APEL! Të dashura motra dhe vëllëzër, të dashur lobist dhe lobiste shqiptar kudo që jeni,

0
184
APEL
Të dashura motra dhe vëllëzër, 
të dashur lobist dhe lobiste shqiptar kudo që jeni,
me qense shumica e lobistëve shqiptar gjendeni në mërgim, po ju drejtohemi edhe juve mërgimtarve shqiptar kudo që jeni, pa dallim religjioni, regjioni, pa dallim bindje politike të ndonjë krahu të politikës nga Atdheu, pa dallim gjinie, ngjyre dhe pa dallim t´gjendjes juaj sociale.
Ju drejtohem me dëshirat më t´mira për ju dhe familjet e juaja, që kohen e ksaj pandemije që e ka përfshi tërë globin, ta keni kaluar sa më mirë!
Pasi që ne nga mërgimi përcjellim çdo situatë në atdhe, jemi të vetëdishëm se gjendja ekonomike si dhe politike në atdheun tonë, është jo e mirë, sa ne dëshirojmë, ndërsa gjendja momentale nga pandemija Covid-19, ishte shumë mirë e menagjueshme.
- Para ca kohësh nga Shqipëria vinin lajme të protestave dhe shqetësimeve për shkak të prishjes së Teatrit Kombëtar, ju lutëm në vetpërmbajtje dhe vetëdijsim.
- Në Kosovë është krijuar një krizë e panevojshme polititke për shkak të rrëzimit të Qeverisë, ju lutëm pritni rezultatet e Gjykatës Kushtetute dhe veproni në bazë të saj.
-  Në Maqedonin e Veriut, ku një pjesë e madhe apo gjysma e popullatës janë nga etnia shqiptare, pritet të organizohen zgjedhje, ku shqiptarët në ato treva duhet marrë drejtimin e duhur, në mbështetje të politikës së lindjes, apo perendimit, pra vëmendje, kë po e votoni sepse mvaret ardhmërija e juaj dhe fëmijve të juaj, se si do të jetoni, në të ardhmën.
Pra i tërë Atdheu ynë gjendet në një situat, apo në një udhëkryq, ku, nuk guxon të del jashtë kontrollit, si nga protestat apo edhe në zgjedhje të qeverive t´juaja.
Juve lobist dhe lobiste shqiptar ju drejtohem tani. 
Pasi që ne jemi një organizatë mbarëkombëtare, e cila është jopartiake dhe jo fetare, ju kisha lutur në vetpërmbajtje nga shkrimet dhe veprimet e juaja, në prononcimet e juaja për atdheun.
Ne jemi të përcaktuar, që me lobimin tonë, ta ndihmojmë Atdheun në fushat: Ekonomike, sociale, kulturore, dhe politike, por jo partiake, pra fusha politike dallon shumë nga fusha partiake, prandej ne duhet gjithësesi ta luajmë një rol unifikues, mbrenda komunitetit tonë në Diasporë dhe kursesi të përqahemi, ne duhet gjithësesi të jemi një shembull i mirë edhe për popullatën në Atdhe, e që disa nga ta ende nuk e kan kuptuar sa duhet, pluralizmin politik. 

Apeloj edhe te partitë politike nga Atdheu, që mos të mundohen ta shtrijn ndikimin e partive të tyre mbi mërgimtarët sepse mërgimtarët janë të shenjtë dhe mërgimtarët ju duan juve pa dallim, ciles parti i takoni.

Apeloj te popullata rezidente në atdhe, që ti presin rezultatet e institucioneve që i kemi krijuar bashkarisht, pa ndikim nga jashtë dhe të jeni të matur e shumë të disciplinuar, duke i rrespektuar ato. 
Atdheut më së paku i nevojiten tani, protestat e dhunëshme dhe prishja e rendeit publik, për shkak të rrezikut ende nga pandemija, por edhe për shkak të prishjes së imazhit, që edhe ashtu vendet tona të origjinës, ende shihen si vrimë e zezë në harten e Europës.
Mërgimtar të dashur, ju lobist dhe lobiste, Lobi Shqiptar së shpejti do të paraqitet me ide, organizime dhe programe të reja rreth ndihmesës së komunitetit ku do që jeton, por edhe projekte për ndihmë në zhvillimin ekonomik të Atdhut, prandej edhe te ju apeloj që mos të bini pre e politikave ditore nga Atdheu. Me ndihmen e qeverive të vendeve të atdheut, ne planifikojmë ti realizojmë këto projekte, pamarparasysh se cila parti e udhëheqë qeverinë, por edhe me ndihmen e juaj mërgimtar të dashur, e gjithësesi me ndihmen e banorëve rezident në atdhe, që do të mirëpritet nga sejcili, sepse projektet janë në të mirën e të gjithëve.
Në fundë ju lus në maturi, durim, menquri, bashkëpunim, disciplinë, vetëpërmbajtje, vigjilencë, dhe më e rëndësishmja punë në të mirë të shtëpisë tonë të përbashkët që quhet ATDHE!

										26.05.2020
Kryesia e Lobi Shqiptar
President
Skenderbeg Klaiqi