6 MAJI NUK ËSHTË DITËLINDJA E SKËNDERBEUT!

0
184
Fatmir Brajshori – Tushi

Është për të ardhë keq, se si shqipëtarët, lehtë mashtrohen! Këto ditë, në Kosovë ( jo të gjithë) u ngutën, uruan 6 majin, të shpallur si dita kur „ kishte lindur Gjergj Kastrioti“ dhe vrapuan me urime e vënje lulesh, te përmendorët e Skenderbeut, gati kudo që ndodhën ato.
Duke i parë nuk dija se si të veproja; të vajtoja apo të qeshja?!

Por 6 maji nuk është ditëlindja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe shën Gjergji apo „ Shingjergji siç njihet“ është një ushtar romak i cili përhapte fenë islame e të cilin të krishterët e kishin shpallë „ dëshmor i krishterizmit“ dhe më vonë Islamistët si misionar i muslimanllëkut.
Ishte nga Kapadokia,e cila sot është në Turqi. Ky, mendohet që pasi, duke qenë luftetar i mirë kishte fituar tituj dhe pasuri. Një ditë ai vendos që tërë pasurin e tij t‘ua fali të varfërve!
Kur perandori Diokleciani, kishte dhënë urdhër që të krishterët të ndjekëshin në gjithë perandorinë e emëron komandant Galeriusin dhe ky i kërkon Shingjergjit të merrë pjesë në ekspeditën ndëshkuese. Ky refuzon duke i thënë se nuk mundet, duke qenë vetë i krishterë.
Galeriusi urdhëron të „ burgoset tradhtari“ dhe e mbysin me tortura më 6 maj 311,,,
5 shekuj më vonë, Prijësit e kalifatit Islam, e konvertojnë në „ misionar musliman“ duke proklamuar që kjo ishte arsyeja e vrasjes së tij…
Perandoria e selxhukëve shkonë akoma më largë duke e shëndërruar në legjendë si „ Heroin që kishte mbytur një kulshedër dhe me këtë shpëtuar një krahinë të tërë…
Miti për Gjergjin ekziston te shumë kombe e fe!
Selxhukët shëndërruan mitin grek të Andromeud që çliron Perseu, apo Apoloni që vret gjarpërin sikur që te gjermanët e kemi Zigfridin etj po ashtu osmanët e bënë Shingjergjin hero që çliron princeshën nga kulshedra.
Dita e Shingjergjit në Prishtinë zakonishtë festohej nga romët dhe ata dilnin më 6 maj te „ Tyrbja e Sulltan Muratit“ dhe festonin. Por jo vetëm ata por kishte edhe shqiptarë që e bënin këtë gjë; atë ditë mbanin në dorë të lidhur, një lloj byzylyku nga litari ( toja) me ngjyrat kuq e bardhë…
Gjergj Kastrioti iynë,Skënderbeu pra, sipas shumë studiuesve duhet të jetë lindur më 3 Janar ( edhe sipas Nolit) por që nuk ekziston ndonjë dokument në arhivat e Venedikut kur dihet që Gjoni babai i Skenderbeut dhe i nipi i Palit ishte katolik. Në vitin 1437 ishte konvertuar në Ortodoks dhe as në Kalenderet bizante nuk ekziston dokumenti i lindjes së Gjergjit…
Bile Noli një herë e vë se ka lindur më 1412 por që në vitet e 50–ta thotë se u lind më 1405 dhe nga fundi i jetës e bë 1400…
Po ashtu as Barleti e Frangu edhe pse jetuan kohën e tij nuk na e thonë,,,
Në vitin 1466 Gjergji dy vjetë para vdekjes viziton Romën dhe Giovani Pierre Arrivabene e përshkroi si një burrë i moshuar rreth të 60-ve!!!

Është interesant që për asnjë nga fëmijët e Gjonit nuk ka dokument lindjeje.
Ajo që dihet është që kur Reposhi ishte kthyer nga Edreneja i sëmurë rëndë, Gjoni e dërgon të birin në malin Shingjergj për t‘u shëruar.
6 Maji ka filluar të festohet në vitet e fundit si ditëlindja e Skënderbeut duke e „ deshifruar“ festën e Shingjergjit, dëshmorit të krishterë dhe „ misionarit musliman“ si festë e lindjes së Heroit tonë Kombëtar!