendi ku duhet ti mësojë ata dhe ti përgatisë për të ardhmen. Vendi ku do çojë përpara historitë shekullore të ekzistencës së një kombi.
Femijët në Kosovë i kanë humbur dy periodat e fundit mësimore. Paradoksi është se, faltorët, kafet e restorantet hapen, ndërsa shkollat jo… Arsimi është prioritet në çdo vend perveç tek shqiptarët nuk është!
Duhet të krijohen kushte dhe bugjet nga Qeveria dhe Komunat e Kosovës për krijimin e kushteve për dezinfektimin e ambienteve shkollore.
S’po e kuptoj logjikën, mundesh me shku në xhami e kishë, në Restorante por jo në shkollë, më të vërtetë kjo nuk do koment!
Kjo qeveri në ikje e zotni M. Binit me superministrin e shëndetësisë A. Vitija, si njerëz injorant do të duhej të marrin mësim nga, Zvicra, Gjermania e vendet t’jera që, s’pari i hapen shkollat dhe univerzitetet, pastaj kishat dhe xhamitë. Ku janë punëtarët e arsimit dhe sindikata e tyre që nuk reagojnë? Sepse, është edhe detyrë e tyre të kthehen në vendet e tyre të punës, apo ndoshta është më lehtë për ta që të marrin rroga pa punuar?
Siq po duket projekti i lënies së nxënësve analfabet po realizohet, duke mos hapur shkollat edhe atë në emër të Pandemisë së Virusit Curona!
Ju „lumt“ z.kryeministër në ikje që i latë nxënësit pa mësim!
Të hapen faltorët e kafeteritë e mos të shqetësohemi për shkollat, është një tregues i mjaftueshëm për t’na definuar një frikë që e kemi si shoqëri.
Padashur të gjykoj, sepse nuk më përket mua kjo gjë, por i shqetësuar do t’u thosha atyre që drejtojnë shkollat…!
Hapni sytë o prindër, se nuk i keni të tepërt ata fëmijë!

25 maj 2020
Haki Latifi