Kosova po kalon nëpër një periudhë të rrezikshme, nuk është më në gjendje ta dalloj mikun nga armiku

0
169
Ahmet Asani

Pa dyshim që Kosova po kalon nëpër një periudhë të rrezikshme, periudhë kur një pjesë e popullit të Kosovës nuk është më në gjendje ta dallloj as armikun nga miku, as pseudointelektualiin nga Intelektuali, spiunin nga patrioti, komunistin monist nga demokrati pluralist, njeriun e vendosur nga sharrllatani, njeriun e urtë që thërret per paqe, durim e rrespektim te ligjit e shtetit, nga ekstremistet e podanikët e paguar që bëjnê thirrje për dhunê e gjakderdhje vëllazërore!

Është kohë e fundit që të gjithë të ndalemi e të mendojmë qetë e thellë për t’ardhmën e Atdheut tonë, e mos të veprojmë kështu të ekzaltuar e hipnotizuar, sepse nga ideologjitë e dhunës që i takojnë të kaluarës nuk mund të fitojmë asgjë, por vetëm mund ta humbim edhe ate që e kemi!

Populli dhe institucionet e shtetit të Kosovës nuk duhet të lejojnë që aleancat komunisto-salafiste ta nëpērkëmbin e rrezikojnë miqësinë me mikun kryesor të shqiptarëve Shtetet e Bashkuara të Amerikës SHBA 🇺🇲 USA!

Këtu në këtê pikë nuk guxojmë të lejojmë askend tê bëjë eksperimente, aq më tepër jo ata misionarë të ideologjisë Stalinisto-Enveriste që kurrë nuk e panë të arsyeshme të distancohen nga krimet e kësaj ideologjie e cila e shkatërroi popullin shqiptar dhe për gjysëm shekulli e mbajti të izoluar nga bota përparimtare!