Mjeku -Kardiologu shqiptar Arben Ameti nga Irlanda pjesë e rubrikës Bardhë e Zi i cili për herë të parë flet për portalin Syri.tv

0
864

Syri.tv: Përshëndetje nderuar Dr.Arben faleminderit që pranuat të jeni pjesë e rubrikës „Bardhë e Zi “ dhe mirë se na erdhët në portalin Syri.tv ?

Arben Ameti: Ju falënderoj edhe njëherë për respektin që shpreheni ndaj meje dhe i përshëndes të gjithë lexuesit tuaj dhe shqiptarët kudo që ndodhen.

Syri.tv: Kush është kardiologu shqiptar nga Irlanda Arben Ameti ?

Arben Ameti: Unë jam Arben Ameti i lindur më 27. 09.1971 në Tetovë të Maqedonisë. Në moshën një vjeçare u larguam nga Tetova dhe erdhëm në Kroaci në mërgim. Jemi dy fëmijë unë dhe motra. Shkollën fillore dhe të mesmen i mbarova në Slatinë të Kroacisë dhe mbarimit të shkollimit, vazhdova studimet në lëmin e mjekësisë në Zagreb. Aty u binda vetë se në këtë fushë do të vazhdoj karrierën time dhe mbarova studimet e mjekësisë.

Syri.tv: Cila është historia juaj, si nisi rrugëtimi juaj si kardiolog ?

Arben Ameti: Në këto 15 vite të fundit, kam kryer specializimin për sëmundjet interne, magjistraturën në lëndën e kardiologjisë dhe subspecializimin po ashtu në Kardioligji ku edhe jam duke punuar në Klinikën për sëmundje të zemrës në South Tipperary General Hospital,Clonmel,Ireland. Për mua ka qenë një kohë me sfida, përvoja të ndryshme, por edhe e pasur me mësime jetësore. Para se të vija në Irlandë, kam punuar për 10 vjet në poliklinikën kardiovaskulare në Zagreb duke vijuar me specializime te njëpasnjëshme ne kardiologji, duke mare trajnime kualifikuese disa here, në Austri për ekografitë e zemrës .Gjithashtu kam qene pjesëmarrës aktiv ne shume veprimtari shkencore ndërkombëtare jashtë dhe brenda vitit, duke kontribuar me një seri shkrimesh e artikuj shkencore dhe ne shtypin e përditshëm.

Syri.tv: Ku punoni ju si Kardiolog?

Arben Ameti: Punoj si Konsultant Kardiolog në Irlandë në spitalin klinik Clonmel.

Spitali siguron 338 shtretër, nga të cilat 217 janë shtretër brenda-pacientit, 20 pacientë departamentit te KOVID 19, 25 janë përcaktuar për raste ditore, 25 për pacientë të departamentit të urgjencës dhe 2 për pranime të repartit të punës, ndërsa 49 të tjera rezervohen për pacientët psikiatrik.

Syri.tv: Cilët janë sukseset e tua si kardiolog gjatë karrierës tënde?

Arben Ameti: Kam pasur vizitë të spitalit në Irlandë në spitalin klinik Galway 2015., ku kam qëndruar dy muaj, gjithashtu në Vjenë të Austrisë, ku kam qenë në edukim, si dhe konferenca shkencore, që ka organizuar shteti nga tre, deri katër ditë, në vende të ndryshme të Evropës.

Unë jam në grupin e punës të ESC dhe kam shkruar dhe jam duke shkruar studime shkencore.

Syri.tv: Si është jeta e një kardiologut në Irlandë ?

Arben Ameti: Transferimi nga një shtet ne shtetin tjetër është gjithmonë një proces jo I lehte, por jeta dhe standardi I jetës është I mire. Nuk je I diskriminuar, jeta është e sigurte, dinjiteti është I respektuar.Je I motivuar për pune.

Syri.tv: Cilët janë shkaqet e zemrës qe vije deri te infarkti ?

Arben Ameti: Infarkti është nekrozë e një pjese më të vogël ose më të madhe të muskulit të zemrës e shfaqur për shkak të furnizimit të pamjaftueshëm me gjak. Shkaktari më i shpeshtë është mbyllja e ndonjërës prej arterieve koronare (enët të cilët furnizojnë muskulin e zemrës) nga ndonjë koagulim i gjakut. Rrethanë favorizuese për shfaqjen e obstruksionit është zhvillimi i arterosklerozës në vazet e gjakut. Zhvillimi i infarktit bart me vete rrezikun nga vdekja e papritur për shkak të arrestit kardiak.

Rreziku më i madh është në orët e para prej lajmërimit të infarktit.

Arteroskleroza është sëmundje e arterieve me formimin e të ashtuquajturës pllakës atero sklerotike në sipërfaqen e brendshme të arteries. Pllakat e ngushtojnë lumenin e arteries dhe janë bazë potenciale për formimin e trombit. Ndryshimet atero sklerotike fillojnë të zhvillohen që në fëmijëri dhe ngadalë përparojnë gjatë jetës. Më të theksuara janë te të moshuarit, por shumica e njerëzve e kanë në masë të vogël ose të madhe të zhvilluar arterosklerozën.

Syri.tv: Cilët janë shkaktarët, çfarë ndikon në shfaqjen e kësaj sëmundje. Po stresi ndikon?

Arben Ameti: Faktorët të cilët mundësojnë zhvillimin e saj janë: rritja e nivelit të lipideve ose yndyrave (kolesterolit dhe tri glicerideve) në gjak, shtypja e lartë e gjakut, duhan pirja, sëmundja e sheqerit dhe stresi.

Stresi mund të ketë një ndikim serioz në shëndetin , sidomos nëse ai bëhet kronik. Ai godet zemrën dhe qarkullimin e gjakut, sistemin nervor dhe atë imunitar. Të gjitha këto shkaktojnë probleme të dobësimit të arterieve të gjakut, diabetit, astmës, probleme në marrëdhëniet me njerëzit dhe sjellje e vakët në shkollë apo punë.

Po kur jeni të stresuar, shtohen rrahjet e zemrës dhe rritet presioni i gjakut. Rritet edhe niveli i sheqerit në gjak, në trup çlirohen hormone.

Nëse stresi vazhdon, të gjitha pjesët e trupit që ndikohen nga stresi (truri, zemra, mushkëritë, enët e gjakut dhe muskujt) marrin vazhdimisht më shumë ose më pak ngacmime se s’duhet.

Me kalimin e kohës, kjo mund të sjellë dëme fizike ose psikologjike. Edhe pse është e qartë se faktorë të tillë si trashëgimia dhe mënyra e jetesës janë problemet kryesore, reagim-i i një personi ndaj stresit mund të kontribuojë gjithashtu për rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Është e këshillueshme për shëndetin e përgjithshëm dhe mirëqenien për të kuptuar se çfarë gjërash shkaktojnë stresi, dhe për të gjetur mënyra sesi ky stres duhet përballuar.

Syri.tv: Si duhet ta mbrojmë Zemrën ?

Arben Ameti: Ushqimi i shëndoshë është me rëndësi kufizimi i konsumimit të yndyrave (sidomos shtazore), ëmbëlsirave dhe kripërave.

– Mos pirja e duhanit

– Mbajtja e peshës trupore në kufij normal.

– Aktiviteti i rregullt fizik

– Sipas mundësisë, shmangja e stresit.

– Kontrolli i shtypjes së gjakut, yndyrave dhe sheqerit në gjak.

– Personat e sëmurë nga hipertensioni duhet me rregull dhe me përpikëri të marrin terapinë e cila do ta mbaj tensionin në kufijtë e normales.

– Diabet – ikët duhet në mënyrë të pa tjetërsuar t’i përmbahen të gjitha udhëzimeve për stilin e jetës.

Të dhënat statistikore për shkaqet e vdekjes flasin se një e treta e njerëzimit vdesin nga pasojat e arterosklerozës, në mesin e të cilave hyjnë edhe sulmi në zemër dhe tru.

Syri.tv: z. Arben ju si kardiolog a mundeni të na tregoni sa ka qenë numri i të infektuarve nga COVID- 19 në Irlandë ?

Arben Ameti: Ne Irlandë numri I konfirmuar të infektuarve nga COVID 19  është 23 827, shëruar 19 470, vdekje 1506.

Syri.tv: Po në mesin e këtyre te Infektuarave a ka pas dhe shqiptar?

Arben Ameti: Për fat të mire nuk ka.

Syri.tv: Gjatë kësaj epidemie si kardiolog keni hasur në raste te vështira?

Arben Ameti: Të gjitha sëmundjet infektive janë sëmundje serioze, veçanërisht koronavirusi në pacientët kardiovaskular sepse veprojnë shpejt dhe meqenëse nuk ka kurë janë të vështira për tu trajtuar.

Syri.tv: Si duhen njerëzit qe vuan nga zemra apo nga diabeti të mbrehen nga COVID- 19 ?

Arben Ameti: Kardiologët thonë se të gjithë njerëzit që vuajnë nga zemra duhet të ndjekin rregullat e përsëritura, pra:

• të qëndrojnë në shtëpi,

• të shmangin kontaktet me njerëz,

• të lajnë duart me sapun dhe ujë të rrjedhshëm

• të qëndrojnë në ambient të pastër.

Ata duhet të kenë në telefon patjetër numrin e mjekut dhe nëse ai nuk përgjigjet, duhet të telefonojnë autoritetet përgjegjëse. Njerëzit që vuajnë nga zemra, apo nga diabeti duhet të sigurohen që kanë sasi të mjaftueshme të ilaçeve që marrin çdo ditë.

Ata duhet të kenë patjetër në shtëpi:

• Termometër

• Aparatin e matjes së tensionit të gjakut

• Aparatin e matjes se sheqerit

Ata duhet matur dy herë në ditë temperaturën e trupit dhe të jenë të vëmendshëm ndaj kollës dhe vështirësisë në frymëmarrje.

Syri.tv: Sa ndikon Corona Virusi në njerëz që vuan nga Diabeti , nga zemra dhe atë që vuan nga Bronhitisti?

Arben Ameti: Sëmundja COPD është një sëmundje kronike obstruktive e mushkërive bën pjesë tek sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes. Studiuesit janë të mendimit, se pirja e duhanit, është një faktor i rëndësishëm shkaktues për COPD. Për çdo rast pacientët me një diagnozë të tillë janë me një rrezik më të lartë, kur trupi e sistemi i tyre imunitar duhet të luftojnë edhe kundër një sëmundjeje tjetër. Njerëzit që kanë një sistem imunitar më të dobët për shkak të një sëmundjeje tjetër kanë probleme më të mëdha të luftojnë një infeksion se ata me shëndet të mirë. Mushkëria është e dëmtuar, viruset e kanë të lehtë të depërtojnë.

Njerëzit me diabet kanë një sistem imunitar më të dobët se ata me shëndet të mirë. Kjo vlen për të dyja format e diabetit, të tipit 1 dhe 2. Tipi 1 është një sëmundje autoiminutare. Në këtë rast antitrupat shkatërrojnë qelizat Beta në pankreas që prodhojnë insulinën. Trupi nuk prodhon mjaftueshëm të tilla dhe është rregullisht me nivel të lartë sheqeri. Vlerat e rritura të sheqerit në gjak dobësojnë imunitetin. Nëse sëmuresh nga një infeksion, në rastin më të keq me temperaturë, gjendja e përgjithshme e diabetikëve keqësohet në tërësi. Kjo vlen edhe për ata që e kanë diabetin nën kontroll. Diabeti mund të ndryshojë enët e gjakut dhe të sulmojë organet duke e nxjerrë nga ekuilibri i duhur trupin. Në këtë rast trupi e lufton shumë më keq një virus që depërton brenda tij.

Sëmundjet e zemrës, këtu bëjnë pjesë ato koronare dhe ishemike. Nën ishemi mjekësia kupton qarkullimin e pakësuar të gjakut ose bllokimin e tij. Një pikë e bllokuar e venave koronare çon në mungesën e oksigjenit. Përgjegjëse është arterioskleroza, sklerotizimi i enëve të gjakut. Në këtë rast një infeksion nga jashtë mund të sjellë pasoja fatale. Tek të gjithë ata që vuajnë nga probleme të ndryshme të zemrës apo tensionit të gjakut një virus e vë në situatë ekstreme trupin.

Syri.tv,: Si kardiolog keni pas frik nga COVID- 19 ?

Arben Ameti: Është e natyrshme që njerëzit të kenë frikë tani sepse nuk e dimë se si do të vazhdojë situata dhe frika e njeriut është frika nga e panjohura sidomos kur nuk ka shërim.

Kur punoj dhe kur dua të kuroj një njeri nuk ka frikë dhe fillon një luftë në të cilën e shkatërroj virusin.

Qëllimi im si profesionist është të nxjerr një njeri të shëndetshëm dhe të gjallë nga spitali.

Syri.tv: Cilët jan pasojat e Karantinës në pacientë që vuan nga Zemra ?

Arben Ameti: Pasoja kryesore e karantinës është një ndryshim në stilin e jetës dhe zakonet ushqyese. Zakonet ushqyese do të ndryshojnë për shkak të zvogëlimit të disponueshmërisë së mallrave, ekseset të kufizuar në ushqim të shkaktuar nga orët e kufizuara të hapjes së dyqaneve dhe kalimi në ushqim jo të shëndetshëm. Një përmbledhje e kohëve të fundit mbi ndikimin psikologjik të karantinës raportoi efekte negative psikologjike, përfshirë simptomat e stresit post-traumatik, konfuzionin dhe zemërimin. Pasja e furnizimeve themelore të pamjaftueshme (p.sh. ushqimi, uji) gjatë karantinës ishte një burim zhgënjimi dhe vazhdoi të shoqërohej me ankth dhe zemërim për 4-6 muaj pas lëshimit. Për shkak të ankthit të mungesës së ushqimit në të ardhmen, është e besueshme që njerëzit të blejnë ushqime të paketuara dhe me jetë të gjatë sesa ushqim të freskët. Kjo çon në shtim në peshë dhe në një konsum të zvogëluar të antioksidantëve. Stresi oksidativ dhe inflamacioni i butë kronik i enëve të gjakut janë pjesë e patofiziologjisë së hipertensionit dhe aterosklerozës. Dietat e pasura me ushqim antioksidues (d.m.th., dieta mesdhetare dhe dieta Dash) janë mbrojtës vaskular. Disa studime zbuluan se dieta mesdhetare është e lidhur me një ulje të incidencës, prevalencës dhe vdekshmërisë nga sëmundja e arterieve koronare, sëmundjet kardiovaskulare, diabeti, dhe në vdekshmëri të gjitha shkaqeve përfshirë kancerin. Një përmbledhje sistematike raportoi një ulje të konsiderueshme të obezitetit qendror me një dietë të tipit Mesdhe. Dieta mesdhetare është natyrisht e ulët në natrium për shkak të shkallës së ulët të përpunimit, për dallim nga ushqimet e përpunuara (një term që mbulon të gjitha ushqimet që kanë kaluar metodat e prodhimit, duke përfshirë ushqime të përshtatshme dhe produkte si buka, djathi, dhe produktet e mishit) dhe gjithashtu është i pasur me fruta dhe perime. Dietat e pasura me fruta dhe perime kanë disa efekte pozitive: përfitime të njohura shëndetësore nga marrja e lartë e flavonolit, shtimi i mundshëm i specieve të oksidit nitrik, humbja e njëkohshme e peshës, ulja e presionit të gjakut dhe zvogëlimi i treguesve inflamator.

Së bashku me dietën jo të shëndetshme, ulja e aktivitetit fizik do të kontribuojë në shtimin e peshës gjatë karantinës. Aktiviteti i rregullt fizik është i detyrueshëm për të ruajtur gjendjen shëndetësore, dhe shoqërohet me ulje të rrezikut kardiovaskular.

Me gjithë udhëzimet për stërvitjen në shtëpi, vetëm disa njerëz i zbatuan udhëzimet.

Ulja e aktivitetit fizik do të rrisë stresin oksidativ. Stresi oksidativ çon në vdekjen apoptotike të qelizave endoteliale, zvogëlon nivelin e oksidit nitrik, rrit aktivitetin e metalloproteazave me matricë dhe amplifikon inflamacionin vaskular, duke provokuar vazokonstruksionin, oksidimin e LDL dhe akumulimin e qelizave të shkumës. Stresi oksidativ është i lidhur reciprokisht me inflamacionin, shpesh i shoqëruar me një rrezik të shtuar të mosfunksionimit endotelial. Përveç kësaj, mbipesha shoqërohet me nivele të ngritura qarkulluese të IL-6 dhe TNFα, të cilat më pas ulen me humbje peshe. Në subjektet obezë, indi dhjamor bëhet jofunksional, duke promovuar një mjedis pro-inflamator, hiperlipidemik dhe rezistues ndaj insulinës që kontribuon në sëmundjet kardiovaskulare. !Eshtë e njohur mirë që aktiviteti fizik kronik qetëson stresin oksidues në subjektet e shëndetshme përmes përmirësimit të kapaciteteve të enzimës antioksiduese dhe inflamacionit përmes përmirësimit të molekulave anti-inflamatore. Ulja e aktivitetit fizik përkeqëson rrezikun kardiovaskular duke rritur ngarkesën e faktorëve të rrezikut kardiovaskular.

Vështirë është të shihen efektet akute të karantinës në arteriosklerozë. Jetesa jo-shëndetësore përmes rritjes së statusit inflamator mund të shkaktojë aktivizimin e pllakave ekzistuese. Ne nuk mund të përjashtojmë që ndryshimet në stilin e jetës vazhdojnë pas karantinës. Në këtë rast rreziku i një krize ekonomike do të ruajë stresin dhe ankthin në subjekte, kryesisht në ato që i përkasin kategorive të ulëta socio-ekonomike, duke çuar në një rritje të rrezikut kardiovaskular.

Syri.tv: Më kë jeton kardiologu Shqiptar Arben Ameti?

Arben Ameti: Jetoj me bashkëshorten dhe dy fëmije, një vajze dhe një djalë Bashkëshortja ime Jetmira ka përfunduar fakultetin filologjik dega gjuhe angleze. Vajza quhet Berna dhe djali Andi qe ende janë te vegjël, dhe qe shpresoj se do te marrin rrugëtimin e duhur, por njëherë si

prind u dëshiroj vetëm shëndet dhe mbarësi ne jete.

Syri.tv: Cili është mesazhi juaj për adhuruesit e rubrikës Bardhë e Zi dhe për lexuesit e portalit Syri.tv?

Arben Ameti: Pas moshës 40 vjeçare njerëzit e të dy gjinive duhet të bëjnë atë një herë në vit një analizë të plotë laboratorike, ekzaminim nga një kardiolog, pavarësisht nëse ju keni një problem apo jo.

Njerëzit me sëmundje të zemrës duhet të bëjnë kujdes shtesë në ndjekjen e udhëzimeve kundër COVID-19 siç është larja e duarve, mbajtja e distancës sociale, përdorimi i duhur i maskave dhe pastrimi i ambienteve të tyre.

Syri.tv: z.Ameti të faleminderit shumë nga ana juaj që gjete kohë të jeni pjesë e rubrikës Bardhë e Zi?

Arben Ameti: Faleminderit shumë edhe nga ju për respektin qe shprehni ndaj meje. Po ashtu do jemi mirënjohës ndaj portalit Syri.tv që neve si Mjekë na jep mundësinë të jemi sa më afër njerëzve në këtë gjendje të epidemie. Me respekt Dr. Arben Ameti!

Intervistoi Arben Mehmeti