Klientët në 2 m distancë, personeli me maska dhe doreza… ja si do rikthehen në punë baret e restorantet

0
193

Prej datës 18 maj do të fillojë hapja e bareve dhe restoranteve në Shqipëri.

Portali qeveritar E-albania ka publikuar protokollin e sigurisë që klientët dhe punonjësit e lokaleve duhet të zbatojnë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Siç është paralajmëruar dhe më herët, do të hapen vetëm lokalet apo restorantet që kanë një ambjent të jashtëm, duke siguruar dhe distancën e tavolinave nga njëra tjetra.

Përgjegjësi i lokalit duhet të jenë në monitorim të vazhdueshëm gjendjes shëndetësore të punonjësve të tyre.

Nuk do të lejohet në punë askush që ka një temperaturë mbi 37.5 gradë celsius.

Punonjësit duhet të jenë të pajisur me maska dhe doreza dhe duhet të mbajnë një largësi prej 1.5 metrash nga klienti.

Ky protokoll rekomandon që pagesat të kryhen vetëm me karta krediti për të evituar prekjen e lekëve.

Edhe për furnizuesit dhe shpërndarësit nëpër shtëpi duhet të jenë të pajisur me maska dhe doreza e dezinfektues.

Protokolli i plotë