[« Bota e hiçit, prej hiçit, për hiçin, rrotullohet rreth qëllimit të hiçit. »] Sterjo Spasse NJË VËSHTRIM FILOZOFIK MBI KRIJIMIN E UNIVERSIT DHE JETËS!

0
240

Ahmet Asani
Përgjigja e fundit shkencore per krijimin e Univesit është Teoria e Bing Bengut e cila thotë se Universi është krijuar para 13.82 Miliard vitesh, nga njē eksplodim i një pike pakufi te vogel, me pakufi shumë energji, me pakufi temperaturë e rrezatim te lartë, eksplodim ky i cili duhet te kete ndodhur brenda nje kohe më të shkurt se një e bilionta pjesë e sekondës!?

Kur të permendet Universi njeriut menjëherë i shkon medja tek shkencëtaret e kalibrit të Ajnshtajnit, Njutnit, Kopernikut, Brunos e tjerë, por në fakt nuk është ashtu! Në fakt relativisti Ajnshtajn, sa i përket krijimit të Universit kishte nje spjegim shumë të çuditshēm, ai thjesht besonte se universi ka qenê gjithëmonë kështu siç është dhe i till do të mbetet!? Përgjigje shumë e lehtë kjo, por pergjigjen e vërtetë do ta jap dikush tjetër, per emrin e te cilit as qe kemi degjuar në shkollat tona materialiste!

E pabesueshme por e vërtete, fakti që Universi ka një fillim, i cili duhet të jetë një pikë pakufi e vogël, me pakufi shumë energji, u zbulua nga nje prift! Ishte ky prifti belg Georges Edouard Lemaître ( 1894-1966), i cili para se tē bëhej prift, kishte studjuar Astrofizikë e Matematikë ! Prifti Lemaitre deri te fillimi i krijimit te botës erdhi nga nje teori e kundert, pra ai kishte verejtur se Universi vazhdimisht po zgjerohej! Dhe duke u nisur nga fakti se Universi eshte vazhdimisht ne ekspandim (zgjerim) , prifti Lemaître erdhi ne perfundim, se ky ekpsandim duhet te kishte nje fillim dhe fillimi duhet te ishte nje pikë e vogel me pakufi shume energji!?

Deri këtu jemi në rregull, por pyetja që mbetet pa përgjigje është çka kishte Bing Bengut? Prej çkahit u krijua kjo
pika pakufi e vogel, me pakufi shumë energji, me pakufi temperaturë e rrezatim te lartë, qe eksplodoi brenda nje kohe më të shkurt se një e bilionta pjesë e sekondës?! Në këtë pyetje nuk ka pergjigje as shkenca e as religjioni, sepse kushdo qe te themi qe e ka krijuar piken, shtrohet pyetja kush e krijoi Ate që e paska krijuar pikën!

Ne rregull pra, ta shtrojmë edhe njëherë pyetjen se çfar kishte para kësaj pike me pakufi shumë energji, me pakufi temperaturë e rrezatim te lartë, qe eksplodoi brenda nje kohe të shkurt sa një e bilionta pjesë e sekondës, pikë nga e cila u krijua universi?!

Në fillim të shkrimit, si mbi titull, shënova fjalinë e njohur të Sterjo Spasses, « Bota e hiçit, prej hiçit, për hiçin, rrotullohet rreth qëllimit të hiçit. », te cilën në këtë shkrim timin do të mundohem ta shpjegoj me ndryshe nga ajo siç është shpjeguar e kuptuar deri tani!

Mendoj se pèrgjigjen në kete pyetje mund ta gjejmë nëse ktheheni prapa dhe shkojmê më tutje se prifti Lemaitre, pra shkojmë para pikës se Bing Bengut, para kesaj pike pakufi te vogël, ku logjikisht nuk do të duhej të kishim patur kurrëfarê pike, pra do te duhej ta kishim pas një gjendje fillimi prej Asgjëje ku nuk kishte gjë prej gjëje, nje zbrazëtirë, nje hiç, apo siç thotë Spasse Bota e hiçit!

Para Bing Bengut do te duhej te kishte patur pakufi shumë vite pa ndodhur asgjë! Dhe normal që „Asgjëja“ do të duhet të jetë mërzitur ashtu duke qendruar kot pa bërë asgjë! Dhe nje ditë Asgjeja duhet të ketë vendosur t’i përkushtohet krijimit! Ashtu mendoj unē, sepse mendoj qe mendimi duhet te jetë i pari! Pra, mendoj se e para gjë që Asgjëja duhet ta ketë krijuar duhet të jetë MENDIMI, kurse gjëja e parë për të cilën duhet të ketë menduar Asgjëja duhet të ketë qenë VETVETJA ! Normale që ishte vetvetja për të cilën do t’mund tê mendonte Asgjëja, sepse në fillim s’kishte asgjë tjetër, perpos Asgjësë!

Ky mendim i parê i Asgjësë për vetveten, per ate qe e quajmë UNË, duhet te ketë lindur nga një VETËDIJE të cilen mund ta quajmë VETËDIJA E PASTER FILLESTARE! Pasi që Asgjëja krijoi vetveten dhe e quajti UNË, në mënyrë që të bëhej Dikushi, filloi tê mendoj të krijoj edhe gjëra tjera rreth vetes! UNI duhet te jetë munduar Miliarda vite qe te bejë diçka tjeter perpos vetes, por qe nuk po arrinte te bente!

Nje dite kur UNI i vogel sa kokermeli, me pakufi shumë energji ishte lodhur dhe ndaloi se menduar dhe vendosi te kethehej ne gjendjen e pare te Asgjesë! Në një moment kur UNI u kethye ne gjendjen e Asgjese, ne gjendjen e VETEDIJES SË PASTER nuk zgjati as sa një e bilionta pjese e sekondes dhe UNI i vogel sa kokrra e melit pelciti dhe u be copë copë në miliarda pjesë të vogla dhe keshtu krijoi Universin, qiejtë, planetet, ajërin, tokën, dritën ujin e jetën!

Mirëpo Asgjëse ju deshtê të priste edhe 3.8 miliaard vite per t’u bërë dikushi! Tek pasi që në botë erdhi Njeriu i parë i cili sikur Asgjëja i tha vetes UNË, Asgjëja u bë dikushi sepse Njeriu Asgjën e njohu dhe e quajti Krijuesi, pronari – i Zoti i gjithëçkahit në Univers – ZOTI!