PËR ATA “RUGOVISTË” QË JANË SULUR NË BETEJE PËR TA “MBROJTUR” RUGOVIZMIN ME VEPRIME DHE SHKRIME MË ANTIRUGOVISTE!

0
244

Shkruan: Saim Tahiraj

Posa u shkarkua qeveria Kurti me mocionin e mosbesimit , te votuar nga shumica e deputetëve të kuvendit të Kosovë, menjëherë filloj një fushatë e egër propaganduese kundër LDK-së! Vërshuan me shkrime në rrjete sociale, në portale, gazeta dhe debate në televizione! Fjalori që përdorej dhe po vazhdon të përdoret është i nivelit më të ultë, sharje, fyerje, kërcënime, madje edhe në baza familjare që nuk është në moralin e traditës sonë. Këtij kori zhurmë gjinjsh ju bashkëngjiten edhe një grup që thirreshin gjëja se po e mbronin Rugovizmin. Sulmet e tyre përmbanin një fjalorë që nuk kishin asgjë të përbashkët me Rugovizmin, përkundrazi. Kohën dhe formën që e zgjodhën tregon shumë, ata ishin dhe vazhdojnë të jenë pjesë e një agjende të caktuar!
Çfarë nënkupton RUGOVIZMI në te vërtetë? Cilat janë elementet që identifikohen me te? Me RUGOVIZËM nënkuptojmë vlerat më të larta njerëzore dhe kombëtar . Elementet të cilat përbëjnë RUGOVIZMIN janë: Atdhedashuria, dashuria për popullin tonë, dashuria e madhe për kulturën dhe traditën e lashtë të popullit tonë, njohuria e thellë që duhet ta kesh për to, dashuria njerëzore, sakrifica e madhe për mbrojtjen e tyre ,respekti i madh ndaj miqve tanë, ndërtimi i urave të reja të miqësisë! Kurë të tjerët të fyejnë, të shajnë, të kërcënojnë, të luftojnë, kurrë mos me ju përgjigje me të njëjtën mënyrë, përkundrazi me dashuri . Vlerësimin më të mirë për Rugovën e ka dhënë Sali Berisha, e quajti MISIONAR. Kurse un do e shtoja se RUGOVIZMI ishte një MISION PROFETIK I DREJTUAR NGA PROFETI RUGOVA. Të gjitha metodat që përdori Rugova për arritjen e qëllimit misionar ishin profetike . Të thirresh në emër të Rugovizmit dhe të përdorësh gjuhen e fyerjeve, sharjeve, kërcënimeve , jo vetëm që nuk është Rugovizëm por është e kundërta e Rugovizmit. Ju mundë të vazhdoni sa të doni sepse agjenda e juaj drejt qëllimit të shëmtuar ju detyron, por kurrë më mos u thirrni në emër të Rugovizmit sepse është fyerja më e shëmtuar që i bëhet kësaj Profecie
Për ta ilustruar këtë që thashë më lartë po i marrë disa shembuj. Që nga vitet e 90-ta kur e filloj rrugën profetike Rugova e gjerë në fundin e Jetës së tij, pati sulme nga më të ndryshmet. Kujtojmë ato të Qoses, Demaqit të cilët e kritikuan dhe e fyen në vazhdimësi. Sulmet dhe kërcënimet me vdekje të bandave të kuqe të LPK-së dhe shumë të tjera, të cilave kurrë nuk ju përgjigje me edhe asnjë fjalë të keqe. Përkundrazi kur ishte interesi i popullit u ulë në tryezë me ta, si në Rambuje, Vienë e gjetiu.
Një çështje tjetër që duhet trajtua si të veçante është ajo e Bjkoshit! Qeveria e Republikës së Kosovës u zgjodhe me 31.10.1991 me kryeministër Bujar Bukoshi dhe ministër i punëve të jashtme. Ministër i financave u zgjodh Isa Mustafa.

Me poshtë e keni edhe dokumentin me komplet ministrit dhe ministrat. Që nga themelimi i qeverisë e gjerë më pas lufte Kryeministri Bukoshi pati veprime dhe sjellje jo të mira ndaj Presidentit Rugova. Kujtojmë pengesat në financimin e Presidencës, QIK-ut dhe problemin në përfaqësinë e Kosovës në Tiranë, e disa të tjera. Pavarësisht këtyre problemeve që shkaktonte Bukoshi, kurrë Presidenti Rugova nuk e shkarkoj, madje as edhe një kritikë publike nuk ja dha , edhe pse pati shumë ankesa dhe kërkesa për shkarkim! Bukoshi vazhdoj detyrën e tij si Kryeministër deri pas lufte ku raportoj para ish Kuvendit të Kosovës dhe pushoj së vepruari Qeveria e drejtuar nga aji ! Presidenti Rugova njëjtë veproj edhe me ministrin Isa Mustafa, madje pas lufte e ftoj në zyrën e tij dhe i ofroj ta drejtoj departamentin ekonomi-financa . Fatmir Sejdiu si kryetarë i LDK-së dhe vazhdues i rrugës së Presidentit Rugova, e mori këshilltarë, gjithashtu ishte kandidatë i LDK-së për kryetarë të Prishtinës . E shtjellova këtë, rastin e z.Bukoshit dhe z.Mustafës për me e tregua se pavarësisht veprimeve te tyre, të cilat ne i kemi kritikuar në vazhdimësi dhe kemi kërkuar shkarkimin e tyre, Presidenti Rugova kurrë nuk i shkarkoj dhe nuk e tha edhe asnjë fjalë kritikuese për ta! Kjo ishte filozofia profetike e Rugovizmit, edhe kundërshtaret i ofronte dhe bashkëpunonte me ta, kurse ju alamet “Rugovista” keni ngritur kokën dhe keni nxjerrë gjuhen helmuese, ku po përpiqeni të helmoni opinionin me helmin tuaj! Lëreni më tani këto propaganda helmuese se gjoja po e mbroni Rugovizmin! Nuk mbrohet Rugovizmi me gjuhën më kundër Rugoviste, përkundrazi po përpiqeni ta shkatërron atë . Të jeni të bindur se edhe kësaj radhe do të dështoni më keq se herëve tjera . Profecia nuk shkatërrohet, ajo ju përballon fuqishëm stuhive të gjitha kohërave.