E vërteta për Covid-19, “Der Spiegel” zbulon përgjimet mes OBSH dhe presidentit kinez

0
227

“Coronavirus” vazhdon të rrethohet me shumë mister, në çdo drejtim. Mjekët dhe shkencëtarët kanë ende pak njohuri mbi të, nuk posedojnë një ilaç adekuat për ta kuruar, as një vaksinë për ta parandaluar, ndërsa janë ngritur mjaft dyshime se si mbërriti te njerëzit, është prodhuar në laboratorin e Wuhanit apo jo, etj. etj. Ndër institucionet nën akuzë është edhe vetë OBSH, e cila dyshohet se nuk ka lajmëruar në kohë për intensitetin e virusit në Kinë, duke bashkëpunuar me këtë të fundit.

Kjo ka bërë që krejt bota të gjendet e papërgatitur përballë Covid-19, që gjunjëzoi shtetet njëri pas tjetrit. Tashmë është revista e njohur gjermane. “Der Spiegel”, ajo që i hedh më shumë benzinë zjarrit në këtë drejtim. Duke iu referuar të dhënave të siguruara nga Shërbimi Federal i Inteligjencës Gjermane, ajo shkruan se mes dy liderëve, presidentit të Kinës dhe kreut të OBSH, është zhvilluar një bisedë telefonike gjatë muajit janar. Xi Jinping, në një telefonatë të bërë më 21 janar, i ka kërkuar Tedros Adhanom Ghebreyesus që të mos publikojë informacion mbi përhapjen e COVID-19 nga njerëzit tk njerëzit, gjë që e ka shtyrë me 4 javë marrjen e masave për përhapjen e pandemisë nga shtetet.

Në reagimin zyrtar të OBSH thuhet se “Tedros nuk ka folur me presidentin kinez më 21 janar dhe se ata nuk kanë folur kurrë në telefon. Një lajm i tillë është çoroditës dhe dëmton përpjekjet e OBSH dhe gjithë botës në përpjekjet për t’i dhënë fund pandemisë së COVID-19. Kina ka konfirmuar se ka përhapje nga njeriu te njeriu më 20 janar. OBSH ka deklaruar publikisht më 22 janar se të dhënat tregojnë se kemi kalim të virusit nga njeriu te njeriu në Wuhan”.

Të tilla akuzat kundër OBSH-së janë bërë më parë edhe nga presidenti i SHBA, Donald Trump, i cili ka kërkuar pezullimin e fondeve për kryeorganizatën botërore të shëndetit. Kreu i Shtëpisë së Bardhë e akuzon OBSH se është pjesë e propagandës së Kinës në këtë kohë pandemie.

Shkruan Infomedia