PSE VLORA DUMOSHI? – Deri sa dënoheshin me burg vëllezrit Dumoshi, Isa Mustafa shpërblehej me poste shtetërore ose shërbime kuislinge!

0
459
Fatmir Brajshori-Tushi

Vlora Dumoshi rjedhë nga një familje patriotike; nga një familje e cila, ishte përpjekur tërë jetën për liri dhe Bashkim Kombëtar.
Nga një familje, që përndjekej natë e ditë, nga UDBa me kërkesën e Lidhjes Komuniste të Kosovës si argate e Serbisë gjegjësishtë Jugosllavisë!
Është e bija e Ismail Dumoshit!
Mbesa e Osman Dumoshit!
Arben Kosova ( Osman Dumoshi) një nga organizatorët kryesor të demonstratave të vitit 1968,,,
Deri sa Osman dhe Ismail Dumoshi luftonin për liri, flamur, Universitet në njërën anë, në anën tjetër Isa Mustafa luftonte kundër Ismailit dhe Osmanit për shtetin e tij me emrin Jugosllavi!
Deri sa Osman Dumoshi lexonte në vitin 1968, te Optika hypur mbi kulmin e saj, para Teatrit traktin dhe referatin para demonstruesve,
Isa Mustafa në selin e Udbes dhe të LKK ës kërkonte dënimin e tyre!
Deri sa dënoheshin me burg vëllezrit Dumoshi,
Isa Mustafa shpërblehej me poste shtetërore ose shërbime kuislinge!

Vlora, që nga shkolla e mesme njihemi! Ke qenë një patriote e mirë!
Por kurrë s‘ma kishë marrë mendja, që ti një ditë, do të bëheshe, një nga personat më të besueshëm, të ish ministrit të Rrahman Morinës, njeriut që ka duart e përlyera me gjak‘ dhe vjedhje!
Unë nuk e di Vlora, se po të ishin të gjallë Osmani ( Arben Kosova) dhe Ismaili se çfarë do mendonin dhe thonin, reth rreshtimit tëndë, krahë për krahë me Isa Mustafën , i cili ishte distancuar dhe kishte dënuar familjen tënde?
Nuk e di?!
Por e di se çfarë po mendoj unë dhe çfarë po shkruaj…
„ Pse edhe ti, Brut ( Vlora)?“