Infermierja shqiptare nga Montréali i Kanadasë, Julinda Basha, flet për veten dhe profesioni e saj në rubrikën Bardhë e Zi të portalit Syri.tv

0
438

Syri.tv : Përshëndetje zonja Julinda Basha kënaqësi të ju kemi pjesë në rubrikën  „Bardhë e Zi“ në portalin Syri.tv ?

Julinda Basha: Faleminderit juve për ftesën, është kënaqësi për mua të jem pjesë e portalit tuaj.

Syri.tv: Kush është̈ Julinda Zaçe – Basha, infermierja shqiptare nga Montréali ?

Julinda Basha: Jam Julinda Zace – Basha lindur dhe rritur në fshatin Buz të Tepelenës. Vajza e doktorit të fshatit Perparim Zaca dhe mesuses Floresha Zaca. Të gjithë i njohin prindërit e mi ne atë zone të thellë të labërisë dhe është një nga familjet me të respektuar. Motra e tri motrave te quajtura Elsa, Mira dhe Alma dhe e vëllait Pajtim.

Syri.tv : Si filloj rrugëtimi i juaj̈ si infermiere , cilat ishin ato hapat e para në këtë̈ drejtim?

Julinda Basha: Kur isha në gjimnaz babi më mësonte të bëja gjilpëra gjyshes sime që ishte shpesh e sëmure dhe më duket që aty ka filluar ajo dëshira ose dashuria e profesionit.
Pasi mbarova gjimnazin ishin kohet e vështira në Shqipëri fillimi i viteve 1990 dhe kishte shume rrëmuja dhe pa siguri. Megjithatë qëllimi i prindërve të mi ishte të shkollojmë të gjithë fëmijët pavarësisht vështirësive dhe pasigurisë. Kështu fillova shkollën e larte të infermierisë në Tiranë 1995-1999. Isha akoma në vitin e tretë që sa kishte filluar gjeta punë në QSUT „Nene Teresa “ në reanimacionin e neurologjisë.

Syri.tv: Ku punon infermierja shqiptare Julinda ?

Julinda Basha: Tani punoj ne Institutin e Kardiologjise në Montréal që prej 9 vitesh.
Para se të filloja këtu punova 7 vjet si infermiere në Itali dhe 4 vite në Shqipëri.

Syri.tv : Znj. Julinda çfarë̈ tregon përvoja juaj e studimeve në fushën e infermieres ?

Julinda Basha: Unë siç e thash më lartë, 3 vjet e gjysmë i studiova në Tiranë me plotë dëshire por dhe e lodhur pasi në ato vite të gjitha leksionet i shkruanim me dorë nga mungesa e librave dhe kjo sipas meje më ka ndihmuar për memorien e tyre. Mbarova shkollën me rezultate shumë të mira dhe më pastaj ishte shumë e thjeshtë për mua. Pasi emigrova në Itali nuk fillova nga e para por pasi mësova gjuhen mu desh të mbroja pastaj edhe urdhrin e infermiereve të Italisë kjo do të thotë studime të tjera dhe i përfundova. Kur erdha në Kanada bëra 6 muaj aktualizim për njohjen e diplomës çka nënkupton se kam mësuar shumë metoda të ndryshme studimi si Shqipëri, Itali e Kanada dhe këto më bëjnë një kompletim të studimeve më interesante.

Syri.tv:Znj. Julinda, sa vjet ke që punon si infermiere?

Julinda Basha: 23 vjet, po mos i tregoni njeriut se më duket vetja shumë e vjetër haha.

Syri.tv: Pse e zgjodhët infermierinë̈ ?

Julinda Basha: Në fakt më pëlqente mjekësia, por nga një shkolle fshati ku gjimnazin e kemi mbaruar me shumë vështirësi për mungesë të mësueseve që u larguan të gjithë e kemi mbaruar për te thënë. E dija që kisha nevojë për bazë më të mirë sepse shkollat e larta në ato vite ishin me konkurs dhe nuk mund të krahasohesha me dikë që kishte mbaruar në Tiranë apo qytete të tjera. Dhe me pëlqen që vazhdova në këtë rrugë.

Syri.tv: Cila është̈ pjesa më e bukur e profesionit dhe cila më e vështira sipas jush?


Julinda Basha: Kënaqësia që ndjen kur je para një të sëmuri dhe je një nga personat që mund ti shpëtosh jetën ose sadisfaksioni që dikush të thotë faleminderit me gjithë shpirt nuk ka çmim. Vështirësi ka shume pa diskutim por më shumë në fillim të karrierës, mundohesh të mos i maresh emocionet me vete se është shumë e vështire të shkëputesh nga ato. Them këtë pasi unë kam punuar në sëmundjet kritike.

Syri.tv: Cilat janë̈ sukseset tuaja gjatë karrierës?

Julinda Basha: Sukseset janë të shumta por po ju përmend një nga këto të fundit, kur fillova punë ku punoj tani ICM pas 6 muajsh punë, më formuan për sëmundjet kritike, mesatarisht fillohet një vit më mbrapa pasi ke filluar punën ne kardiologji. 6 muaj më vonë isha unë që formoja infermieret e reja dhe infermieret në sëmundjet e rënda. Pas disa muajsh u bëra shefja e ekipit të infermiereve në turnin tim. Tani punoj me ekipin e parandalimit te infeksioneve.

Syri.tv: Cili është̈ motivi juaj̈ si infermiere?

Julinda Basha: Cili është motivi, është shumë e thjeshte, dëshira për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Tani kam dëshirë që ti ndihmoj njerëzit të jetojnë sa më shëndetshëm para se të kenë nevojë për personel shëndetësor, por është akoma e vështirë sepse jo të gjithë të dëgjojnë kur janë mirë me shëndet.

Syri.tv: Si ndihesh kur punon në një̈ vend të huajë si infermiere larg vendlindjes tendë ?

Julinda Basha: Asnjë herë nuk jam ndjerë si e huaj as në Kanada dhe as në Itali. Ka pasur vështirësitë e veta emigrimi por jo profesioni. Kam pas dhe fatin që shkolla ime është e njohur jashtë shtetit por puna më e vështirë ka qenë të bësh vendin vetes se nuk e gjejmë shtruar jo, gjejmë gjithmonë opinione paragjykime dhe duhet të përballesh me të gjitha këto fenomene.

Syri.tv: Sikur të mos ishte Julinda Basha infermiere , si do ta takonim ne sot ?
Julinda Basha: Haha, këtë nuk e di si t’ju përgjigjem, ndoshta do isha doktoreshë😄

Syri.tv: Jeni bezdisur ndonjëherë nga ky profesion ?

Julinda Basha: Të them të drejtën jo, a jemi të lodhur po, po jo te bezdisur. Është një profesion humanitar profesioni jonë dhe jo të gjithë janë në gjendje ta praktikojnë. Unë e quaj të tillë humanitar.

Syri.tv: Si paraqitet situata në Montréal me virusin Covid 19? A ka shtim a rënies të rasteve?



Julinda Basha: Në Montreal gjendja nuk është shumë mirë po ta krahasojmë me qytetet e tjera të Kanadasë si  Québec provinca ku arrin gjysmën e rasteve te Kanadasë, dhe Montréal ka gjysmën e rasteve të Québec. Të prekur ne Kanada janë 68 848, të vdekur 4 870 dhe 32 096 të shëruar.

Syri.tv: Sa ka qenë numri i të infektuarave në Montréal nga COVID- 19 , dhe a ka pas në mesin e të infektuarve shqiptar?

Julinda Basha: Në Kebek të prekur 37 720, të vdekur 2928, të shëruar 9 526 dhe të shtruar në spital 1800 ku gati 200 janë në reanimacion.
Në Montreal kemi 1863 të vdekur ku shumica e rasteve janë 75 veç dhe më larte. Këtu është akoma e vështire kontrolli ndoshta dhe nga dendësia e popullsisë brenda qytetit te Montréal. Këtu ne Montréal është një shtet shumë sociale dhe kjo bene që kane humbur kontrollin e shtëpive të pleqve me mungesa personeli dhe me mungesa pajisjeve mbrojtëse ne fillim të krizës. Spitalet janë nën kontroll dhe nga 6 krevate që përgatiten ne fillim për të gjithë provincën janë zënë gati 2000 shtretër. Ka vend për përmirësim të gjendjes.
Shqiptar te sëmur ndoshta ka po nuk kam dëgjuar, të vdekur mes shqiptareve jo nuk ka.

Syri.tv : Sa të sigurt ndiheni ju si punonjës të sektorit të shëndetit në punën e përditshme?

Julinda Basha: Ne ndihemi të sigurt te spitali ku punoj, pasi ne nuk kemi raste me Covid-19.
Statusi i spitalit ton është të shërbej te gjitha urgjencave ne kardiologji për infarkte dhe kirurgji urgjente. Shpresojmë qe të vazhdoj kështu. Por tani nuk kemi mungesa materialesh mbrojtëse dhe formimi i të gjithë personelit shëndetësor dhe jo është bëre me sukses dhe në një kohë të shkurtër.

Syri.tv: A keni mungesa në pajisje respiratorë dhe mjete të tjera të nevojshme?

Junida Basha: Jo nuk kemi asnjë mungesë, pati pak frikë në fillim të prillit për mungesa inventari por pati një mobilizim dhe sensibilizim të jashtëzakonshëm këtu. Të gjitha klinikat si dentare dhe të tjera morën rezervat e tyre me doreza dhe maska dhe i çuan drejt spitaleve.

Syri.tv: A keni pas frik nga COVID- 19 ju si infermiere?

Julinda Basha: Unë personalisht jo aspak, kam frike për fëmijët dhe të afërmit po, shoqet e mia kishin frike po dhe kane akoma. Në fillim ishte më e vështirë si çdo gjë e re por duke e njohur më mirë zhvillimet dhe sjelljet e virusit jemi më të guximshëm duke bërë dhe shume kujdes sigurisht.

Syri.tv: Si të mbrohemi nga virusi COVID- 19 ?

Julinda Basha: Dëgjoni autoritet lokale dhe këshillat e tyre. Virusi shpërndahet nëpërmjet pikave të pështymës, kjo do të thotë kur bisedojmë gjatë me dikë më afër se 2 metra mundësia të infektohesh nga virusi është shumë e lartë. Shumë e rëndësishme të distancohemi social, mos e merrni për shaka,
Lani duart sa me shpesh me sapun dhe me ujë të nxehtë. Është sapuni dhe uji i ngrohte qe e shkatërrojnë virusin. Lajini frutat dhe perimet mirë para se ti përdorni. Dhe më e vështire për të gjithë shqiptarët është te mos takohen dhe përqafohen, por është e rëndësishme shumë për momentin te respektohen rregullat pastaj do kthehemi te traditat tona. Nëse nuk keni mundësi te rrini larg me dike është e këshilluar të mbahen maskat mbrojtëse


Syri.tv : Çfarë̈ ndodh më pas me këto maska kur mbaroni turnin?

Julinda Basha: Ne i kemi maskat një përdorimesh dhe ne i ndërrojmë shpesh gjate ditës. Nëse një maske është e lagur nuk ka të njëjtin efekt atëherë duhet te ndërrohet dhe të riciklohet sigurtë.

Syri.tv: Cila grup moshë është̈ prekur më shumë nga Corona Virus ?

Julinda Basha: 87% e moshës se prekur kane 75 vjeç dhe larte. Ka ça përjashtime te vogla por shumica janë ne këto standarde. Shume te rralla rastet te me të rinje por kane pasur probleme shendetesore kroniek.

Syri.tv: Si infermiere, keni hasur nē vështirësi me profesionin tuaj gjatë kohë së pandemisë̈ COVID- 19 ?

Julinda Basha: Ishte pak e vështirë në fillim të pandemisë nga ana e formimit të personelit pasi paniku bënte të veten dhe personeli shëndetësor është human dhe kur kemi frikë i humbasim pak ato reflekset natyrale që quhen, por tani gjendja është shumë më e qetë.

Syri.tv: Sa është̈ numri i shqiptarëve që jetojnë̈ në Montréal a mund të na tregoni , si infermiere keni informacione ndoshta?

Junida Basha: Ne Montréal jemi gati 3500 shqiptare, nuk i njoh të gjithë por njoh shumë shqiptare dhe sidomos takohemi në festat e ndryshme.

Syri.tv: Si infermiere keni qarë ndonjëherë gjatë karrierës tuaj?

Junida Basha: Si jo, shpesh… Ne jemi vërtetë infermiere dhe njerëzit na quajnë heronj dhe kjo është e vërtetë, por dhe ne kemi zemër dhe emocione. Ka raste ndonjëherë qe nuk i kontrollon dot lotët dhe nuk është dobësi të qash si themi shpesh ne shqiptarët.

Syri.tv: Çfarë̈ është̈ bërë̈ për ndërgjegjësimin e shqiptarëve të Montrealit lidhur me zbatimin e masave mbrojtëse ndaj virusit?

Junida Basha: Shqiptaret janë njerëz te edukuar dhe të dëgjueshëm, i zbatojnë rregullat më sa di unë. Për punën e informimit unë personalisht kam publikuar shpesh informacione te rëndësishme për parandalimin, numrat e urgjencës për ndihmat ekonomike etj. nëpërmjet faqes sime personale në mediat sociale

Syri.tv: Si profesioniste që jeni në vijën e parë të luftës me epideminë̈, çfarë̈ këshilla mund t’i jepje komunitetit shqiptar në Montréal pse jo dhe më gjerë?

Junida Basha: Ato qe shpreha dhe me larte, respektoni distancën sociale, përdorni maskat nëse është nevojshme , lani duart dhe evitoni grumbullimet. Përdorni pecetat një përdorimesh për pastrimin e hundëve dhe hidhini direkt ne kosh jo ne xhiro, lani duart menjëherë mbrapa. Nëse keni temperaturë, dhimbje muskujsh, dhimbje koke dhe vështirësi në frymë marrje kontaktoni urgjencën lokale për t’ju drejtuar sa më mirë.

Syri.tv: Më kë jeton Julinda Basha?

Junida Basha: Unë jetoj me bashkëshortin tim Astrit Basha dhe tre fëmijët tanë Kiara, Andi dhe Kevin. Tani kemi dhe vjehrrën ne Kanada si turiste dhe do qëndroj këtu deri sa të hapen fluturimet përsëri.

Syri.tv: Cili është̈ mesazhi juaj̈ për adhuruesit e rubrikës“ Bardhë e Zi“ si dhe për lexuesit e portalit Syri.tv?

Julinda Basha: Lutem të gjithëve të jeni sa më shumë të kujdesshëm në ndjekjen e këshillave. Mos keni frikë por jeni më inteligjent se virusi. Kujdesuni për njerëzit që kanë nevojë me shume se ju dhe nëse nuk mundeni mbani komunikim të rregullt me ta.

Syri.tv: Znj. Julinda Basha të falënderoj që gjete kohë të jeni pjesë e rubrikës Bardhë e Zi , ishte kënaqësi e imja qe ndava një̈ intervistë me ju si infermiere për portalin Syri.tv Ju faleminderit shumë!

Julinda Basha: Faleminderit juve për ftesën dhe mundësinë që më dhatë për të ndihmuar, informuar apo këshilluar sadopak publikun tuaj dhe gjithë shqiptaret kudo që ndodhen.

Intervistoi: Arben Mehmeti