Mjeku shqiptar nga Suedia Refet Nura pjesë e rubrikës Bardhë e Zi i cili fletë rreth profesionit dhe sukseset e tij në portalin Syri.tv

0
423

Syri.tv: Përshëndetje z.Refet Nura faleminderit që gjete kohë dhe që pranove ftesën të jesh pjesë e rubrikës “ Bardhë e Zi „?

Refet Nura: Faleminderit që nga ana juaj që më dhatë mundësin të jem dhe unë pjesë e këtij portalit, ju përgëzoj për iniciativën dhe punën që po e bëni. Kënaqësi është dhe e imja!

Syri.tv: A mund të na tregoni shkurtimisht, kush është Refet Nura?

Refet Nura: Jam i lindur dhe rritur në një fshat të komunës së Skenderajt. Studimet kam vazhduar në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e mjekësisë, studime këto që nuk arrita të i përfundoj për shkak të dhunë e terrorit të pushtetit serb mbi popullin e Kosovës që përpos dhunës sistematike mbi popullsinë mbylli dhe shkollat dhe Universitetet dhe bëri të vështirë mbase edhe të pamundur vazhdimin dhe përfundimin e studimeve. Shi për këtë dhe dhunës mbi mua dhe familjen në veçanti dhe popullin në tërësi u detyrova të migroj jashtë Kosove dhe ishte vetëm rastësi që vendosa të migroj në Suedi, vend ku tani e 27 vite jetoj dhe punoj si mjek.

Syri.tv: Një rrugëtim rrathë profesionit truajë si ka filluar ?

Refet Nura: Dëshira dhe orientimi im për shkencat humane ka filluar që në përfundim të shkollës fillore e cila më pastaj në kohen e shkollës së mesme është forcuar dhe sublimuar me përzgjedhjen e drejtimit mjekësor.

Syri.tv: Ku punon Refet Nura?

Refet Nura: Meqenëse kam dy specializime, njërin në Mjekësin e përgjithshme dhe tjetrin në Mjekësin interne/internist punoj paralelisht në të dyja këto sektorë, pra edhe në shëndetësinë primare dhe në atë sekondare. Për momentin punoj në Qendrën shëndetësore qe quhet Vårdcentralen Kristinehamn dhe në Spitalin internistik Medicin Kliniken, Lasaretet Karlskoga.

Syri.tv: Pse e zgjodhët mjekësin e jo ndonjë drejtim tjetër ?

Refet Nura: Ishte dëshirë e imja e hershme. Nuk e di nga më ka ardhur kjo dëshirë, mbase jam ndikuar edhe nga fryma familjare dhe kultivimi i humanizmit në familjen tonë dhe gjithsesi edhe ndikimi i babait ka qenë edhe vendimtar mbase!

Syri.tv: Që sa vite punoni si Doktor në Suedi ?

Refet Nura: Ka 16 vite që punoj si mjek në Suedi.

Syri.tv: Cilët janë sukseset e tua gjate karrierës tënde si mjekë?

Refet Nura: Vazhdimi më këmbëngulësi pas shumë vitesh përplasjeje me çështjen e azilit dhe fitimit të drejtës për leje qëndrim, arritje në cak përkundër shumë sakrificave gjatë këtij rrugëtimi, krijimi i familjes, pastaj avancimi në profesion që u kurorëzua edhe me specializim të dyfishtë, hulumtimet shkencore dhe sukseset e shumta në punë janë disa nga sukseset që mund të i përmend tani. Do veçoja në këtë rast vetëm disa suksese tjera për të cilat edhe nuk flas shpesh sepse i takojnë edhe profesionit . Janë plot 17 pacient që kam re animuar pra rikthyer në jetë pas vdekjes klinike. Fatkeqësisht dy nga ata kanë vdekur më vonë por 15 prej tyre gëzojnë jetën, disa madje edhe me shëndet të plotë. janë me mijëra e mijëra të tjerë që kam mjekuar dhe pastaj edhe mijëra e mijëra të tjerë të cilëve u a kam bërë jetën më të lehtë me terapitë e koordinuara. Kjo më bën të jem krenar.

Syri.tv: Çfarë të motivon tek vetja ?

Refet Nura: Ndjenja e humanizmit, dëshira për të ju ndihmuar të tjerëve dhe ajo çka kam arritur deri tani…

Syri.tv: Cfrë ndjenje është të punosh në vend të huajë larg vendlindjes?

Refet Nura: Në fakt shpesh është edhe ndjenjë jo e mirë për faktin se unë kur e nisa rrugëtimin tim nuk e kisha as paramenduar apo ëndërruar se do punoj jashtë Kosovës dhe kontributin tim do e jap në një shtet tjetër dhe do i shërbej një populli tjetër por sidoqoftë pacientët janë pacient pavarësisht përkatësisë së tyre. Por ndjenja më e keqe është kur mendoj për prindërit në veçanti për babanë tim i cili është edhe pacient dhe nuk jam afër tij të përkujdesem për shëndetin e tij. Kjo edhe për arsye se ai është „fajtor“ për atë që me rekomandoj dhe më bindi që të studioj mjekësinë…!

Syri.tv: Si është gjendja aktuale në Suedi pas COVID- 19 ?

Refet Nura: Suedia që nga fillimi i Pandemisë së Corona virusit është përcaktuar për një mënyrë më të moderuar, më liberale për të u përballur me këtë të keqe, ka ndërmarr masa dhe aktivitete të cilat në masë të madhe ndryshojnë nga shtetet tjera dhe pak a shumë është unike, sepse u përcaktua për mënyrën e këshill dhënies dhe rekomandimeve dhe informimit të popullsisë në mënyrë profesionale nga ekspertet: epidemiologet që në fakt u prijnë edhe të tjerëve ekspert nga lëmenjtë e kujdesit shëndetësor primar dhe sekondar, infekto log, imunolog, anesteziolog etj por assesi për masa ndëshkuese, paralizuese, dënuese etj. Në ndërkohë që shumica e shteteve tjera u përcaktuan për marrjen e masave nga qendra duke shkuar nga jashtë, Suedia veproj nga e kundërta. I shtrëngoj dhe ndërmori masa nga jashtë për në brendësi dhe varësisht nga intensiteti i të infektuarve dhe rritjes se numrit të prekurve nga virusi i balancoj masat krahas kapacitetit që kishte në mënyrë që të mos kishte një eksplodim i të infektuarve dhe të sëmurëve dhe që të mos kishte mundësi të përballej në mënyrën konform standardeve qe mbretërojnë në shtetin suedez. Balancimi u arrit shumë shpejt dhe edhe përkundër përgatitjeve që bëri për hapjen edhe të spitaleve „fushore“, të improvizuara thuaja se edhe nuk kishte nevojë të domosdoshme për hapjen e tyre.

Ekspertet shëndetësor që ishin në vijën e parë dhe që kishin mbrapa tyre edhe politikanet e tyre, u përqendruan kryesisht në disa shtylla që në fakt janë edhe jetike për funksionimin e shtetit në tërësi. Së pari u fokusuan në shëndetësi, në parandalimin e përhapjen së infeksionet tek kategoritë e rrezikuara, tek të moshuarit dhe teka ta qe kan disa sëmundje përcjellëse, në rend të parë të të sëmuret me Diabet, Hipertension, Obezitet, sëmundje kancerogjene apo sëmundje me imunitet të dobësuar. Në këtë pikë mbase duket se nuk ka arritur që të parandaloj përhapjen e virusit sepse me mjaft shpejtësi u përhap në institucionet që përkujdesen për të moshuarit. Kjo edhe ishte më pasoja për shumë të moshuar që fatkeqësisht përfunduan edhe me vdekje. Fokusimi tjetër ishte ruajtja dhe balancimi i ekonomist. Një ekonomi e dobësuar do të ishte me pasoja jo vetëm tani por edhe në të ardhmen. Andaj ekonomia , bizneset e ndryshme reduktuan punën në disa sektorë dhe prodhimtaria ka vazhduar edhe pse në shumë raste me ritëm më të ngadalësuar. Pastaj fokusimi tjetër ishte edhe në politik. Si një demokraci mjaft e konsoliduar në shtetin suedez është po aq e rëndësishme edhe ruajtja edhe kultivimi i mirëbesimit në relacionin shtet – qeveri – popull. Si gjithmonë marrje e vendimeve të përkushtuara për të mirën e popullit dhe jo për shfrytëzimin e situatës dhe forcimit të pushtetit për shkak të gjendjes, që për hir të vërtetës, për shkak të menaxhimit të mirë të situatës, partitë në pushtet kanë rritë besueshmërinë me më tepër se 10 %, gjithnjë sipas sondazheve. Transparencë dhe llogaridhënie, është motoja e tyre. Mos aplikimi dhe imponimi i masave të rrepta dhe mos cenimi i të drejtave qytetare janë jetike për sistemin politik. Dhe gjithsesi edhe fokusimi në arsim është edhe një strategji që shteti me shumë sukses arriti që të mos e anashkaluar dhe mos i mbyllur shkollat e nivelit të ulët dhe çerdhe derisa ato në nivel të gjimnazit dhe në universitete i mbylli duke mundësuar aplikimin e mësimit Online.

Syri.tv: z. Refet Cili është nr i të infektuarve nga Corona Virusi në Suedi ?

Refet Nura: Shifrat e të vdekurve ndryshojnë. Sot janë: 28582 te identifikuar si të infektuar por qe ka shumë më shumë që nuk janë të regjistruar, 1783 janë duke u mjekuar kurse nr i të vdekurve është 3529. Ky numër mund të ndryshoj prej ditës në ditë!

Syri.tv: Në mesin e të infektuar nga COVID- 19 a ka pas shqiptar të prekur nga ky virus ?

Refet Nura: Po, ka pas dhe ka shqiptarë që janë prekur nga virusi. Njoh jo vetëm përmes profesionit por edhe privatisht të prekur por se a ka të vdekur këtë nuk mund të konfirmoj.

Syri.tv: Si doktor familjarë qe jeni ju a mundeni të na jepni një shifër , sa është numri i shqiptarëve që jetojnë në Suedi?

Refet Nura: Nuk e di do interesohem të marr nr e saktë.

Syri.tv: Si të mbrohemi nga COVID- 19 ?

Refet Nura: Gjërat kanë shkuar shumë larg! Disa edhe e vejnë në pikëpyetje. A duhet të mbrohemi apo të i ekspozohemi virusit që të krijojmë imunitet natyral. Kjo e dyta akoma është e pa definuar saktë por mendohet shumë edhe në këtë. Jo shumë janë të sigurt se do i eksponohen virusit dhe mund të shpëtojnë pa pasoja. Ashtu si është i njoftuar opinioni se distancimi fizik/social, shmangja e kontaktit të afërt, higjiena personale dhe kolektive, kollitja n bërryl, pastaj mos prekja e vendeve ku dyshohet të jen të infektuara/ kontaminuar, mbajtja eventuale e barrierave dorëzave dhe maskave ( e këto të fundit janë diskutabile për faktin se nuk japin mbrojtje të qind për qind dhe njerëzit i vendosin këto pajisje duke menduar se më pastaj janë të siguruar dhe mund të nënvlerësojnë rrezikun e infektimit), mos grumbullimi i shumë personave në ambiente të mbyllura, zbatimi i këshillave dhe rekomandimeve që vijnë nga ekspertët shëndetësorë …!

Syri.tv: Si mjekë familjarë cila grup moshë është e prekur më shumë nga COVID- 19 ?

Refet Nura: Natyrisht grup moshat e rrezikuara janë të moshuarit. Në Suedi nuk ka të vdekur nga Corona virusi nën moshën 20 vjeçare. Mes moshës 20-29 vjetarë janë 7 persona ndërkohë që 90 % e të vdekurve janë mbi moshën 70 vjeçare kurse mbi 90% janë mbi 80 vjeçare. Kjo për të dhënat në Suedi.

Syri.tv: Refet Nura çfarë ndodhë me ata persona të Cilët vuan nga tensioni i lartë , Bronhitist, s’mundja e sheqerit , elipsi etj,. Si duhen te mbrohen këta persona?

Refet Nura: Këta janë më të rrezikuarit edhe për të u infektuar por edhe për të u sëmurë. Këtyre ju rekomandohen masa më rigoroze. Një lloj vet izolimi dhe mos lëvizje pa nevojë shmangja e kontaktit me të tjerët për faktin se shumë persona lëvizin lirshëm dhe janë të infektuar dhe nuk shfaqin fare simptoma dhe këta mund të përhapin virusin të masat tjera që janë më të rrezikuara.

Syri.tv: Cilët janë anët negative të Corona virusit në trupin e njeriut ?

Refet Nura: Atakon organet e traktit respirator dhe shkakton një insuficiens të mushkërive që bën qe organizmi të mos mund të marr frymë dhe oksigjenohet. Organizmi është një grup organesh dhe kur një organ nuk funksionon edhe organet tjera nuk ndihen mirë dhe mund të kalojnë në insuficiens pra është si një „domino efekt“. Ndërkohë që edhe trombozat janë më të shprehura sepse në organizëm provokohet edhe një çrregullim në elementet edhe përbërësit e gjakut dhe trombotisimin e enëve të gjakut. Thjesht vjen deri tek një insuficienc e shumë organeve. Në rastin më të mirë kalohet pa e vërejt fare apo me simptome shumë të lehta.

Syri.tv: Si mjekë keni pasur frik nga COVID- 19 ?

Refet Nura: Jo, në asnjë mënyrë. Shqetësime kam pasur deri sa kemi marr njohurit e mjaftueshme shkencore. Frik nuk do të mund të quaja për veten time por jam frikuar se mos po infektohem dhe po e transmetoj virusin tek ndonjë pacient tjetër për të cilin do të mund të ishte me pasoja fatale. Natyrisht familja ka qen dhe mbetet e shqetësuar se mos po infektohem dhe po e transmetoj edhe tek ata sepse në rrethin familjar kemi pjesëtarë që mund edhe të llogaritet në grupin e të të rrezikuarve.

Syri.tv: Cili ka qenë rasti me i prekur apo me i rëndë për ty si doktor në rastet e COVID- 19 ?

Refet Nura: do të kisha dëshirë të veçoja ndonjë rast, janë shumë dhe kam të vështirë të veçoj dikë!

Syri.tv: Më kë jeton Refet Nura ?

Refet Nura: Me bashkëshorten time dhe tre fëmijët tan.

Syri.tv: Cili është mesazhi juaj për adhuruesit e rubrikës Bardhë e Zi si dhe për lexuesit e portalit Syri.tv ?

Refet Nura; Veproni me kokë të ftohtë, me zemër të nxehtë e me duar të pastra. Mos keni frik e panik sepse kjo edhe mund të traumatizoj shoqërinë dhe të kenë pastaj pasoja të mëvonshme. Nuk është e lehtë të jetohet nën presion e frikë. Respekt për gjithë të vdekurit dhe të afërmit e tyre, respekt edhe për ata të sëmurë gjithandej. Do mësohemi të „bashkëjetojmë“ edhe me këtë virus !

Syri.tv: z. Refet Nura të faleminderit shumë që gjete kohë të jesh pjesë e rubrikës Bardhë e Zi dhe të faleminderit për ftesën qe pranuat të ndajmë një intervistë se bashku me ju. Ishte kënaqësi?

Refet Nura: Ju faleminderit nga ana ime, ju falënderoj për kohen ju dhe besoj se çdo gjen ka shkua në rregull. Suksese!

Intervistoi Arben Mehmeti