Diaspora luftoi për shtet e jo për pushtet!

0
108

Florim Zeqa

Pas injorimit dhe anashkalimit të mërgatës nga pushtetet e pas luftës, kohëve të fundit nga njerëz të papërgjegjshëm apo të pa informuar mirë, e për më keq, nga figura të skenës politike (publike) po atakohet padrejtësisht dhe fyhet rëndë mërgata jonë, pjesa më e shëndoshë e arteries tonë kombëtare.

I pari që e filloi luftën kundër mërgatës tonë një vit më parë ishte gazetari Valon Syla, me fjalorin fyes e denigrues; „Diaspora shqiptare është primitive, janë pasardhësit e analfabetave,…diaspora ka ende të menduarit e viteve të ’90-ta“!

I fundit që fyeu publikisht mërgatën tonë ditë më parë është Haxhi Hoti, ish kandidat për deputet nga radhët e NISMA-s, i cili në një postim në llogarinë e tij në Facebook, u shpreh pikërisht kështu; „Mërgatës me ligj duhet me ja ndalu të drejtën me votu në Kosovë, mërgata e Kosovës janë njerëz shumë të paditur, nuk mundet me i ditë gjërat njeriu prej TV dhe prej internetit. Mos përzihi në Kosovë shumë, se në shtëpit e juaja nuk ju vet kush as maraba nuk ju thonë fëmijet e juaj. Mërgata e Kosovës kur qohen në 4 të mengjesit me punu mendojnë që për Kosovën po qohen me punu, jo për Evropë jeni tuj punu, e jo për Kosovë. Po ta kishit dashur vendin kaq shumë, ishit ardhur në luftë me luftu për Kosovë”.

Sikurse fyerja e parë nga gazetari Syla, ashtu edhe kjo e fundit nga aktvisti i subjektit politik NISMA, janë fyerje të rënda dhe skandaloze, që vijnë nga jeta publike, gjegjësisht prej një gazetari dhe prej një anëtari të një subjekti politik i cili pretendon të qeverisë me vendin.

Askush nuk dha më shumë se mërgata për lirinë e Kosovës

Janë me qindra e mijëra shembuj e argumente që e dëshmojnë të kundërtën e asaj që e kanë pohuar për mërgatën gazetari Syla dhe anëtari i NISMA-s, mund të shkruhen mijëra e miliona fjalë miradie për kontributin e mërgatës tonë para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë, por që nuk mund të shkruhet asnjë fjalë e vetme pozitive për ata që fyejnë vlerat tona kombëtare

Janë me qindra të rinjë nga mërgata e jonë që ishin pjesë aktive e luftës çlirimtare, dhjetëra prej tyre ranë dëshmorë në altarin e lirisë, e sa të tjerë i lanë gjymtyrët e trupit të tyre për lirinë që sot e gëzojmë.

Me të përfunduar lufta, mërgimtarët që deri dje ishin të rreshtuar në vijat e para të frontit, nuk vrapuan pas pushtetit, por iu kthyen punës e jetës në shtetet perëndimore për të vazhduar misionin e tyre të ndihmës së pakursyer në rindërtimin e shtëpive të rrënuara gjatë luftës, për shtetndërtimin dhe zhvillimin ekonomik të vendit tonë.

Nuk dëshirojë ta kualifikojë me fjalë fyese gazetarin Valon Syla dhe as aktivistin politik, z. Haxhi Hoti, ish kandidatin për deputet nga radhët e NISMA-s për fyerjet e turpshme ndaj mërgatës tonë, për arsye se jam i bindur që kanë mungesë të informacioneve për mërgatën dhe vlerat e saj sublime.

Pas injorimit dhe anashkalimit të mërgatës nga pushtetet e pas luftës, kohëve të fundit nga njerëz të papërgjegjshëm apo të pa informuar mirë, e për më keq, nga figura të skenës politike (publike) po atakohet padrejtësisht dhe fyhet rëndë mërgata jonë, pjesa më e shëndoshë e arteries tonë kombëtare.WERBUNG

Fyerje të rënda për Diasporën

I pari që e filloi luftën kundër mërgatës tonë një vit më parë ishte gazetari Valon Syla, me fjalorin fyes e denigrues; „Diaspora shqiptare është primitive, janë pasardhësit e analfabetave,…diaspora ka ende të menduarit e viteve të ’90-ta“!

I fundit që fyeu publikisht mërgatën tonë ditë më parë është Haxhi Hoti, ish kandidat për deputet nga radhët e NISMA-s, i cili në një postim në llogarinë e tij në Facebook, u shpreh pikërisht kështu; „Mërgatës me ligj duhet me ja ndalu të drejtën me votu në Kosovë, mërgata e Kosovës janë njerëz shumë të paditur, nuk mundet me i ditë gjërat njeriu prej TV dhe prej internetit. Mos përzihi në Kosovë shumë, se në shtëpit e juaja nuk ju vet kush as maraba nuk ju thonë fëmijet e juaj. Mërgata e Kosovës kur qohen në 4 të mengjesit me punu mendojnë që për Kosovën po qohen me punu, jo për Evropë jeni tuj punu, e jo për Kosovë. Po ta kishit dashur vendin kaq shumë, ishit ardhur në luftë me luftu për Kosovë”.

Sikurse fyerja e parë nga gazetari Syla, ashtu edhe kjo e fundit nga aktvisti i subjektit politik NISMA, janë fyerje të rënda dhe skandaloze, që vijnë nga jeta publike, gjegjësisht prej një gazetari dhe prej një anëtari të një subjekti politik i cili pretendon të qeverisë me vendin.

Askush nuk dha më shumë se mërgata për lirinë e Kosovës

Janë me qindra e mijëra shembuj e argumente që e dëshmojnë të kundërtën e asaj që e kanë pohuar për mërgatën gazetari Syla dhe anëtari i NISMA-s, mund të shkruhen mijëra e miliona fjalë miradie për kontributin e mërgatës tonë para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë, por që nuk mund të shkruhet asnjë fjalë e vetme pozitive për ata që fyejnë vlerat tona kombëtare

Janë me qindra të rinjë nga mërgata e jonë që ishin pjesë aktive e luftës çlirimtare, dhjetëra prej tyre ranë dëshmorë në altarin e lirisë, e sa të tjerë i lanë gjymtyrët e trupit të tyre për lirinë që sot e gëzojmë.

Me të përfunduar lufta, mërgimtarët që deri dje ishin të rreshtuar në vijat e para të frontit, nuk vrapuan pas pushtetit, por iu kthyen punës e jetës në shtetet perëndimore për të vazhduar misionin e tyre të ndihmës së pakursyer në rindërtimin e shtëpive të rrënuara gjatë luftës, për shtetndërtimin dhe zhvillimin ekonomik të vendit tonë.

Nuk dëshirojë ta kualifikojë me fjalë fyese gazetarin Valon Syla dhe as aktivistin politik, z. Haxhi Hoti, ish kandidatin për deputet nga radhët e NISMA-s për fyerjet e turpshme ndaj mërgatës tonë, për arsye se jam i bindur që kanë mungesë të informacioneve për mërgatën dhe vlerat e saj sublime.

Nga këtu, ju bëjë thirrje të sinqertë të gjithë bashkombasve në Kosovë dhe trojet etnike, që para se të flasin për mërgatën, është mirë që të informohen paraprakisht për kontributin e çmuar dhe vlerëmadh të mërgatës tonë ndër dekada si në sensibilizimin e çështjes së Kosovës në botën perëndimore ashtu edhe në aspektin logjistik e financiar, që nga krijimi i themeleve të Republikës së Kosovës në vitet e ’90-ta, me finacimin e shtetit paralel në rrethanat e okupimit klasik të Serbisë (mbajtjen e arsimit shqip dhe shëndetësisë), kontributin e jashtëzakonshëm gjatë luftës çlirimtare dhe për ndihmat e pandërprera pas përfundimit të luftës, në rindërtimin dhe zhvillimin ekonomik të vendit tonë.

Kur jemi në këtë segment, vetëm mbajtja e arsimit shqip në vitet e ’90-ta në Kosovë e kishte koston mujore prej disa miliona DM, para këto ardhura nga mërgata jonë.